Ligji i dosjeve, si një e drejtë për informim e personave të dëmtuar

28 Tetor 2016, 19:28Blog TEMA

Nga Gentiana Sula

Prej renies se sistemit komunist, shqipetaret nuk i rreshten perpjekjet per tu shkeputur nga e kaluara. Ndonese pa I ricikluar dot elitat. Pa i denoncuar dhe denuar teresisht krimet e komunizmit. Pa u kujdesur mjaftueshem per viktimat e sistemit represiv. Pa e analizuar historine teresisht ne menyre objective dhe shkencore. Qeverive te gjitha ngjyrave iu desh te merren me zgjidhjen e problemeve qe lidheshin me te shkuares te cilat jane akoma “nje elefant ne dhome” dhe pjese e pandashme e cdo ekuacioni qe na shtrohet si shoqeri ne rrugen tone per konsolidimin e lirive dhe shtetit demokratik.

Ne te vertete dimensioni i te shkuares eshte serioz ne Shqiperi. Nje sondazh i KAS ne vitin 2015 na tregoi se rreth 30% e popullates identifikohet se eshte vete apo qe ben pjese ne nje familje qe eshte perndjekur nga regjimi komunist perpara vitin 1991.

1/4 e ish-të përndjekurve deklaruan se e kanë patur familjen në pozita të mira në pushtet ose parti para fillimit të përndjekjes

12% kanë patur të paktën një të afërm të pushkatuar politikisht

16% paktën një të afërm të burgosur politikisht.

10% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të arratisur.

21% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të internuar/dëbuar/shpërngulur

18% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të shpallur “kulak” ose “të deklasuar”.

11% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të përjashtuar nga PPSH-ja.

Prej vitit 91, u bene reforma te rendesishme –ligji i amnistise te te burgosurve politike, ligjet per kthimin e pronave, masat per te ndihmuar te perndjekurit politike me strehim, arsimim, punesim, Ligjin per demshperblim si dhe nje sere masash per te garantuar pastertine e figures se funksionareve. Po ashtu u morren hapa te medhenj per te ndertuar nje shtet ligjor, demokratik, te orientuar drejt integrimin ne BE

Kjo kategori aspak e vogel njerezish, dhe problemet e tyre ekzistenciale, kurre nuk rreshten se veni ne tavoline, ashtu te pazgjidhura deri ne fund. Ne te vertete protestat shoqerore me ekstreme, perfshi vete sakrifikim, i kane kryer ish te perndjekurit politike qe e kane pare veten te pa integruar ne shoqeri, pa vendimarrje ne jeten politike e shoqerore, shpesh duke vuajtur kushte shume te veshtira eknomike, edhe per shkak se dhe masat per demshperblimin e tyre filluan te zbatohen ne menyre sistematike vetem nga viti 2009.

Por shqiptaret kane edhe probleme te tjera te rendesishme dhe komplekse qe lidhen me analizen historike dhe morale te ngjarjeve qe kane ndodhur ne shekullin 20. Cilet qene heronjte, viktimat, dhe persekutoret? Cila eshte narrativa e kohes se komunizmit, Po ajo e luftes se dyte boterore? por edhe asaj te periudhes mídis dy luftrave, dhe me heret po raportet me perandorine osmane ne agim te shtetit te pavarur shqpitar? Arkivat jo te modenizuara, nje pjese e mire e arkivave te dikatatures jane ende te klasifikuara, dhe prandaj dhe analizat historike ka qene te cunguar dhe shoqerise i ka munguar nje proces cilesor qe do te na ndihmonte te ndertonin nje identitet te qarte shoqeror e kombetar. Do te thoja se me aq sa e preka kete fushe, vura re nje mungese te nje partneriteti serioz me qendra studimore dhe programe te demokracive euro-atllantike.

Vete personat qe u demtuan nga dikatura, nuk paten mundesi te njohin menyre te plote se si sistemi dhe falangat e tij, veproi me jetet e tyre. Ata nuk e kane patur mundesine e nje rehabilitimi te plote moral, dhe permbyllje te kesaj faze te erret te shoqerise sone.

Ne nje shoqeri demokratike, qyetaret duhet te kene te drejte te dine. Eshte nje fakt i mirenjohur se aksesi ne informacione, qe shprehet si liri e e fjales dhe e informimit, sot konsiderohet si nje parakusht per qeveri transparente dhe llogaridhenese, sepse i mundeson qytetareve vendime te informuara, si dhe i ruan ata nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni.

Ne disa tentativa prej vitit 91 per te bere pastertine e figurave publike, dominoi politika qe i perdori dosjet e diktatures, sipas interesave te ngushta. Gjuetia e shtrigave, shantazhi, keqperdorja e te dhenave personale, dominuan. Nuk iu dha askes publikut: as njerezve te prekur nga sistemi, as studiuesve, as institucioneve.

Arsyet me lart na shtyne te rimarrim ne dore ceshtjen e dosjeve, nje hap I munguar ne Shqiperi, qe bashke me Rusine, jane te vetmet vende qe nuk I kane deklasifikuar ato.

Ligji u miratua 25 vite pas rënies së sistemit komunist dhe funksionimit të institucioneve kushtetuese. Ky u desh te harmonizohej me korpusin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, duke mbajtur ne konsideratë legjislacionin aktual mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, arkivat dhe informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, si dhe funksionimin e organeve kolegjiale.

Për hartimin e ligjit u ndoq një model, që vlerësohet si më i suksesshmi në këtë drejtim, pikërisht ligji gjerman. Ligji është hartuar gjithashtu duke pasur parasysh jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare në këtë fushë – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 23.03.2010) dhe Opinionin nr.524/2009 të Komisionit të Venecias.

Ajo që skeptikët besojnë se mungon, është pikërisht lustracioni ligjor, i cili zëvendësohet me lustracionin moral. Pasi sipas parashikimeve të ligjit, elementët e pastërtisë së figurës për zyrtarët janë integruar në mënyrën e vetme, që nuk ngre çështje kushtetutshmërie, që lidhen me parimin e ndarjes së pushteteve dhe statusin kushtetues të zyrtarëve.

Pra, në vend të parashikimit të një detyrimi për institucionet kushtetuese dhe të zgjedhurit, i cili do të binte ndesh me Kushtetutën, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe opinionin e Komisionit të Venecias, ligji parashikon një mundësi për to për t’u shfrytëzuar dhe detyrimin për Autoritetin për t’ua vënë në dispozicion institucioneve informacionin e kërkuar.

Me qëllim përmbushjen e parashikimeve të ligjit, është parashikuar krijimi i një institucioni të ri, Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish-­Sigurimit të Shtetit, si person juridik publik i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, i përbërë nga 5 anëtarë. Autoriteti është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.

 Si eshte puna me afatet e zbatimit te ligjit?

Ne programin e  punimeve të Kuvendit per periudhen 17 tetor – 25 nëntor 2016 eshte parashikuar dhe miratimi i Projektvendimit për zgjedhjen e antareve të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”

Per te gjithe qytetaret dhe vecanerisht komunitetin e ish te perndjekurve politik eshte i mirepritur fitimi i kohes se humbur dhe formatimi i institucionit qe kete vit. Cdo vonese e metejshme, pervec konfliktit me dispozitat e ligjit, do te ishte me pasoja per fillimin e ketij procesi kompleks

Por si parashikohet krijimi i infrastrukturës së Autoritetit? 

Infrastruktura e Autoritetit eshte e diktuar nga roli dhe funksionet e pershkruara ne ligj, rregullorja qe do te miratohet pas ngritjes se Autoritetit, si dhe modelet me te mira bashkekohore te institucioneve homologe te cilet do te informojne aketet nenligjore dhe praktiken e punes se institucionit.
Bashkepunimi me Rrjetin Europian te strukturave per informim mbi ish policite sekrete ne vendet e Europes Lindore dhe Qendrore,  qe sot per sot koordinohet nga Polonia, filloi qe gjate kohes se hartimit te ligjit nga grupi i punes, te cilin e drejtoja kur beja pjese ne Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise. Atehere u ekploruan dhe  aspektet institucionale dhe implikimet e buxhetit te ngritjes se Autoritetit. Nje buxhet fillestar eshte vene ne dispozicion nga buxheti i shtetit 2016.

Sipas ligjit, Autoriteti, i perbere nga 5 anetare, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij do te ndihmohet nga nje sekretariat teknik i cili do te kete ne gjirin e tij arkiviste, juriste, hulumues te historise, si dhe nje sektor adminitstrate. Pjese e rendesishme do te jete edhe ekipi qe  do komunikoje me publikun, institucionet, mediat, personat e demtuar ose ato qe kane bashkepunuar me sherbimin e ish sigurimit, si dhe do te lehtesoje projekte sensibilizuse te kujteses.

Por formen e institucionit qe do ta propozoje kolegjialisht Autoriteti i perbere nga 5 antaret do te duhet ta miratoje Kuvendi bashke strukturen dhe buxhetin e tij.

A do mundet autoriteti i, që të kurojë plagën e madhe të persekucionit?

Kam besim qe zbatimi rigoroz i ligjit do te krijoje kushte qe lehtesojne kurimin e plageve te diktatures.  Gjithsesi ky  do te jete nje proces afat gjate dhe  do te kerkoje dhe masa te tjera komplekse, qe  padyshim ky ligj per informim do te katalizoje.

Zbatimi i ketij ligji do te krijoje mundesi per transparencen mbi ngjarjet vetjake si dhe fenomenet shoqerore qe kane ndodhur ne te kaluaren jo te larget, por qe jane groposur  ende sot, meqenese shumica e informacioneve jane te klasifikuara. Kjo transparence do te luftoje harresen, ose me keq akoma mohimin qe ka zene vend ne shoqerine tone per represionin e eger qe ndodhi, qe shpesh shkon deri groteskun e glorifikimit te te ashtuquajtuarave “arritje” te dhunes shteterore apo “faj apo krim” te viktimave, qe ishin kunder kesaj dhune,.

Ne thelb te ligjit u vune pikerisht ata qe e vuajten represionin. Keshtu, nje nder  impaktet e ligjit do te jete  fuqizimi i personave qe  kane vuajtur shtypjen,  duke i mundesuar atyre njohjen mbi informacionet qe shteti-diktature me ndihmen e instrumentave te tij te dhunes ka mbledhur per to. Kjo eshte nje e drejte universale qe iu eshte mohuar deri tani.  Ne ndihme te tyre,  do te behet e mundur qe ato te njihen me ate cka ju ka  ndodhur pas kraheve.   Keshtu ata mund ta qartesojne identitetin e tyre, te ri-strukturojne  jeten personale dhe familjare si dhe rolin e vertete qe kane ne shoqeri, dhe te mbyllin me ne fund ne menyre te shendetshme kaputullin e tyre me te shkuaren.

E drejta per informim e personave te demtuar, dhe me gjere e gjithe shoqerise, mund te kete nje impact te rendesishem edhe per persekutoret si dhe per persona te caktuar, te cilet kane shkaktuar vuajtje njerzve te tjetre qofte edhe pse shpesh me detyrimin e aparatit te shtypjes. Duhet kuptuar qe qellimi i ligjit eshte mundesia per pajtim me te shkuaren, permes nje procesi te mire rregulluar, qe mbron te drejtat e njeriut, te drejten e privatesise dhe mbeshtetet tek perballja me te vertetetn si nje proces komplek ne themel te se cilit eshte transparenca, pajtimi dhe ndermarja e nje shtegtimi qe i ben mire te gjithe shoqerise, perfshire edhe vete “ish persekutoret.” Eshte momenti qe keta te mund te pranojne sinqerisht ate  dhembje qe mund ti kene shkaktuar njerezve, Ky do te jete nje proces qe sadopak do te lehtesoje vuajtjet e viktimave te tyre, por do te lehtesoje dhe ndergjegjet e persekutoreve. Ky eshte nje konflikt qe do te ishte mekat ti trashegohej brezave.

Ligji do te kete nje ndikim te fuqishem  per te ndergjegjsesuar shoqerine per ata cka ndodhur ne Shqiperi, duke i hapur rruge nje debati mbarekombetar  konstruktiv mbi zhvillimet historike, politike, shoqerore, ekonomike, kulturore, etj. Ky  dialog do te pasurohet shume duke ia vene burimet arkivore ne dispozicion gazetareve te kualifikuar dhe historianeve,  per investigim te ngjarjeve dhe fenomeneve, dhe  kerkimeve te mirefillta shkencore me burime autentike dhe prova dokumentare sipas procedurave te percaktuara qarte dhe te mbeshtetura ne praktikat me te mira

Duke folur me gjuhen e ligjit, Autoriteti duke garantuar të drejtën për informim do ti vije ne ndihme jo vetem subjekteve te percaktuara per te marre informacion por do te sherbeje edhe për qëllime rehabilitimi, dëmshpërblimi, shmangieje të cenimit të jetës private apo të dëmit moral ose shkarkimin nga akuza e bashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit;

Nje nder efektet me te rendesihme, eshte dhe qasja ne informim qe i jepet institutucioneve qe do te duan informacion per pastertine e figures se niveleve te larta te personelit te tyre. Keshtu psh kohet e fundit publiku u njoh me paketen e reformes ne drejtesi qe perfshin ligje te posacme qe kane reference direkte me ligjin e te drejtes per informim per dosjet e ish sigurimit te shtetit. Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” në nenin 6 “Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit” parashikon ndër të tjera se Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson edhe  kriterin qe nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

Nje ligj tjeter I rendesishem qe reflektoi menjehere pas miratimit te ligjit te dosjeve qe ai ai sherbimit te jashtem, qe kerkon pastertine e figures se personelit te tij. Avokati I Popullit po ndermerr po ashtu hapa ligjore per llustrimin e strukturave te veta.

Kam bindjen qe ligji I dosjeve do te jete nje process kompleks e afatgjate, por do te hape nje kapitull te ri te shkeputjes nga e kaluara, do te kontribuoje per konsolidimin e demokracise dhe perben nje garanci per mos-perseritjen e shkeljes massive te drejtave te njeriut nga sisteme repressive.

5 komente në “Ligji i dosjeve, si një e drejtë për informim e personave të dëmtuar”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Dosjeve per 25 vjet i Kane mbetur vetem kapaket.
    Km bertet jam partuzan
    Te dyja anet e politikes Jane partizane
    Do ngriheni keta partizane bij spiunash e sigurimsash te hapin dosjet
    Dosjet Jane hape e Jane shqy per 25 vjet me rradhe.

  2. Arben says:

    FOL KOT MOJ CUPE, FOL.

    TE GJITHE KETA KRIMINELE QE PERMEND TI, SOT JANE NE KUVEND, DHE SA TE JETE KESHTU NUK KA SHANCE TE HAPEN DOSJET E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT.

  3. Petro says:

    Pordhe me rigon.Mbetjeve te komunizmit vazhdon t i zere pjesen me te madhe te trurit urrejtja e klases dhe lufta e klases gjer ne brezit e katert.Gjithcka qe thuhet eshte per konsum te jashtem. Aferim! Po me kete mentalitet luftenxites brenda per brenda nuk do te shkohet kurre ne BE.

  4. Petro says:

    Pordhe me rigon.Mbetjeve te komunizmit vazhdon t i zere pjesen me te madhe te trurit urrejtja e klases dhe lufta e klases gjer ne brezin e katert.Gjithcka qe thuhet eshte per konsum te jashtem. Aferim! Po me kete mentalitet luftenxites brenda per brenda nuk do te shkohet kurre ne BE.

  5. TRAPI says:

    E CFARE BERI SALIU 26 VJET,PRONA NUK DHA POR I VODHI,DOSJE NUK HAPI LEKE TE PERSEKUTUARVE NUK I DHA,PIRAMIDAT I BERI DHE VODHI PARATE,PD E SHKATARROI SI DHE SHQIPERINE,KUSHERIREN SADIJE QIU SI ZAKON MALOKU …ESHTE BERE PRONRI ME I MADH…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje