Partizani-Skëndërbeu është supersfida e kësaj jave që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Një sfidë e cila pritet të dhurojë mjaft emocione pasi që të dyja skuadrat janë pretendente për titullin kampion dhe kërkojnë të marrin tre pikët.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video minute pas minute rastet më të mira të kësaj ndeshjeje./ Fatjon Baze, TemA TV
Formacionet Zyrtare:
Partizani: Hoxha, Atanda, Krasniqi, Fejzullahi, Kalari, Ramadani, Batha, Trashi, Vila, Ekuban, Torassa,
Skëndërbeu: Shehi, Radas, Osmani, Vangjeli, Mici, Orelesi, Nimaga, Lilaj, Fukui, Latifi, Salihi
Mbyllet ndeshja Partizani-Skëndërbeu me rezultatin 0-0
Ramadani i afrohet golit të avantazhit me një gjuajtje potente që përfundoi ngjitur me shtyllën
Probleme serioze ndaj një tifoze femër në stadium, e cila rrezikoi seriozisht jetën pas dhunës qe ushtroi policia
Sherr masiv në shkëllët e stadiumit “Elbasan Arena’ tifozat përleshen me policinë
Renaldo Kalari ndëshkohet me kartonin e kuq pas një ndërhyrje ndaj Liridon Latifit. Partizani ngelet me 10-lojtarë
Minuta 59′, Orelesi shumë pranë golit të avantazhit duke goditur me kokë por topi kalon ngjitur me tranversën
Nis pjesa e dytë e ndeshjes me dy ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 0-0
Minuta 44′, Orges Shehi bën mrekullinë duke ndalur një gol të sigurtë pas gjuajtjes së Trashit
Minuta 41′, Aksion mjaft i bukur i Partizanit me Fejzullahin që pason sakt për Ekuban por nuk kordinohet siç duhet në momentin e goditjes
Minuta 26′, Lorenc Trashi provon nga një distancë e largët por pa problem për Orges Shehin
Minuta 22′ Ekuban tenton sërish me kokë duke fituar duelin me Radas, por topi përfundon mbi tranversë
Minuta 15′, Latifi tenton brenda zonës me anë të një goditje fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën
Minuta 14′, Shtylla ndal sërish Partizanin me Torassën që i afrohet golit të avantazhit
Minuta 13′, Rast i artë për Partizanin me Ekuban, i cili i vetëm përballë Shehit shmanget bukur dhe me portën e boshatisur, godet por ndalet nga mbrojtësit korçarë
Minuta 11′, Salihi tenton nga distanca për Skëndërbeun por pa problem për Alban Hoxhën
Minuta 2′, Shfaqet rrezikshëm Partizani me anë të Vilës që godet me kokë por qëndrore
Nis sfida Partizani-Skëndërbeu me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës kuqe