Sa në kushton liria e një të çmenduri

27 Tetor 2016, 17:59Blog TEMA
Sa në kushton liria e një të çmenduri

Arben Griba

Nje 56 vjecar nga Ndroqi që kish vrarë bashkëshorten, doli sot para trupit gjykues dhe mori masën arrest me burg deri ne përfundim te hetimeve dhe me cduken bathët do te marrë dënim te perjetshëm. Komunikata e policisë e raporton ftohte pasi ska per detyrë te hyjë ne anën njerëzore te cështjes por duke pasur parasysh se ky I pandehuri është dhe njeri I gjallë, ska të mos na beje përshtypje ne që sjemi policë pyetja naïve e tij.:

Pasi gjykatësi I shpjegoi se ai po gjykohej këtu për vrasjen e gruas së tij I semuri mendor u këput ne karrike dhe filloi te qajë me dënesë , jam I bindur jo për fatin e tij më tutje por për atë që I mori jetën dhe me të cilën kushedi sa halle ka kaluar.

Ai është një I sëmurë mendor të cilin se ngarkon dot me faj për asgjë. Ligji do ta mbyllë pas hekurave përjete dhe ai dhe nja 30 vjet të tjerë do vazhdojë të hajë supën e hollë të burgut, shteti do harxhojë për të para për roje e siguri shumë më tepër se charxhonte për të për ti dhënë një KEMP lëmoshe apo ca ilace në prag të scadencës që shumë shpesh svlejnë një lek. Pra ne përfundim shteti financiarisht ka dalë ku e ku  më I humbur me këtë rast sesa pot a kishte te lirë.

Po si ka ndodhur rrjedha e gjerave për të arritur deri këtu.Nuk kam qenë atje por e marr me mend se është e njëjta skemë që po funksionon njesoj me komisionet e Paaftesive te perkohëshme apo te përhershme. Një udhëzim I ministrisë së Blendi Klosit ka urdheruar pastrimin e listave dhe uljen e faturës financiare. Nëpër komisione të KEMPIT kanë vërshuar ca militant të LSI qe e thjeshtojne vertet listen sic e do Blendi Klosi por që më së shumti heqin prej tyre ata që sju paguajnë bakshish sesa ata që ju takon  sepse ata që e marrin kot se kanë për gjë ta japin bakshishin.

Keshtu duhet ti ketë ndodhur edhe këtij ditëziut qe po gjykohej sot.

Militanti doctor i LSI ka pyetur : Do na jape gje ky?

Kur ka mesuar se ky ska ndërmend të paguajë sepse është vërtet I sëmurë  atëhëre e ka pyetur:

Dhe ky I sëmuri qe befas mësoi nga doktori I KEMPIt se nuk është më I  sëmurë , ka menduar të mos pijë më dhe ilacet sepse një nëjri që doktori I thotë je mirë rrjedhimisht ska pse pi më dhe ilace. Edhe pse  doktori tha që është mirë me shëndet por ndoshta ska dhe me se I blen këtej e tutje se me lekët e Kempit I blinte. Derisa erdhi tek nata fatale ku ai qelloi gruan ndersa doktori I KEMPIT me antaret kushedi ku kruanin ndonje berxolle pa I vrare ndërgjegja.

Ndoshta sdo tja vlente te diskutonim kaq gjatë për fatin e një njeriu që ka vrarë se të sëmurët mendorë në gjithë botën kanë sjellje te tilla por këtu po bëhen ca si shumë raste të tilla.Pak muaj më parë dikush në Palase I preu kokën një adoleshenti.Edhe ai ishte konsideruar I shëruar dhe I parrezikshëm. Po ti hysh me themel raste te tilla gjen aq sa se merr me mënd. A ju kujtohet dikush qe I këputi veshin fatorinos në urbanin e Kamzës pse I kërkoi 40 lekë të vjetra për biletën? Një njeri që të ha të gjallë për 40 lekë të duket normal si njeri? .Apo ai qe nxjerr organin gjental në autobusin e unazës? Po I sjell këto shëmbuj qe mu kujtuan rastësisht tani sa po shkruaj, por secili prej lexuesve mund te gjejë ku e ku më shumë se kaq shëmbuj për tju thënë se të sëmurët mendorë dhe më devijime të thella të shëndetit mendor I kemi perditë mes nesh.Ata si kontrollon askush. Si di askush që janë të tillë derisa bëjnë një krim makabër dhe athere ne shplajmë m…me  sh… shkojme vemë lule tëk vëndi ku u vra viktima duke vene nje kordele të zezë në thile të xhaketës e duke bërë si francezë : Je Suiss…

Po bëhet nje fenomen qe po del jashtë kontrollit prania e të sëmurëvë mëndorë nëpër ambjentë publike. Ti se di por mund ta kesh në krah në stadium,mund ta kesh pas shpine në autobus, mund ti prekësh pak makinën dhe ai nxjerr kallashnikovin në kryqëzim ndërsa polici fshihet me vrap.Ata mund të jenë kudo si një rrezik potencial apo dhe duke u shfaqur si[pas rastit por ne jemi shoqeri qe harrojme shpejt kemi kujtese afatshkurter.

Njerzit me aftësi të kufizuar janë një fashë tashmë jo e vogël ne peshën specifike të popullsisë shqiptare. Aq më tepër që jeta stresant, aksidente e shumta po e rrisnin me ritme marramendese kete fashë të popullsisë. Duhet patjetër një strategji e re për këtë problem që po I shfaqet shoqërisë shqiptare në horizont dhe qe po rrokulliset me aq shpejtësi saqë duket sikur do na zërë përfund. Imagjino sikur dikujt nga këta të sëmurë mëendorë të mos ja thotë mëndja ta mbyllë fatin e vet dhe krimin e vet brënda gardhit si Kasëmi nga Kashari po të marrë në sy një shkollë , nje  ujësjëllës a ka njeri që mund të më thotë se shteti skishte cbënte dhe lëmoshën e përmuajshme ja kish hequr për të shëndoshur financat e shtetit pra thjesht me qëllim te mirë?

Ka gati 2 vjet që po bëhët një lloj gjuetie ndaj këtyre të paaftëve gjoja në emër të spastrimit të listave nga përfituesit. Këta marrin prej vitesh një shumë qesharake prej 6apo 7 mije leke me të cilën mbajnë frymen gjallë dhë blejnë dhe ilace. Tju heqësh atë lëmoshë është si ti heqësh të varurit karriken. Kam parë për shkak të profesionit të vijnë njerëz me një këmbë apo me një dorë që befas jua kanë hequr lëmoshën me argumentin qesharak se ti mund ta bësh një punë të lehtë me një këmbë apo më një dorë. Dhe ku ? Ne një shoqëri të vrazhdë si kjo jona qe dhe po pate 2 duar stë jëp njëri punë po sishe me partine e duhur.Apo me argumentin tjetër se tashme pas kaq vitesh paaftësia eshte larguar nderohë që ftkeqit nuk ështrë se I është rritur as dora e as këmba e prerë. Harrojne se qeveria e ka detyrim madhor te të drejtave të njeriut qe rrjedh prej traktateve që ka firmosur ti siguroje secilit nje strehe , ushqim dhe ilace. Nëse nuk e bën dot nuk është qeveria e duhur le ti lërë vendin nj e qeverie tjetër. Besoj se kaq e did he Zoti Klosi me udhezimet e tij absurde dhe me komisionet e tij edhe më absurde.

Ka rdhur koha qe dikush te mbajë përgjegjësi edhe ligjore kur një I papërgjegjshmë shëtit I lirë dhe kryen një krim.  Une si ne rastin e Kasëmit si ne Rastin e Palases do te kerkoja përgjegjesinë e duhur tek ata qe I lene të lirë e te pamonitoruar këta bomba shetitese qe mund tëe  shpërthejnë nga casti në cast. Me thoni e gjeti gjë ate qe leshoi Jorgon nga Spitali? Po këtë që nxori Kasëmin sit ë shëruar kujtoni se do ta gjejë gjë, do mbajë ndonjë përgjegjesi? Harrojeni javën tjetër ai do vazhdojë të mbledhë bakshishet e komisionit duke nxjerrë nga skema ndonje tjetër fatkeq qe kushedi kujt do ja marre jeten ne dite që vijnë. Ka ardhur koha qe të këtë një database te te semurëvë mëndorë që sjanë të mbyllur nëpër spitale. Ata duhet të kënë njërzit e caktuar qe ti monitorojne kur acarohen e kur janë të qetë, të bashkëpunojnë më organet e rendit sa herë vrejnë rritje të rrezikshmerisë së tyre  Vetëm kështu do të këmi një shoqëri më të qete por edhe më të përgjegjeshme për të sëmurët vetë që në të shumtën e rasteve janë fajtorë pa faj.

Edi që do më thoni ska fonde. Lëreni një lulishte pa bërë, mos e tenderoni nje lungomare qe te nxjerrë dhjamë militant ndërtues por futini këtu ato fonde. Ata kanë nëvojë të ushqehen , të mjëkohen , por kanë nëvojë edhe për  njerëz qe të kujdesen për ta sepse ndryshe do ti kemi si tani qe sdihet kun a I nxjerrin nga hundërt moskokecarjen tonë shtetëerore

Një ushtri e tërë më psikologe qe na mbijne 3 herë në ditë në ekran duke na mësuar si të bëjmë seks , sa herë të  bëjmë dhe pse është e shëndetëshmë bërja e seksit duhet orientuar të mërret së pari me monitorimin dhe ndjekjen ne dinamike të kësaj fashe popullsie te pakten ne zonat urbane se kjo eshte puna e tyre jo OJF te e Blendi Klosit qe derdhin fonde pa bërë as gjë prej gjëje.

Ndoshta është tepër të kërkosh kaq shumë nga një shoqëri qe rend pas karakteriopatëve nëpër zgjedhje se I duken karizmatike, te një shoqërie qe shkon paturpësisht pas kreshnik Spahiut , Sali berishës apo ndonje karizmatiku tjetër. Por dikur duhet bërë.Ena po derdhet. Nuk kemi zgjidhur asgjë më Kasëmin e Burgosur, apo me Jorgon qe me duket se do lirohet persëri vecse këmi gënjyer veten sikur jemi shoqëri e qytetëruar që dënojmë vrasësit dhe lirojmë të sëmurët por kjo nuk e ndreq gjëndjen.

Ushqejeni Kasemin për 30 vjet, vini roje me 3 turne dhe me 3 gardhe, nxireni e futeni perditë në ajrim dhe uluni po patët nge nje dite e bini kalemit .Ju kushtonte me teper ti jepnit 8000 leke lemoshe kemp apo paga e rojeve ushqimi dhe kujdesi burgut.Kur dikush ta ketë bërë një llogari të tillë thëm se atherë ndoshta fillon ndryshimi I pritur dhe per ne dhe për Kasëmët fatkeqë.

4 komente në “Sa në kushton liria e një të çmenduri”

  1. TRAPI says:

    KESHTU ESHTE PROVUAR ME QINDRA HERE SE TE SEMURET PSIQIKE,,KERCENOJNE,DHUNOJNE SE LIGJI SI DENON NE SHUME RASTE TE SEMURET MENDORE PERDOREN DI KAREM PER TE KERCENUAR TE TJERET DHE ATO VETE DEKLAROJNE SE NUK NA BEN GJE LGJI,,KU ESHTE KURIMI I DETYRUESHEM MJEKSOR,,,SHKURT KJO KATEGORI ESHTE ME E PRIVILEGJUAR SE TE MENCURIT,,,COJINI NE MALINKONE SIC I CON BOTA,,,[OLICIA S MERRET ME KETO GJYKATA I LIRON,,,SHIKONI BRENDA VITIT SA VRASJE DHE DHUNIME KA KRYER KJO KATEGORI…

  2. Psikologu sh.p.k. says:

    O Arben!!!!
    Sa siguri dhe garanci ke ti qe po te mos i hiqej pagesa e KMCAP-it ketij Kasemit, ky nuk do ta vriste gruan?!
    Ku e di ti se ky i mjere qenka i semure mendor?!
    Ti e thua ne artikull qe fajin e ka sistemi i cili nuk te siguron pune kur je shendoshe dhe jo me i semure, atehere pse pergjegjesine duhet ta kete mjeku i “LSI”-se si ti e aludon dhe, jo klasa politike qe ka krijuar kete sistem? Apo edhe ti si te gjithe kokeboshet qe merrni per siper te analizoni gjithecka i bie me kollaj samarit sesa GOMARIT dhe GOMEREVE qe pengojne zhvillimin e ketij vendi.

  3. Arben says:

    O kokeplot se di vertet nese perfaqeson samarin apo gomarin megjithse e kam nje dyshim. Duhet te jesh ndonje nga keta batakcinjte e komisioneve se e shof qe tek termi profesional qe perdor KMCAP qe eshte krejt korrektbdhe se di nje njeri i thjeshte. Vertet se di nese do ta vriste gruan apo do vriste veten por 8 mije leke lemoshe ske pse ja heq nje mjerani qe i.merr prej vitesh se e denon me vdekje. A ja siguron ilacet fslas sic i takon jo .atehere pirdhu me gjithe shtetin tend. Vszhdo i dashur merr ndonje bakshish tek komisioni se si mi komisionesh me ngjan vec mos harro se kur ju hyn ne hak fatkeqeve zoti ta nxjerr diku tjeter ku te dhemb fort biri im…

  4. Arben says:

    O pjeshkolog. Beni mor detyren qe ju takon mos ba cani trapin si te bejme seks se e kemi ditur dhe pa dale rraca juaj be qerkullim. parazite muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje