Kanadaja ka njoftuar se do të presë 300 mijë emigrant në vitin 2017. Mirëpo, për të fituar të drejtën e punësimit dhe qëndrimit në Kanada ka një sërë kriteresh. Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues.
Sipas një njoftimi të zyrës kanadeze të Emigracionit, thuhet se baza e pranimeve do të jetë fillimisht për 300 mijë, si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.
Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John McCallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300 mijë është një themel i fortë. Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike. Referuar rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon në disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit.
Intervista sipas udhëzimit, do të zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit.
Aplikanti nëse e përfundon me sukses, duhet të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore. Që ambasada të marrë vendimin përfundimtar, lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit. Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Pas të gjitha këtyre procedurave ju do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë nga 100 pikë të mundshme./Shqip
PO PROFESIONIN E TE NDENJURIT NE KAFE GJTIHE DITEN DUKE U MARRE ME LLAFE, NUK KA NE KANADA….?? SE SHQIPTARET NE SHQIPERI E BEJNE ME SE MIRI ATE PROFESION FISNIK.
He mos u tall, se pastaj shqiptaret pas kafes shkojne edhe neper sedilje makinash me xhama te erresuara dhe e shkundin makinen teksa i thone njeri tjetrit qe e duan shume nderkohe qe nuk e duan. Ndonjehere e lene edhe spermen brenda gabimisht dhe kur ua thote e dashura ne SMS zhduken, aq sa detyrohet edhe Rozana Radi t’u kendoje kenge. ?
Hahahahaha ca kenge aman ..
Canada ka nevoje vetem per punetore krahu, por duhet te jene me shkolle. Ne qe jetojme ne Canada e dime shume mire se cfare mashtrimi eshte te sjellesh mjeke, arkotekte, medues etj dhe do te punojne bojaxhinj, roofaxhinj, pjatalares, etj. Tani edhe keto pune nuk i gjen dot. E di qe nuk do te me besoni, por kjo eshte e vertete
@ANDY
KE TE DREJT O LALI ERI. KY ESHTE NJE MASHTRIM I MADHE KOMPLET SI ARTIKULL. KAM SHKUAR NE KANADA PARA CA VITESH ME PUSHIME NE CALGARY, EDMONTON DHE BANF, DHE TE GJITHE SHQIPTARET ME SHKOLLE TE LARTE QE KISHINI ARDHUR NGA SHQIPERIA, QE JETOJN NE KANADA, SHUMICA E TYRE, MUND TE THEM 95% PUNOJN PUN KRAHU, BOJAXHINJ, PJATA LARES, NEPER PICA DHE RESTORANTE, PASTRUES.
TE VETMIT SHQIPTARE ATA 5% QE PUNONIN SI DOKTARA APO CFARE DO TJETER, KISHIN ARDHUR TE VEGJEL NE KANADA DHE KISHIN ZENE NDONJE PUN TE MIRE. GJITHE TE TJERET PUN KRAHU.
KY ESHTE NJE MASHTRIM TOTAL. I THEM TE GJITHVE SHQIPTARVE QE KAN PUN TE MIRA NE SHQIPERI, MOS LEVIZNI DHE MOS U GENJENI ME BUDALLIQE TE TILLA. SE DO PERFUNDONI SI MOS ME KEQ. NUK KA SI VENDI JOT.
“Nuk ka si vendi jot”: E DREJT. une jam emigrant per vete dhe te pakten nji her ne vit kam nevoj te ndiej eren e shqiperis, era mut, por eshte Shqiperia; emigrantet shqiptar jan ne pjesen me te madhe te shkolluar (nga diktatura), por asnje nuk i mer ne pune per inxhenjer ose arkitekt (vetem 5%), pse ngelen gjithmon EMIGRANT……
Kanadaja eshte vetem per ata qe punojne fort ne ndertim, hidraulike apo tjeter. Kush eshte inxhinjer apo dicka tjeter ne profesion duhet te llogarise 5-6 vite pune te renda dhe vetem pas kesaj mundet te arrije dicka ne profesionin e tij. E kam nga eksperienca personale. Aplikoni po qe se jeni dakort me kete keshille se nuk humbisni.
mashtrime dhe propaganda , asnje lloj profesioni nuk te pranojn ne kanada , vete te jesh skllave e puntore me I rendomt por me nje kusht qe t e kesh qen doctor professor inxhinjer dmth me arsim te lart ne vendidn tend …. gjithcka eshte propaganda si ajo e kohes se monizmit , pasi shkon ne Canada me ato pak kursime qe qe I mbaron ato dhe ske ku te shkoshe me se ndihesh pastaj si I huaj ne vendin tend , prandaj pjesaa me e madhe skthehen ne shqiperi ,,,,,,,,,
Shteti shqiptar shiti popullin qe te shkonte per i cope buke neper bote sidmos ketej nga planeti tjeter.Hajt mo e thene kur jane hajduta.
perse mor njerez flisni me kaq pesimizem dhe urretje kunder emigracjonit , une kam 7 vite ketu me shkolle dhe diplome dhe ne fillim sigurisht qe nuk eshte fush me lule , se kudo fillimi eshte i veshtire dhe ne shqiperi po te nderrosh qytetin mezi ambjentohesh , por per nje kohe shume te shkurter ketu e gjen veten shume shpejt mundesit dhe rruget jane te ndryshme, mua te me thuash tani qe te kthehem ose te shkoj ne ndonje vend tjeter nuk do ta beja kurre me kete levizje ketu esht nje vend i begate njerzit jane te lumtur per 3 vjet merr pashaporten kanadeze blen nje shtepi dhe e paguan me kredi 10 deri ne 20 perqind te te ardhurave tuaja mujore punon 10 vjet dhe merr pensjon te plote ne kohen e pensjonit, ketu ku jam une shume shqiptar qe jetojne jane me vila dhe jetejne njelloj si kanadezi, eshte jo mire po shume me mire se ne albanistan, ketu jeton me mire me asistence se sa ne shqiperi punon gjith diten dhe per nje jete fare te thjeshte pra siguron buken me gjize pa llogaritur pushimet ose komoditetet e nje jete te thjeshte, ju qe shkruani keq besoj se jeni ose budallenj ose dembela dhe ju pelqen te rrini vend numero, kenaqeni me buk me gjize dhe pras, nuk dini cfare eshte bota e qytetruar, shqiptaret e zgjuar levizin
ja ta provojm e te kthej pergjigje si duhet
Mesa di une, Kanadaja kerkon persona qe kane ambicie dhe kerkojne dicka nga jeta. Nje inxhinier shqiptar, eshte e vertete qe do te kete shume veshtiresi ne filllim si gjuha, eksperienca ne pune etj, ndaj per te mbajtur familjen do te punoje cfare te gjeje dhe do te jetoje me mire se ne Shqiperi. nese inxhinieri ka ambicie per vete dhe epr familjen e tij, mund te beje kurse kualifkimi, mund te shkoje ne shkolle ose te beje ekuivalimin e diplomes. nese i ben te gjitha keto, pas disa vitesh perpjkje mund te marre edhe 80,000 dollare ne vit. Per mos te thene qe cilesia e jetes ne Kanada eshte nga me te mirat ne bote dhe e ardhmja e femijve eshte shume here me e sigurte se ne Shqiperi. Mbetet vendim personal emigrimi ne Kanada apo jo, por ta krahesosh kete vend me Shqiperine eshte budallallek.