FOTOT/ Transformimi urban i Poliçanit, pas shumë vitesh i lënë në harresë

30 Tetor 2016, 16:55Sociale TEMA
FOTOT/ Transformimi urban i Poliçanit, pas shumë vitesh i

Transformimi urban i Poliçanit, ka nisur pas më shumë se 20 vitesh lënie në harresë të vlerave të këtij qyteti, i cili po rilind përmes projekteve që rikonceptojnë që nga themelet infrastrukturën e rrugëve, aspak funksionale dhe me rrezikshmëri për automjete dhe këmbësorë.

Rruga hyrëse e qytetit të Policanit është një prej infrastrukturave që do t’i nënshtrohet rikonceptimit dhe rikonstruksionit të plotë të saj, përmes një investimi prej  61 milion lekë.

Kjo rrugë, e cila është konceptuar dhe ka funksionuar si rrugë kombëtare, që destinacionin përfundimtar kishte qytetin e Çorovodës, aktualisht, është vështirë që të përcaktohet se cilës kategorie i përket, kjo për faktin se në perimetrin e jashtëm të kësaj rruge është ndërtuar pas viteve ’90 dhe sot ajo është bërë pjesë e qytetit dhe nuk ka funksionalitetin e një rruge kombëtare.

Për këtë arsye rruga shndërrohet në rrezik potencial për banorët e Poliçanit, që jetojnë në perimetrin e jashtëm të saj, veçanërisht për fëmijët e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe gjimnazit. Në këto kushte, kjo rrugë më shumë se një segment i rrugës kombëtare është transformuar në rrugë të brendshme qyteti sa edhe në nivel planifikimi rajonal ka dalë si nevojë rishikimi i këtij “bypass-i”, duke propozuar një gjurmë alternative në orientimin Perëndimor, si pjesë e rrugës interurbane Berat – Çorovodë.

“Këtu janë prishur rreth 21 ndërtesa, që kanë qënë objekte të paligjshme, është hapur gjithë hapësira, është bërë rikualifikimi i gjithë qendrës. Një projekt shumë i madh që do t’i japë gjallëri qyteti dhe imazhit. Është dhe hyrja e qytetit me terminalin ku tashmë kanë filluar punimet. 8 vjet qeverisje Poliçani nuk ka marrë asnjë lekë. Tani falë jush janë gati 2 miliard lekë investime të cilat po vazhdojnë.” – tha Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj.

Shëtitorja “Miqësia” në qytetin e Poliçanit, është një prej hapësirave kryesore publike  dhe vendi i ritualit shëtitës për banorët e qytetit, e cila i është nënshtruar rehabilitimit të plotë të saj, përmes një investimi me vlerë rreth 28 milion lekë.

E pozicionuar pranë sheshit qendror, shëtitorja përbën atraksionin kryesor turistik për qytetin. Projekti, i cili është në zhvillim e sipër synon të organizojë në mënyrë sa më efikase shëtitoren, si një hapësirë multifunksionale për komunitetin.

5 komente në “FOTOT/ Transformimi urban i Poliçanit, pas shumë vitesh i lënë në harresë”

  1. Kaonia says:

    Sa turp dhe bashkia me shkalle nga jashte si vater kulture e viteve 50 ,ka zene trotuarin e popullit o gomere.

    1. Mero zagari I edvinit says:

      Gazete amatoreske.Me 25 foto qe me shume tregojne nje Kryeministwr me xhakete ushtarake si vagabond dhe ndryshimet ne Polican me guret e firmes se Ilir Metes. Meroplehra, plehere ke per te ngelur tere jeten o Cam ndyrsire.Sidomos per degjenerimin e Shqipes me analfabetet linguiste te Plepave.Ti plehere kot sbesoji se Saliu te kishte faje. Ngele duke mbrojtur dhe reklamuar edvin Ramen dhe ilir Meten o qelbsine , mi gjirizi.Bllokon dhe slejon komente ti kafshe fshatareske.Ku e mesove zanatin dhe kuptimin gazetar ti pjelle e keqe e Camerise.
      Kush te blen ty mor felliqsire jo ma tlexoje e klysh i komunizmit.

  2. Oketo says:

    Kudo jetojne njerez !
    Varferia e trasheguar nuk mund te zhduket ne pak vjet dhe me ato shpenzime qe behen
    per reabilitimin e qendrave te qyteteve te vendit ( kryesisht te periferise) nuk eshte se mund te zgjidheshin hallet dhe nevojat e popullsise !
    Por kjo te pakten i heq zymtesine ketyre qyteteve!
    Njerezit kane nje vend te ndricuar dhe te gjelberuar ku mund the shkojne te takojne miqte e tyre dhe te ndihen sado pak krenare per qytetin e tyre !

    PS. E di qe disa komentuesve qe shkruajne nga divani ( dhe qe me siguri do ta Kishin bere
    vendin me te mire po te ishin vete ne krye) nuk do ti pelqej komenti im .

  3. beso says:

    Betonizoni gjithe shqiperine, ashtu siç beri paraardhesi juaj me bunkeret, se keshtu mund te prodhojne dhe tregtojne sa me shume fabrikat e çimentove!!!!!

  4. Kaonia dhe Beso jane si dhelpra qe kur nuk kapi dot rrushin tha se nuk e donte. Rrini o te mjere e truthare se ose jini shume injorante, baltaxhinj ose jinishume te keqinj nga shpirti e zemra dhe ju erresohen syte per cdo te mire ne Shqiperi nga kushdo qofte e bere ajo. A me falni sipas jush duhet ti bente ai rurali tjeter qe ishte 8 vjet rresht. Mbajeni fort babagjyshin se eshte tkurrur shume keto kohet e fundit dhe dite te lumtura e presin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje