Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes me FMN, për buxhetin e vitit 2017.
“Me FMN, arritëm sot një marrëveshje të rëndësishme për buxhetin 2017, buxheti më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet!
1.Buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013.
2.Buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e decentralizimit dhe reforma e ujit.
3.Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!
4.Buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.
-Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%!
-Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite!
-Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)!
-Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal”, shprehet Ahmetaj.
Kjo duket qart, me i mir per qyttetaret mbi te gjitha.
qe ka ndryshme per mire as nuk diskutohet vete FMN sot foli qarte per ndryshme pozitive jane analiza me fakte konkrete e qendrime asnjeanse, mendoj se ka permiresime te ndjeshem fal reformave te ndermara duke u pozicionuar shume me mire se ne te kaluaren
Them se ky buxhet eshte shume me i rendesishem per shqiperine, ndryshe nga cdo gje tjeter, eshte ai qe financon dhe qe ka gjetur hapsirat e duhura per te rritur rrogat po me e rendesishme akoma eshte financimi i reformave, reforma te cilat shqiperia i ka jetike per te vazhduar ne kete rruge ringjalljeje. Patjeter qe i duhet shume pune per te vazhdiar ne kete rruge.
hajde sali hajde,po ta merr rilindja…shqiperia po lulezon me hajdute …..