Në "kujtim" të Manifestit të intelektualëve lajkatarë të regjimeve

27 Tetor 2016, 17:31Blog TEMA

Nga Kristo Mërtiri

Ajo Thirrje jo dosido mbi dy dekada më parë, nuk iku si retë shtëllunga bashkë me tirazhin e një numri të gazetës partiake “RD” në atë fillim pranvere zhurmëmadhe. Dhe as nga titulli shkronjëmadh e jo pak sugjestionues : Atdheu na thërret ! Aq më pak kur vetë doktor Berisha e pagëzoi publikisht si “Manifest” apo si porosi të madhe për demokracinë shqiptare nga “mendjet më të ndritura të kombit tonë”(?). Madje ky patetizëm ulërak, në disa rrethe të tjera intelektuale, mbaj mend që po përcillej edhe me shpoti  e pyetje therëse humoreske me e nën zë. “Lëçiteni mirë o njerëz, mos është ndonjë plagjiaturë e “Manifestit të Partisë Komuniste”(vepër programore e Marksit dhe e Engelsit)? Mos është Manifest Letrar e Artistik i padëgjuar ? Apo shkollë e re filozofike në tregun e lirë të pluralizmit politik shqiptar?

Dhe rrjedha e ngjarjeve politike tashmë dihet. Rrëkerat e përrenjtë e betejave politike pa anë e fund, u kthyen në lumenj zhgënjimi përmes Tranzicionkaosit të pamerituar. “Shkëlqejnë sytë nën maskat hipokrite dhe dhëmbët e bardhë trembin sinqeritetin”, do të shprehej pa mëdyshje miku im po  të ishte gjallë, i madhi Petro Marko. Sepse vetë “shkërdhatokracia” nuk ka borie e as brirë. Ajo ka dalë sheshit dhe shpesh në sheshmejdan ! Por në këtë shkrim, gjetkë e kam fjalën : Përse nuk bëzajnë sot e kësaj dite, shumica e asaj liste të paharruar nga “ajka” e Kryeqytetit ? Disa prej tyre unë i kam njohur nga afër dhe nuk dëshiroj të lëndoj asnjërin, sidomos ca emra të shquar që kanë ikur në atë botë jo pa brenga e maraze. Të jem i sinqertë, kam pritur dhe pres shumë nga të gjallët e asaj Liste jo të zakonshme, që dikur u përkëdhelën e u velën me furça partiake e tinzare si “mendjet më të ndritura të kombit”(?!). Dhe kam bindjen, se ajo pritje e natyrshme për secilin nuk ka qenë e nuk është vetëm imja. Sepse Atdheu na thërret vazhdimisht e pa kushte dhe jo vetëm kur gjëmojnë daullet e liderëve partiakë të djathtë e të majtë. Më konkretisht :

Së pari, kur në Shqipërizën tonë po bëheshin shkrumb e hi disa tempuj të Arsimit e të Kulturës (shkolla e biblioteka); kur po shkretoheshin uzina, kombinate e toka pjellore, sa vetë u bënë të gjallë para publikut nga 187 intelektualët namuzqarë në metropol ? Apo nuk e nxirrnin dot kokën nën kapotat e taborit urëndezur në emër të luftës “kundër komunizmit”?!… Më gjeni një Deklaratë a Thirrje me emrat e tyre të përveçëm. Sepse kjo heshtje drithëruese nuk është kurrsesi flori ! Veç të tjerave, ajo hedh në erë dinjitetin e personalitetin e njeriut të kulturuar. Ndryshe mbetesh brënda llogores së një militanti kokëtul…

Së dyti, kur u rikthye dhimbshëm analfabetizmi në mal e në fushë dhe më pas u hapën me shpejtësi marramendëse edhe “fabrika diplomash” pa pikë djerse në Arsimin e Mesëm e të Lartë, kush ua mbajti gojën dhe duart lidhur ? Aq më keq, kur gati të gjithë nënshkruesit e atij “manifesti” gjurmëlënës, janë me spaleta e grada të larta shkencore. Apo ngrenë krye vetëm “kur flet partia” dhe aspak kur tronditet ndërgjegjia e vërtetë qytetare e profesionale. Si nuk thanë dot dy fjalë publike, kur fëmijët e “pluralizmit” po mësoheshin nga arsimtarë të pashkolluar fare e rrogëtarë të rëndomtë deri nga sektori i blegtorisë ?! Dhe nuk bëhet fjalë për 93 vjetë më parë(1923). Por edhe atëhere dëgjohej ndonjë protestë e patriotëve të ndershëm : “ Kur një inspektor arsimi vizitoi një shkollë fshati në Korçë, pa se mësonjësi ishte analfabet. Dhe në Parlament ky skandal shtyu një patriot të fliste kështu : Qeveria mund të emërojë ministra analfabetë, ambasadorë analfabetë, gjeneralë analfabetë, funksionarë të lartë analfabetë, por jo kurrë një mësonjës analfabet !”. Po sot, në vitet e demokracisë ? Ku janë strukur vallë ata akademikë hijerëndë; Profesorë krahëpendë; Doktorë; Docentë; Bashkëpunëtorë të Vjetër Shkencorë; Kandidatë Shkencash e ai vargan i gjatë me etiketën “I asociuar” dhe në cilat fole po ngrohin vezë e vegjetojnë si ethebutë e të drobitur mbi favore e privilegje ? Apo ajo Thirrje ua shtroi udhët me dafina !…

Së treti, po kur u hapën varrezat zezona me foshnja, me të rinj e nuse të reja nëpër male e dete hidhërimi nga gomonet, varkat dhe motorskafet e vdekjes; po kur u hapën depot ushtarake me municione e armatim luftarak dhe shteti ra si kuti kartoni përballë nënave shamizeza që nuk po shterojnë ende edhe sot në kob e zi, ku ishin ngujuar ata 187 intelektualë kalanderë ? Se historia mban shënim e nuk është kurrë shurdhmemece dhe as analfabete ! Apo ngrinin supet me spaleta pushtetore dhe mbushnin bulçitë dhe xhepat rreth emrave vezullues të universiteteve private në kryeqytet e në periferi. Apo ishin duke gogësitur pas shpërblimeve të majme e të fëlliqura nga “antikomunizmi” i tyre kallp e jo pak qesharak ?!…

Së katërti, po kur u poqën e u dogjën të gjallë dhe u hodhën në erë nga “krimi shtetëror” 30 njerëz të pafajshëm e hallexhinj të mjerë në Gërdec, në cilën “majë Olimpi” u ndodhën vallë dhe nuk bëzanë ? Po kur u pushkatuan “pa gjyq”(jo para e pas Çlirimit, por në 2011) katër qytetarë me duart në xhepa buzë shkallëve të përgjakura Kryeministrore, në cilat shpella dimëronin si kunadhet e dhelprat mercenare të politikës faqezezë ?… Ndërsa tani vonë disa prej tyre po kakarisin e mërmërijnë prapa shpine e pas gjerdheve të shkollave e klinikave private të ngritura me “rroga shtetërore”; prapa shpërblimeve financiare të ndryshme nga duart e pushtpushteteve që shkojnë e vijnë kaluar në yzengji etj. etj. Ashtu pa cipë në faqe, të djathtë por edhe ca të majtë, i vërviten si çakej Edi Ramës që nuk po i kthen ende në toka pjellore “kënetat” e krijuara në mbi 20 vite. I hakërrehen nga vilat, makinat, apartamentet e studiot luksoze dhe “përgjërohen” për shumicën që lufton përditë të sigurojë bukën e gojës së vet e të fëmijëve ! Në një kohë kur pinjollët dhe sojesorollopi i tyre notojnë në bollëk e maskarallëk brenda e jashtë Shqipërizës tonë hallemadhe. Një hipokrizi e pashoqe !…

Së fundi, më thoni, kush po prononcohet publikisht nga ajo Listë e gjatë famëkeqe me intelektualë laramanë,pas bërjes transparente të pasurive të Rektorëve e Dekanëve të rinj nëpër Universitetet shtetërore ditët e fundit ? Kush ua ka zënë kokën me derë bashkë me të dyja bulçitë e panginjura në vite ? Apo janë thjesht fryte të prostitucionit politik, qytetar e profesional dhe nuk e kanë matur ende kohën e fjalët edhe pas dy dekadave rrumpallë e plot hosanara. Kush ua vrau vallë “pavarësinë” e “lirinë” e trumbetuar dikur ? E citon bukur një miku im poliglot : “Kur njeriu shkruan, duket menjëherë nëse shkruan mirë apo keq. Por kur nuk shkruan asgjë dhe rri gojëkyçur, askush në botë nuk mund të marrë vesh a e bën ai këtë se është plot me mend apo se nuk ka fare…”. Sepse mençuria, në fund të fundit, është edhe armë e njeriut të kulturuar. Mirëpo, nganjëherë ndodh që më të mësuarit nuk janë më të mençurit ! Jo më kot frashërlliu i madh i viseve të mia, filozofi i veçantë kombëtar Sami Frashëri, deklaronte hollë e açik : Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve !…

Të rrallë e fare pak ishin ata individë që e vuajtën shpirtërisht dhe reflektuan realisht e herët kur panë rrokullimën e lëngimin e mëmëdheut. Sepse në këtë botë të trazuar, kur e pranon dobësinë e vet, njeriu bëhet i fortë, thoshte babai im i ndjerë. Por jeta ka provuar e dëshmon qartë se kush nuk urren vesin, nuk e do virtytin… Të kuptohemi, intelektualët e vërtetë janë në opozitë me pushtetet e majta e të djathta dhe mbrojnë të varfërit e të paprivilegjuarit. Jo rastësisht pushtetet i kanë zët e frikë të ndershmit. Jo rastësisht, në pluralizëm u përsëritën burgosjet e gjyqet politike ! Fjala vjen, nuk mund të harrohet ajo njolla e zezë dhe ligëshane në trupin e së Djathtës : Kur rilindasi i papërsëritshëm e dinjitoz i ditëve tona, Akademiku i nderuar Rexhep Qosja, filloi të bënte vërejtje e kritika të pastra publike për qorollepsjet e pushtetit të ri diktatorial, këtij intelektuali të vërtetë kombëtar iu sulën me kuç e me maç nga kolibet e pista partiake e antishqiptare. Si nuk bëzanë hiç ato 187 “mendje të ndritura” ? O tempora, o mores ! Shkurt, të mos harrojmë të paktën Gorkin e pavdekshëm, të urtin e ditur dhe thënien e tij lapidare : Heshtja e njeriut të mençur i bën më shumë dëm shoqërisë se sa të folurit e shpifarakut !…

18 komente në “Në “kujtim” të Manifestit të intelektualëve lajkatarë të regjimeve”

  1. Tralala says:

    Ky vend nuk ka pas nojhere intelektual. Ne SE ka qelluar nonje, ai I ka sherbyer partise dhe vetes. Po si pensionist qe je, mer ato leket e Meros dhe shko e futi nonje teke me mish dhite aty buze Vjoses.

    1. Beci says:

      E cuditshme eshte se si ca si puna jote dekonspiroje zhvillimin e tyre mendor duke vene si pseudonim epitetin me te cilin therriten ne lagje

    2. Safeti says:

      Tralalase

      Qe do jeshe Tralala
      Mjere lagja qe te ka
      S’le njeri pa marre ne goje
      Hajduce, sic ke zakon
      Mbylle bucen dhembe rremuje
      Dhe mbytu ne nje pike uje

    3. Moni says:

      Qenke koqe fare o tralala. Kristo vellai, mire qe para gazetat nuk jane japin, po ky idioti te nxori pensionist para kohe. Nuk e shiqon? Me dhi te jete rrit ai i flamosur. Le te lehin qente e zgjebosur, pena jote nuk u ndryshk asnjeher.

  2. Grigor says:

    I nderuar je Zoti Merziti. Perle e vertete. Ata qe rreshtohen ne llogoret partiake duke shitur moralin e tyre, vetem intelektuale nuk jane. Nga te pakten e panjollosur eshte Daut Gumeni. I persekutuar, intelektual, dinjitoz, I njeh mire persekutoret e tij, por nuk ngaterron komunistet e thjeshte qe punuan shpirt per bukën e goes, me ata qe çane perpara vetem me spiunlleqe, lapangjosje dhe lajka.

  3. adriatiku says:

    Te lumte, Kristo, por… ata nuk degjojne me nga veshet sepse u jane dyllose me karrike e para. Me kujtohet ne 1996-en, Sali Berisha ben nje takim me “intelektualet” pikerisht nje pjese e ketyre qe thua ti, qe te justifikonte rizgjedhjen e tij president dhe mbaj mend, te degjuar e pare nepermjet tv qe Bujar Kapexhiu u shpreh: ta provojme edhe nje here Sali Berishen president duke edhe i bere elozhe Saliut…. Keta “intelekruale” qe i shikojme dhe sot nepermjet fjales se tyre, jane balta moçalike e atdheut tim e tend. Komentuesit e ndershem edhe nepermjet rrjeteve sociale, pavaresisht se te shumtet me pseudonime, edhe ketu ne gazete, jane shprehur, por makina mafjoze e ndertuar nga Sali Berisha dhe mafja brenda dhe jashte vendit qysh nga fillimi e deri me sot, ka bere qe situata ne Shqiperi te jete kjo qe jetojme.

  4. Kola says:

    Shkrim i dhembur i nje njeriu te mencur. Fatkeqesisht shume pak intelektuale i kane mbet ketij vendi. Shumica u blene fare lire. Treguan se sa llum kishin perbrenda. Nje byth Salushi i vuri ne rresht e i vertiti si i desh qejfi. Keta ishin laro intelektualet tane me Dhori Kule e kompani zagaresh.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    T’u lumte Kristo,por pse nuk ua ke shkruar emrat qe t’i rikujtonim me mire e ta shikonin edhe ata vete se cfare palaco jane…
    Koha ka rrjedhur dhe shume lexuesa nuk dine gje fare per “Manifestin e Lajketareve te PushtPushtetit te Sali Halese”…

  6. Pandi Korce says:

    Ju lutem na i jepni edhe nje here emrat e ketyre intelektualeve.

  7. Ferhati says:

    Zoti Mertiri, te uroj me shpirt per shkrimin. Per mua ky shkrim do ta meritonte dhe titullin: Intelektuale te ngjyrosur dhe te zgjebosur. Ata kane lene e po lene hije te keqe e pse jo dhe ere te keqe. Te njeqint flamurve e drurve.

  8. Anarko-Sindikalisti says:

    Anëtarë të Akademisë së Shkencave:

    Bajram Preza, Bedri Dedja, Besim Daja, Petrit Gaçe, Selaudin Bekteshi, Teki Biçoku, Ylli Popa. Profesorë: Agim Popa, Bujar Hoxha, Fehmi Shehu, Pandeli Çina, Koço Gliozheni, Panajot Boga, Petraq Petro, Selim Islami, Shefqet Ndroqi, Viron Kola. Dok. Doc. BVSH. KSH: Afrim Tabaku, Adrian Shehu, Agim Bërdulla, Agim Budo, Agim Karçanaj, Agim Shehu, Akile Kero, Arben Dushi, Arben Santo, Arben Tashko, Artan Goda, Alfred Priftanji, Agron Lufi, Angjelin Shtjefni, Baftjar Nevruzi, Bashkim Resuli, Bedri Bylyku, Besnik Gjongecaj, Eduard Gjika, Burhan Çelo, Durim Bebeci, Enver Faja, Esat Emiri, Fatos Adami, Fatos Harito, Fatos Klosi, Fatmir Elmazi, Fedhon Meksi, Flamur Zela, Frida Shahini, Gëzim Hajdari, Gëzim Mukli, Gëzim Pepi, Gjergj Caushi, Hasan Karagjozi, Hysen Agolli, Ilo Mele, Ismail Demneri, Ismail Sulo, Isuf Reçi, Isuf Sukaj, Jakup Agalliu, Jani Teta, Jolanda Koçi, Kasëm Bokshi, Kostë Koçi, Kudret Velça, Kristo Pano, Luan Karçanaj, Luigj Gjoka, Llazar Xhajanka, Mahmut Shushku, Maks Cikuli, Mehdi Agolli, Mentor Petrela, Muharrem Dragovaja, Muharrem Seseri, Mihal Prifti, Murat Manehasa, Myzafer Çela, Nikollaq Koçani, Nestor Therecka, Nikolla Qafoku, Nikolla Verdha, Petraq Marango, Pëllumb Çarçani, Petrit Barani, Petraq Xhaçka, Petrit Rama, Petrit Dodbiba, Petrit Vasili, Pirro Veizi, Pjerin Preka, Pal Xhumari, Pëllumb Karagjozi, Pjerin Radovani, Qemal Mandia, Qevqep Kambo, Rajmond Sharko, Rajmond Ikonomi, Rahmi Korbi, Ramiz Topi, Robert Magapi, Roland Pinguli, Sefedin Xhemalçe, Sotir Rrapo, Sul Kodra, Sulejman Zhguli, Skënder Durrësi, Skënder Malja, Skënder Koja, Skënder Xhiku, Spiro Boçi, Spiro Duka, Shyqyri Subashi, Taqo Adami, Tatjana Dishnica, Tatjana Harito, Vladimir Spaho, Ylli Bujari, Ylli Kolonja, Thoma Kristo.

    Intelektualë të Artit dhe Kulturës:

    Ali Abdihoxha, Arben Kallamata, Ali Oseku, Andrea Varfi, Alush Shima, Agim Qirjaqi, Agim Zajmi, Alfred Bualoti, Ahmet Pasha, Artan Seja, Bashkim Ahmeti, Bashkim Dervishi, Englantina Mandia, Edi Hila, Fatos Kola, Gazmend Leka, Hektor Pustina, Kin Dushi, Kujtim Çashku, Kol Jakova, Leka Bungo, Llazar Siliqi, Mehmet Elezi, Mërkur Bozgo, Miltiadh Kutali, Neshat Tozaj, Niko Progri, Naxhi Bakalli, Ndriçim Xhepa, Ramadan Sokoli, Rikard Ljarja, Taulant Pustina, Tefik Çaushi, Vehbi Skënderi, Vasian Lame.

    Intelektualë të njohur të prodhimit e të sferave të tjera:

    Ana Kolevica, Anastas Suli, Argjend Tafaj, Ardian Muço, Bedri Myderizi, Elmaz Çoçoli, Evan Koço, Enis Buletini, Fatos Hazizaj, Gëzim Kallçiu, Grigor Gjika, Gazmend Velçani, Gjergj Minga, Idajet Çoçoli, Idajet Farka, Kristaq Luarasi, Mihal Hanxhari, Mihal Hobdari, Mihal Tase, Mirush Strazimiri, Myzafer Janina, Pavllo Koja, Niko Leka, Sami Manehasa, Sezai Disha, Sitki Bushati, Vita Adami, Zija Shkodra.

    Në fund të kësaj liste të gjatë, shtohej:

    Shënim. Grupi i ngarkuar me rrjeshtimin e emrave sipas alfabetit të aderuesve në manifestin e 182 intelektualëve, për shkak të ngutjes ka lënë jashtë emrat e mëposhtëm. Kërkojmë ndjesë: Besim Elezi, Prof. Shef katedre; Manol Konomi, jurist; Myslim Islami, doc. Drejtor i muzeut; Spiro Qirko, Dr. kardiolog; Veli Zogu, Dr. kardiolog kirurg.

    1. anarko-sindikalisti2 says:

      Pershendetje,

      Ju lutem zonja dhe zoterinj tregohuni me me pak epsh dhe me shume koheret. Deconcimi i nje liste intelo-partiake me duket shume legjitime!
      Por kujdes, sepse kur vini c’do lloj emri ne nje liste, par verifikuar burimin (qofte kjo dhe ne postimet/pergjigjet e lexuesve) ju njollosni njerez te pafajshem dhe ne te njejten menyre edhe familjet et tyre.

      Disa nga keta njerez mund to mos jene me ne jete dhe nuk mbrohen dot. Po ashtu ju kujtoj se nje menyre e tille i ngjan pratikave te komisareve te partise ne kohen e monizmit, ku denoncimi i te pafajshmeve/te dyshimteve si „armik partie“ ishte pratike e zakonshme. Me zgjuarsi gazetari nuk eshte prononcuar ne kete pike ndjaj dhe rrespektoni zgjedhjen e tij.

      Pershendejte

      1. Anarko-Sindikalisti says:

        Ore Anarko-Sindikalisti2 : Gazetari nen ze ka konfirmuar listen, e cila mund te jete edhe me e gjate, kur permend mynxyrat te cilat ngjane pas, e per te cilat nuk pati reagim, parkundrazi disa kane firmosur edhe here te tjera, ne perkrahje te zullumeve. Andaj nese nuk e sheh veten tek asnjera nga listat, mos ki merak , ketu jane te hapura, ndryshe nga ato te partive per zgjedhjet…

  9. Liljana says:

    Kristo. Ku ke qene o bir keto kohe qe na humbe
    Tani te presim se e dime cdo qendisesh.

  10. Liljana says:

    Zoti Moderator,
    Vurini ju lutem dhe komentet e tjera per kete shkrim.

  11. Anarko-sindikalisti 2 says:

    Pershendetje te gjitheve.

    Ju lutem zonja dhe zoterinj, tregohuni me me pak epsh dhe me shume koherence. Denincimi i nje akti ose liste intelo-patriake me duket shume legjitime.

    Por kujdes, sepse kur vini c’do lloj emri ne nje liste dhe burimi nuk eshte verifikuar (qofte kjo dhe ne postimet e lexuseve) njollosni njerez te pafajshem…nje pjese e te cileve nuk jane me ne jete dhe nuk mund te mbrohen. Kjo me pak frikacake nga ana juaj..

    Pershendetje

  12. Arxhiu says:

    Cili eshte ky njeri (i thencin) Kristo nje pseudo filozof i kuqerremte qe nuk di histori e njerzillek, qe ka kete mllef per 187 intelektuale te cilet nenshkruan nje rrezim sistemi?
    Cili je ti more Kristo qe me duket se dhe hije nuk leshon mbi dhe?
    Nga mbive dhe cili te paguan ore gjak prishur dhe gjuhe neperke?
    Cili te kreh bishtin tend te qelbur mor injorant i vetvetes ?
    Duhet te kesh gelltitur mire corben e gatuar ku e di une se ku.
    Nuk me dukesh as pupulist mor i zgjebosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. B
    Balo

    Nga Tragjasi je zotrote apo nga Piçkuri? Piluri mo do thosha....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje