Pamjet dramatike, pasojat e tërmetit që shkatërroi Italinë qendrore

30 Tetor 2016, 20:54Sociale TEMA

Lëkundjet e fuqishme që kanë tronditur Italinë qendrore, kanë shkatërruar disa qytete, duke i kthyer ato në rrënoja.

Pamjet dramatike, të filmuara me dron nga ajri tregojnë shkallën e shkatërrimit, pas tërmetit të fundit me magnitudë 6.6 ballë, i cili është cilësuar edhe si më i fuqishmi i 36 viteve të fundit.

Banorët e mbijetuar, i kanë përshkruar momentet e tërmetit si një “përjetim i ferrit,” ndërsa kryetari i bashkisë së Arquata Del Trento, deklaroi: “Nuk kanë mbetur më qytete. Gjithçka është shembur.”

Lëkundjet e fuqishme, janë ndjerë gjithashtu edhe në Romë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje