Dekorimet e Nishanit, Fatos Klosi: Presidenti i hedh benzinë zjarrit. Flasin Xhufi e Gurakuqi...

31 Tetor 2016, 23:01Politika TEMA

Dekorimi me titullin “Martir i Demokracisë” nga Presidenti Bujar Nishani,   67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar pa gjyq në vitin 1943 nga ish­komandanti i Brigadës së Parë Sulmuese, udhëheqësi komunist Mehmet Shehu, ka rindezur debatin publik në lidhje me ngjarjet që u përjetuan edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht marrëdhëniet mes partizanëve dhe ballistëve.

Por çfarë ishin të dekoruarit e Nishanit, viktima apo martirë? Qendrime të ndryshme kanë mbajtur sot në studion e emisionit “Njerëz në Fokus” të moderatores Ola Bruko, historianë, studiues e politikanë. Historiani Pëllumb Xhufi shprehet se presidenti i vendit ka bërë një detyrim të pamerituar, pasojë e të cilit janë edhe polemikat e ndezura.

“Dekorimi ishte i pamenduar, plot me paragjykime që ka ndezur një polemikë të kotë se çështja mund të quhet e mbyllur pasi autori I kësaj masakre paska bërë autokritikë. Kemi një rast që nuk është I vetmi. Unë gjykoj sjelljen e presidentit.

Rrethana të ngjashme ka pasur Italia, Greqia po nuk di që ndonjë president në këto 60 apo 70 vjet të ngacmojë me këtë paragjykimin apo jo, duke identifikuar një të shkuar me problematikën aktuale. Tani martir i demokracisë? Pra, këta fshatarët e varfër dolën për të mbrojtur demokracinë në ‘43 apo ’44 kur belgë, francëze e italianë dilnin për të shporrur bishën e egër, nazizmin? Nuk mund të flitet për Luftë Civile kur në Shqipëri ishte gjermani. Nuk mund të flasim për Luftë Civile kur ka një pushtues, e tillë është ajo që ndodhi në Spanjë, zgjati 3 vjet në Greqi, zgjati 4 vjet”.

Ndërsa historiani dhe pedagogu, Romeo Gurakuqi tha se dekorimi duhet të ishte bërë me kohë. Ai e sheh vendimin e presidentit si: “Shenjë nderimi, mesazh drejtuar publikut dhe politikës, historianëve”.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur me pjestarët e Ballit Kombëtar ka qënë një masakër. “Udhëheqësit jugoslalve diktuan urdhrin që çoi në goditjen e organizatës rivale, Balli Kombëtar. Kjo që ka ndodhur ishte masakër. Lufta ka filluar në dhjetor të ‘43 dhe ka ardhur duke precipituar. Nëse vijojmë godasim organizatat nacionaliste, do mbetemi në pikën ku u nis kjo masakër”

Ish­kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi i qendroi një deklarate të tij, që Presidenti mund të ketë marrë porosi apo këshilla në SHBA, pasi dekorimi vjen menjëherë pasi u kthye nga një vizitë.

Klosi thotë se shqiptarët atje mund t’ja kenë këshilluar. “Presidenti Nishani ishte në SHBA dhe të ikurit atje nga Shqipëria janë të shumtë ndaj e lidha që ka marrë këshilla atje. Nuk di asgjë që i kanë thënë atje, por shfrytëzova faktin që ka qënë dhe direkt sa u kthye vendosi për dekorimin.

Vendimin e kosideroj që Presidenti po i hedh benzinë këtij zjarri. Që kur dy profesorë kanë opinione dhe dokumente të ndryshme kjo tregon që është politizuar. Po na del që Balli u detyrua të bashkëpunonte me gjermanët. Balli në krye kishte disa njerëz të mençur që josheshin për pushtet”.

4 komente në “Dekorimet e Nishanit, Fatos Klosi: Presidenti i hedh benzinë zjarrit. Flasin Xhufi e Gurakuqi…”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    O p xxhufi ti je historian or zog gomari..nuk te takon ty te gjykosh sjelljen e presidentit..mos u be aq kopetent si me qene sek i ppsh se ju ka dale boja..lojes tuaj te felliqur po i vjen fundi dhe ju mekot perpiqeni ta mbani kete popull te shtypur dhe me genjeshtra ju dhe soji juaj jeni persekutoret e vertet te ketij pop.ora qe te jepni llogari nuk eshte e larget..lereni. popullin te qete tee vendosi fatin e tij mos u mundoni ti mdryshoni rrjedhen lumit sic beri n ceka dikur sepse kete here nuk do te gjeni vrime ku te futeni pasi populli eshte koshient per ato qe kan ndodhur pavaesisht se ska qen i afte te veproj…do te keni fatin e titanikut..shqiperia duhet te perballet me historine dhe te coj ne vend padrejtesite qe i jan bere ketij populli mirepo me polotikan sharlatan dhe bij te nomenklatures moniste nuk behet asnje gje..ju jeni kanceri i kombit. ju dhe historia juaj e felliqur duheni groposur nje or e me par(e theksoj historia juaj jo e popullit…mos flisni me ne emer te popullit sepse ju nuk jeni popull ju jeni tiranet e ketij populli)

  2. Aleksander says:

    Presidenti eshte “keshilluar “,kete e mendova edhe une qe ne fillim.Por ndryshe nga Klosi,une mendoj qe “keshillen” e ka mare nga zullumqari i zakonshem e i perhershem, saliu i shqupit.U intereson te krijojne nje klime te tensionuar perpara fushates zgjedhore,ashtu siç kane bere gjithnje,dhe vetem mendja djallezore e sali karaxhiçit mundet te sajoje “kauza” edhe aty ku s’ka.saliu e di qe i kane te humbura ne 2017-en, edhe zgjedhjet edhe presidencen e mbi te gjitha edhe drejtesine e kapur prej tij.Ndaj po mundohet me te gjitha menyrat te kapet pas çdo fije kashte,edhe ato qe i sajon vete.

  3. Lugati says:

    o ca po nodh kshu o njerez i vrane i masakrun i shkatarrun me soj e sorrollop dhe tashi dalin nga tre a. kater n dite duke thone qi ka bo mire m. shehu krimineli..zv ministri mrojtjes. pseudo hazetare fallco historian dhe lugati kryeminister po ashtu po ju erdhen puplat ju mer rrace kriminelash qi pit gjakun kti poplli spaskeni pas te ngop me gjak shqiptari ju mer plera greko serb tradhtare shkerdhata jeni tu lujt me zjermin per zotin..naka dale dhe paskal milo sot se petro kocin e njofim kush osht e sot nae fut ne valle ceshtjen came tu e lidh me ceshtjen e ballit..kush te ka mesu o faqezi ke mor rrugen e babait kopil ai kopil ti mer parazit kshu jepini mer plena pseudo partizan kush osht ne ven te dushan mugoshes e miladin popovicit sot hashim thaci dhe vucic ..ae dini ca ka met me bo tashi kenga luje luje kemben geges ti qime nen apo jo ????e kujtoni ket kenge o partizanet e serbise e ka emrin lufte civile…masanej filloni pushkatoni prape shqiptaret qe se menojne si ju..bravo bravo cdo gjo osht me dna njeri nuk ndryshon tradhtari sbohet kurre patriot dhe serbi sdo jete kurre shqiptar

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore i mbani dekoratat
    Jepuni di mshperblimin dhe pronat
    More kusare qe po msjmeni me pronat e familjeve tona.
    ATA Jane tashmr ke Zoti i tyre
    Dhe e shohin mehmetin ne vale e xhehnemit
    Ne ja shohim te birin qe mbjell droge ne suedi
    Informazioni na e japin ATA qe i qeruan babane dhe nenen kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje