Zyrtarizohet HEC-i i Poçemit: Do të investohen 100 mln euro për 3 vite

31 Tetor 2016, 16:04Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.

Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania turke do të investojë 14.1 miliardë lekë, ose mbi 100 milionë euro për hidrocentralin e Poçemit. Koha e ndërtimit është parashikuar 3 vite, ndërsa sasia e prodhimit do të jetë 305 milionë kilovat/orë energji në vit.

Procedurat për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit nisën në korrik të vitit 2015, kur qeveria pranoi propozimin e pakërkuar të një kompanie turke me emrin “Cinar”.

Pasi e shpërbleu me bonus sa 8 për qind të pikëve kompaninë turke, në fillim të këtij viti qeveria shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e hidrocentralit. Por në garë u paraqit vetëm një ofertë, ajo e kompanisë “Cinar” në konsorcium me një tjetër kompani turke të quajtur “Ayen”.

Oferta u shpall fituese, duke i dhënë kompanive turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit dhe shfrytëzimin e tij për 35 vite. Ai i Poçemit është hidrocentrali i dytë që ndërtohet mbi lumin Vjosë, pas atij të Kalivaçit.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë është kundërshtuar nga shoqatat e ambientalistëve. Por Ministria e Energjisë thotë se HEC-i i Poçemit ndodhet poshtë atij të Kalivaçit dhe nuk e prek rrjedhën kryesore të lumit Vjosë.

7 komente në “Zyrtarizohet HEC-i i Poçemit: Do të investohen 100 mln euro për 3 vite”

  1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    pune korrakesh shiite,varu qillon………………

  2. LUAN says:

    MBETET VASALE TE TURKOSHAKEVE . KUR ISHIT NE OPOZITE KUNDERVEPRONIT PER KETO LLOJ NDERTIMESH . SOT PO BENI TE KUNDERTEN.

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Nje kryeminister injorant qe me firmen e tij prej injoranti do vrase mijera jete. Do cpipulloje gjithe ato fshatra duke i nxjerre keta fshatare ne rruge te madhe. Me demshperblimincqe do tu jape per token e rrembyer do tu ktheje ca para te qelbura qe as nje kasolle nuk do jene ne gjendje te blejne.
    Kjo vrasje e kesaj popyllsie dhe shperngulja e tyre nga trojet shekullore eshte me eger se ajovqe ben greketbme camet apo e barabarte.
    Ky eksod biblik do jete i dhimbshem dhe me malljime.
    Mallkuar qofte dritacebketij hidrocentrali tebkorrupsionit.

    1. Vjosa says:

      Nuk kane faj. Kurnuk ngrihet asnje te protestoje keshtu do i nxjerrin te gjithe per rreckash.
      Nga ana tjeter ben deklarata ” patriotike” me Athinen.
      Ne heshtje shet Shqiperine.

  4. maximus says:

    po kur s’na u ndane keta turqit, na jane ngjitur si ai m**ti ne kepuce dhe s’po na shqiten, race me te ndyre dhe me te pabese nuk mund te gjesh ne bote.

  5. Muco says:

    Kompani a turke ka per te mare gjate 35 viteve €1,527 000 000 NQS kilowatt/ hour eshte 200 lek te vjetra.Le te themi se €527 000 000 jane shpenzime ndertim/mirembajtje Hajde business Hajde. Rrofte rama

  6. Vladimir says:

    Ky eshte krimi me i madh i te gjitha koherave qe i behet kesaj zone dhe popullit autokton qe jeton prej shekujsh ne kete vend.Kuta i thote jo HEC ne Vjose.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje