Falimentojnë ndërtuesit, Veliaj: Ftoj banorët të kërkojnë hipotekimin e apartamenteve në bashki

30 Tetor 2016, 13:44Sociale TEMA

Qytetarët të cilët kanë blerë një apartament, por që ndërtuesi nuk ka nisur procedurat për ta hipotekuar pasi mund të ketë falimentuar apo është larguar në drejtim të paditur, mund të bëjnë kërkesë në bashki për t’u pajisur me dokumentin e pronësisë.

“Të gjithë pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak”, tha Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se tanimë, për çdo leje të re, ndërtuesi do të ketë disa përgjegjësi shtesë në lidhje me urbanizimin e zonës përreth objektit ku ai ndërton.

“Nëse sot, në kushtet e emergjencës, është bashkia ajo që po rehabiliton këto territore mes pallateve, nga tani e tutje, për të gjitha lejet që do jepen me planin e ri urbanistik, kjo do të jetë detyrë e zhvilluesve; pra, të paguajnë taksën e ndërtimit dhe të rregullojnë hapësirat që preken nga zhvillimi i tyre.

Ai që ka pak do paguajë pak, por ai që fiton shumë apo që zhvillon shumë, sigurisht do kontribuojë më shumë, si në taksa, si në rehabilitimin e hapësirave publike”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj ishte në njësinë bashkiake numër 7, ku sapo është bërë rikualifikimi urban i bllokut të banimit nr. 22, ku është investuar për  ndërtimin e rrugës dhe sistemin e hapësirave ndërmjet pallateve.

2 komente në “Falimentojnë ndërtuesit, Veliaj: Ftoj banorët të kërkojnë hipotekimin e apartamenteve në bashki”

  1. tr says:

    Shtetet Europiani e kane filluar me kohe kete ligj .
    Me mire vone se kurre !!

  2. Qytetari says:

    Po sh Kryetar, po si shpjegohet qe bashkia vazhdon akoma te japi leje ndertimi per shtese kati, dhe asnje banori te pallatit nuk i meret leje? Ku eshte me ligj, qe si fillim duhet te meret aprovim nga banoret qe banojne ne pallat, te behet studimi i themeleve dhe se ne cfare gjendje eshte pallati, dmth a i ploteson kushtet teknike per shtes kati etj, dhe dhenia e lejes eshte e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje