Taksisti përshkon urën e përmbytur me makinë... ishte vonë për në destinacion

31 Tetor 2016, 17:21Sociale TEMA

Ky është momenti kur drejtuesi i një taksie në Britaninë e Madhe, rrezikon jetën e tij dhe të pasagjerëve, për t’i kaluar në anën tjetër të urës në Holy Island.

Siç raportohet, ai ishte tepër vonë për të mbërritur në destinacion dhe në nxitim e sipër, ka vendosur të përshkojë urën gjatë momenteve kur ajo përmbytej nga batica.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut, siç shihet edhe nga pamjet, ai ka arritur t’i kalojë të sigurtë pasagjerët në krahun tjetër, ndërsa menjëherë ka ardhur edhe ndihma e shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje