Momenti i frikshëm, drejtuesi i kamionit humbet kontrollin dhe vret katër persona

31 Tetor 2016, 21:12Sociale TEMA

Tomasz Kroker ishte duke drejtuar kamionin e tij në autostradën A34 në Mbretërinë e Bashkuar, kur u bë shkaktar i një aksidenti tragjik.

Një kamera, e vendosur prej tij brenda kabinës së automjetit, ka regjistruar momentin kur në telefonin e 30-vjeçarit duket se mbërrin një mesazh dhe, ndërsa Kroker nis ta lexojë, humbet kontrollin e kamionit.

Në pak sekonda, i shpërqëndruar, ai përplaset me një automjet tjetër që lëvizte përpara tij në autostradë, duke shkaktuar vdekjen e të katër udhëtarëve, të cilët ishin anëtarë të një familjeje.

Së fundi, Tomasz Kroker është paraqitur përpara gjykatësit për të marrë dënimin me 10 vite burg, si shkaktar i vrasjes së një familjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje