Gazetari Artan Hoxha pasi publikoi pamjet e dy pistave në Gjirokastër, të cilat, sipas tij, janë përdorur për t’u ulur avionët e vegjël që transportojnë drogë, tha se edhe njerëz të sistemit të drejtësisë kanë investuar para në kultivimin dhe trafikun e drogës.
“Shqipëria ka pasur mbiprodhim.
Kjo ka çuar në ulje të çmimit brenda territorit dhe 50% më të ulët edhe në vendet evropiane.
Gjithë operatorët e rinj të futur në treg, theksoj se futën edhe biznesmenë të ndershëm që nuk iu ecnin bizneset e tjera, fermerë hallexhinj.
Ata nuk i kanë linjat e trafikut dhe janë detyruar të shesin lirë se rrezikojnë të kapen, nuk kanë as ambiente, magazina hangarë, kushte për ruajtjen dhe tharjen e kanabist. Në këto kushte çmimi nga 300 euro ka shkuar deri në 100 apo 70 euro për kg.
Në disa vende kanë investuar edhe persona brenda sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Ata thonë se të ardhurat i kanë nga investime në bono thesari e bursa on line, por me sa duket duke parë edhe epideminë kombëtare kanë investuar para tek elementë që mbjellin kanabis dhe në fund të procesit marrin përfitim”,- u shpreh Hoxha për News 24.
Te luash ne bursat on line,eshte shume kollaj te kontrollohesh,ma do mendja se ata nuk e dine ku bie bursa e Tiranes.
Bonot e thesarit,japin interesa me te larta se ato bankare,por kerkojne te depozitosh shuma marramendese,per te dale tek fitimet e gjyqtarve !
Keto gjenjeshtra “profesionale” prokuroria e krimeve te renda duhet ti hetoj dhe ti arestoj keta mashtrues.