Filipika e Edi Ramës

31 Tetor 2016, 09:09Blog TEMA

Nga Enver Robelli

E dëgjova dhe pastaj edhe e lexova fjalimin e rrufeshëm të Edi Ramës kundër degradimit të skenës mediale shqiptare. Në shumë pika kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë. Por duke parafrazuar «Faustin» e Johann Wolfgang von Goethes duhet thënë: «Haberin, zoti Rama, po e dëgjoj, por zor të të besoj». Ju flisni kundër «analistëve e portalistëve», që profesionin e tyre e keqpërdorin për të prodhuar gënjeshtra e për të linçuar kundërshtarët në politikë apo biznes. Dhe bëni mirë që e hapni këtë temë. Për fat të keq ka shumë «analistë dhe portalistë» të tillë nga Saranda në Suhadoll.

Duke imituar filozofët antikë ju mbani një filipikë, pra një fjalim me pasion, kundër një murtaje publike. Por në filipikën tuaj, zoti Rama, ka një hile, një mungesë sinqeriteti. Ju si kryeministër dhe polemist i zoti flisni tek tani kundër murtajës mediale, pasi mediat kanë nisur t’ju dalin nga dora, madje edhe t’ju godasin ashpër me fakte dhe pa fakte. Flisni për gazetarët manipulues në fund të mandatit tuaj, tash kur në vendin tuaj po rritet presioni dhe po lulëzon marihuana. (Për këtë problem së fundi nuk shkruan portalet armiqësore shqiptare, por vetë revista «The Economist», e cila po ashtu ka një portal).

Për të prekur thelbin e problemit që ju zoti Rama keni me mediat: pikërisht kjo strukturë «analistësh dhe portalistësh» të cilët tani po i demaskoni e mallkoni është garda me të cilën ju keni bërë dhe bëni politikën, të cilët ekipi juaj i ndërsen kundër oponentëve politikë, qofshin ata brenda- apo jashtëpartiakë, me këtë soj «analistësh» ju bridhni në vizita brenda dhe jashtë vendit, i merrni për dore, shkoni në studiot e tyre, i përkëdhelni, shkëmbeni batuta me ta. Meqë ende jeni me përshtypjet nga vizita në Serbi, duhet përmendur se serbët e kanë një thënie: «Kasno Janko na Kosovo stiže». Pra, vonë Janko arriti në Kosovë. Bëhet fjalë për Jankon që s’mbërriti në Betejën e Dytë të Kosovës të vitit 1448. Këtë betejë e zhvilluan hungarezët dhe shqiptarët kundër osmanëve dhe nga historianët seriozë konsiderohet më e rëndësishme se ajo e vitit 1389, që keqpërdoret për mitin serb.

Edhe ju, zoti Rama, jeni shumë i vonshëm në këtë debat dhe po reagoni vetëm kur gjithnjë e më shumë njerëz edhe brenda partisë suaj po e humbin durimin me mënyrën se si qeverisni dhe si komunikoni me publikun. Megjithatë, problemi që keni prekur ekziston dhe është shumë e nevojshme që skena mediale të pastrohet prej hajdutëve. Këta hajdutë nuk do të kishin vend në skenën mediale nëse politika nuk do t’u kishte krijuar rrethanat për një simbiozë ku vegjetojnë politikanët, (b)analistët dhe mafiozët.

Publiku nuk është i verbër. Publiku pyet. Si u bë që në Shqipëri e Kosovë, ndër vendet më të varfra në Europë, të krijohet një strukturë «analistësh» që punojnë si dama të eskortit, krijojnë pasuri të paligjshme, kanë llogari të majme bankare, vila, vetura të shtrenjta, orë «Rolex» apo «Patek Philippe»? Kjo strukturë u krijua me ndihmën e politikanëve, të cilët vendosën të ndajnë një copë nga resurset shtetërore edhe për «analistët». Njëra dorë lan tjetrën. Një poshtërsi plotësohet me poshtërsinë tjetër.

Për fjalimin e fundit të zjarrtë kundër mediave Rama mori si shkas debatin që zhvilloi në Prishtinë. Por hallin e vërtetë Rama e ka në Tiranë. Andaj edhe sikur në Prishtinë t’i nxirreshin përpara tre gazetarë kinezë dhe tre holandezë – Rama prapë do të ofendonte. Në këso situatash ka vetëm një ilaç: ose je i përgatitur me fakte për çdo eskalim të situatës dhe ia kthen me tarifën e njëjtë, ose del nga studio.

Për fat të keq prej vitesh në ambientet tona mediale ka nisur periudha postfaktike dhe kafehania është zëvendësuar me studio televizive. Publiku më shumë u dashka t’i besojë ndjenjave dhe spekulimeve se sa fakteve. Qëllimi arsyeton çdo mjet. Mjeti nuk zgjidhet. Jetojmë në demokraci dhe secili ka të drejtë të thotë mendimin e tij, por askush nuk ka të drejtë që faktet e fabrikuara t’i prezantojë si të vërteta sublime, siç po ndodh shpesh në studiot tona televizive. Aty fillon dhe mbaron gazetaria të cilës nuk po i beson më gati askush. Pothuaj se nuk ka më gazetarë që kryejnë punën klasike: raportimin nga terreni. Kur keni lexuar një reportazh të mirë në ndonjë medium shqiptar? Apo një portret mësuesi nga ndonjë fshat i humbur i Kukësit? Korrespondentë nga provinca gati se nuk ka më. Bota sillet e rrotullohet në studiot televizive të Tiranës dhe Prishtinës, ku moderatori luan rolin e dominës me kamxhik në dorë duke iu grahur do burrave që blegërojnë si delet në fushë.

Kjo situatë bizare ka deformuar edhe pritjet e publikut. Është krijuar bindja se gazetaria bëhet pa financa dhe gazetarët jetojnë nga ajri, andaj shumë lexues e edhe më shumë klikues mendojnë se për t’u informuar nuk duhet paguar asnjë cent. Për shkak të këtij keqkuptimi gjithnjë e më shumë gazetarë të mirë mendojnë të largohen nga ky profesion ose janë larguar tashmë, ndërkohë që skena po mbushet me tyxharë të pistë, të cilët gazetarinë e shfrytëzojnë si trampolinë për t’u kacavjerrë diku në pushtet apo për t’ju vënë gjoba bizneseve.

Prodhim i këtij sistemi medial është edhe Edi Rama. E ka ushqyer dhe ushqehet nga ky sistem medial, i cili i tillë ka qenë edhe në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për ta kopjuar këtë sistem u treguan shumë të zellshëm edhe turma tyxharësh medialë në Prishtinë. Kështu u dha edhe një dëshmi: jemi një! Por jo në punë të mbara.

8 komente në “Filipika e Edi Ramës”

  1. Sallate fjalesh says:

    Qenke i mire per te bere sallata o Enver
    Torobelli

    1. s.h says:

      … i ke rene pikes , tamam sallate fjalesh….!

    2. Dyrrahu says:

      Dikush do te pyeste se pse une nuk mund ta duroj kete Enver Robellin??!
      Si ta duroj kur i pranon ato qe i konvenojne dhe i shane ato qe nuk i konvenojne?!
      Enver Robelli eshte kulmi i destruktivitetit, kete e kam thene edhe me heret, kete po e them tani dhe do te vazhdoj ta them pandalur sepse e njoh ne thelb kete njeri.
      Jane nje palo gazetaresh qe nuk durojne as politikane, as gazetare te tjere, as profesore madje as akademike nuk durojne sepse vetja e tyre eshte aq e madhe sa nuk mund te zevendesohen me njeri te gjalle!!!!!!!!!!!!!!!
      Edhe kete gazetar une e fus te portalet e te digjitalet.

  2. spartaku says:

    Sali Berisha ishte ai,qe,kushe shkruante kunder tij i digjte redaksine dhe mbyllte televizione.Kurse per Edi Ramen nuk kemi degjuar te beje nje te till si Saliu.

  3. Skypion says:

    Ka ca reagime ndaj perroit psiqik te Rames, qe me gjithe respektin per reaguesit,me duken qesharake.
    Edhe Bushati me Shkullakun,kishin shkruar,pak a shume,njejte si Robelli.Duke e kritikuar ashper Ramen per sjelljen e tij ndaj mediave,por edhe duke vene ne dukje se ka te drejte per nje pjese te tyre.
    C’fare gabimi i madh!
    Te debatosh,edhe shume ashper madje,me te,duke e quajtur hipokrit,ben lojen e tij.
    Eshte gabim i madh,sepse,nuk eshte normale.Nuk eshte normale te reagosh keshtu ndaj nje anormaliteti.Monologu i Rames ishte nje anormalitet.Ashtu sic eshte vete Rama:anormal.
    Me te duhet te sillesh si me nje sociopat.Sepse,Rama eshte sociopat.
    Eshte qesharake te kundershtosh me argumenta,perroin psiqik te nje sociopati.
    Une nuk e kuptoj,sepse analistet i shmangen sociopatise se Edi Rames.Sociopatia e tij shpjegon shume gjera.Duke mos e anashkaluar ate,edhe analizat do te ishin me te thjeshta.
    Asnje njeri normal,pale me kryeminister,nuk do te fliste sic foli Rama per mediat.
    Kush e lexon per here te pare,dhe pa i njohur rrethanat politike dhe mediatike ne Shqiperi,do t’i dukej mbreselenes monologu i Rames.Edhe mua.Kete e them pa ironi dhe me sinqeritet te plote.
    Kritika qe Rama u ben mediave,qendron.Eshte e drejte.Nuk ke cfare t’i thuash.
    Po,si eshte e mundur?!
    Eshte e mundur,sepse Rama eshte sociopat.
    Sociopati,nuk ka nevoje te shtiret,te luaje role te ndryshme,te vuaje peshen e hipokrizise,mashtrimit,genjeshtres.Ai ka nga nje personalistet per te gjitha shfaqjet e tij.
    Kur Rama ben prepotentin,arrogantin,ai ka nje personalitet per kete!
    Kur Rama ben viktimen,ai ka nje personalitet per kete!
    Kur Rama ben gaztorin,seriozin, kozmopolitin,nacionalistin,shqiptarin,ballkanasin,europianin,perendimorin etj etj,ka nga nje personalitet per to.
    Prandaj,eshte kaq i natyrshem.
    Prandaj,edhe kur ben kritikun e mediave eshte kaq i natyrshem,sikur te mos ishte ky qe eshte ,domethene Edi Rama,kryeministri qe ka nje raport kaq negativ me mediat.
    Kur analistet shqiptare,do ta marrin parasysh sociopatine e Rames,atehere do te mund te konsideroheshin me te vertete serioze analizat e tyre politike.
    Por,me c’shoh kjo eshte nje tabu per ta.Nuk e di se pse.Mbase,nuk i’u duket “analitike”!
    Po ju sjell nje shembull ilustrues: pak para se te niste protesta fashiste e 21 janarit 2011,Rama u kerkonte publikisht shqiptareve te sakrifikoheshin ,me mijera,per te,duke e mbuluar me kufomat e tyre te pergjakura Bulevardin e Madh … pak pasi kater prej tyre u bene kurban per te,ai u shfaq ne nje procesion funeber,i gjithi ne lot…!!!
    Kete nuk mund ta beje asnje aktor,sado i talentuar e gjenial qofte ai.Nje gje te tille e ben vetem nje sociopat.

    1. L leshi says:

      Skypion ti duhet te jesh kopil se me bastard se t nuk mund te kete….mos o kop8l sale kriminelin kur i rrihte gazetaret kur digjte redaksite e gazetave por ju malokeria ketu hyne dhe kosovaret paskeni qene injoranca me e madhe e Ballkanit dhe eshte shume humbje kohe te merresh me ju…….. bastard viktimat ne bulevard i vrau bastardi Berisha dhe pederasti lylzimja.

  4. hyse hysa says:

    si nuk na u ndane sahalepiresit

  5. Tralala says:

    Ky tipi qe ka kohe te shkruaj kaq gjate dhe per cdo gje, duhet te kete humb karriken. Shume dhimbje shprehe I gjori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje