Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke

2 Nëntor 2016, 13:17Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Tashmë publikut, medias dhe politikës i është hedhur për konsum një torbë e re tagjie. “Lufta e re” greko-shqiptare, e cila pa dyshim ka heronjtë e saj. Projekti për një investim publik në Himarë, për llogari të të cilit do të prishen disa ndërtesa, shtëpi, dyqane apo njësi shërbimi, është bërë çështje mes dy vendeve. Dhe, ashtu siç na e ka ënda, për çështjen diskutohet vetëm ditën e parë. Pas kësaj ne merremi me historinë dhe me replika e sharje nacionaliste.

Drejtuesit e minoritetit grek në Shqipëri, pakënaqësitë për prishjen e disa ndërtimeve, ashtu siç ndodh rëndom në çdo qytet, ku askush nuk pranon me qejf t’i prishet shtëpia apo dyqani për llogari të projekteve publike, i transformuan në “veprime të qëllimshme të qeverisë shqiptare ndaj minoritarëve grekë”.

A thua rruga po kalonte vetëm te shtëpitë e tyre dhe se projekti për rehabilitimin urban të Himarës ishte një vepër me sfond nacionalist, në dëm të banorëve që kanë kombësi greke. Ata informuan për këtë “gjëmë” edhe Athinën, e cila e kishte gati me sa duket tekstin dhe lëshoi menjëherë komunikatën se në Himarë po bëhet spastrim etnik.

Pasi, si pasojë e prishjes së një lokali që ishte në rërën e plazhit, 4 familje të kombësisë greke kishin ikur në SHBA, duke pakësuar numrin e grekëve në Himarë. Vetëm mendje të sëmura apo shumë të djallëzuara e dashakeqe mund ta bëjnë këtë lidhje. Por qeveria greke nuk ngurroi t’i lëshonte edhe një urdhër qeverisë shqiptare, a thua po i drejtohej Bashkisë së Janinës, për ndërprerjen e punimeve.

Një ditë më pas reagoi edhe Ministria e Jashtme shqiptare, duke thërritur edhe ambasadoren greke në Tiranë për shpjegime. Histeria ndërkohë u ndez, nëse ka apo jo minoritarë në Himarë, është apo jo Himara zonë minoritare, kanë apo jo grekët prona në Himarë etj. etj. Orkestra e tallazeve u vu në punë me tërë furinë e saj. Më pas Kryeministri i Shqipërisë kujtoi (referoi) se, shumë herët, Athinën dhe Akropolin e kanë shpëtuar shqiptarët, e se popullsia autoktone atje është kryesisht shqiptare.

Por, edhe pse dikur shqipfolëse, kjo nuk e bën këtë qytet shqiptar – shkroi Rama. Për të njëjtën arsye, meqë Himara bëri tregti me grekët dhe mësoi greqishten dikur, nuk e bën atë qytet grek. Mediat greke iu lëshuan në kor Kryeministrit të Shqipërisë duke e akuzuar si nacionalist ekstrem. Por ky është një kompliment shumë i madh politik në një vend ku popullsia dehet shumë lehtë nga nacionalizmi.

Ndërkaq, në rrjetet sociale “nacionalistët” shqiptarë kaluan në ekstazë, duke heroizuar edhe Kreshnik Spahiun, që në një debat televiziv i quajti, jo vetëm ata të Himarës që pretendojnë se janë minoritarë greke, por edhe minoritetin zyrtar grek, hyzmeqarë të bejlerëve shqiptarë që nuk kanë pasur e nuk kanë prona në Shqipëri. Ose, edhe nëse i kanë, duhet t’i marrin kur të na japin pronat e çamëve. Pa dyshim sharjet do të vazhdojnë, pasi siç e thashë në fillim, kjo është një çorbë që gatuhet e shërbehet shumë në të dyja anët e kufirit.

Kësaj teme nuk i vë dot kapak askush, ndaj edhe unë s’do ta marr mundimin. Por ajo që dua të them është se Himara, qëllimisht, nga krerët drejtues të minoritetit grek në Shqipëri dhe përfaqësuesit politikë të tij, është shndërruar në një vatër zjarri, të cilën e ndezin sa herë të duan. Ndryshe, nëse shuhet ky zjarr, ata mbeten pa punë e pa para, për pasojë.

Nga një faktor paqeje, ata e kanë shndërruar minoritetin, nuk ka rëndësi ku jeton, në një armë që e zbrazin në emër të nacionalizmit dhe luftës etnike, sa herë t’u duhet, duke shfrytëzuar madje edhe prishjen e një dyqani të një minoritari. Himara u nënshtrohet të njëjtave ligje, së njëjtës qeveri e të njëjtave plane zhvillimi si çdo qytet shqiptar. Ata janë të diskriminuar nga një shtet dhe qeverisje e korruptuar po aq sa edhe ne shqiptarët, por ajo që nuk ka ndodhur e nuk po ndodh kurrë në Shqipëri është vetëm spastrimi etnik, apo diskriminimi nacional.

Megjithatë, nga kontestimi për prishjen e disa ndërtesave(siç ka ndodhur në çdo lagje e qytet të vendit), reagimi i Bollanos & co u shndërrua në çështje nacionaliste. Po, çdo shtetas shqiptar, me kombësi shqiptare, greke, serbe, malazeze, apo edhe malajziane nëse ka, ka të drejtën e pronës njësoj. Ka të drejtë ta gëzojë, trashëgojë, mbrojë e kërkojë dëmshpërblim nëse ia dëmtojnë. Nuk ka rëndësi nëse e ka trashëguar para 1 mijë vjetësh apo e ka blerë para 10 vjetësh.

Ndaj dhe histeria e qelesheve të bardha nacionaliste shqiptare, atyre që thonë se “ju s’mund t’i merrni pronat pa na kthyer pronat e çamëve”, është po kaq e dëmshme sa edhe tezat e Bollanos, se rruga e Himarës po kalon qëllimisht te dyqani i një greku. Kur vjen puna te nacionalizmat, anti-grekë apo anti-serbë, ne bëhemi euforikë.

Dhe, me sa duket, këtij euforizmi, që prodhon kredenciale politike, nuk i rezistoi dot as kryeministri Rama, që, pas reagimit zyrtar krejtësisht të motivuar e të nevojshëm të Ministrisë së Jashtme, kujtoi se kush e shpëtoi Athinën në vitin 1670. Dhe, në rrjetet sociale, edhe ata që e mallkojnë çdo ditë, thanë: Epo të lumtë pushka o Edi, këto punët e tjera nuk i qullose, por grekëve ama ua tregove vendin. Ndërkohë media greke nis të rrëmojnë në histori tashmë se kush e shpëtoi Akropolin nja 350 vjet të shkuara.

Orkestra e çakorduar e nacionalizmit është ndezur dhe të gjithë u bien veglave sipas qejfit të vet. Po lulishtja e Himarës? Për momentin nuk ngelet zgjidhje tjetër veçse bashkia e qytetit të negociojmë sipas logjikës: Meqë ne ju paskemi shpëtuar Akropolin në 1670, dhe s’po kemi pretendime, edhe ju mos bëni zë për një kafene në breg të detit. Kjo për tani. Për më vonë, Himara do të vazhdojë të përdoret sa herë që krerët e minoritetit grek të kenë mosmarrëveshje të çfarëdo lloji me autoritetet shqiptare, edhe administrative, edhe politike, apo të lihen në harresë nga Athina.

9 komente në “Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke”

  1. zef says:

    O traap po ku ka minoritet grek himara, aty jetojne shqiptare ordtodoks.

  2. ME keto qe pretendohen per Himaren Shqiptare nuk ka se si te mbulohen poshtersite greke qe kane gedhendur ne muret e jashtme te parlamentit te Athines. Kush u ka dhene leje grekeve te shkruajne Kelcyre, Permet, Korce e Gjinokaster atjea??!
    Vetem janullua I “tiranes” mund te firmosi “leje” te tilla
    Shikoni mendoni dhe gjykoni padrejtesite e poshtersite qe beni ne ate greqi-KAZAN PLEHERASH TE EUROPES KURVE

    1. Crusader says:

      Ik o Sali ha ndonje hamburger aty ne Ameriqi ku je, se nuk jane me inat keto pune. Uthulla e forte prish enen e vet, thone nga anet tona. Ju Camet ende nuk keni vene mend nga historia. Dhe e di perse? Sepse ndiheni te huaj ne Ballkan, dhe mbirreagoni. Nuk ka pasur as Sali dhe as Hamdi ne Ballkan o mik, dhe aq me teper Shqiptare. Ata i solli Turqia ketu. Nuk kam asgje kunder Turqise, Myslimaneve apo Cameve, por nuk e duroj dot mashtrimin historik qe ju perpiqeni te mbillni. Gjitmone jeni bere me pushtuesin dhe kunder popullsise vendase, dhe kjo e ka nje domethenie te madhe.

  3. Aseni says:

    Kete vere isha me pushime ne Himare dhe me Thane se aty ka vertet nje plan rregullues. Shtepiat nuk prishen me qellimi te keq po per shkak te atij plani. Ndersa greket kot perzien ne kete pune.

  4. capi says:

    Minoritaret etj., ishin vertete hyzmeqare te bejlereve te Gjirokastres, Tepelenes, Libohoves e me gjere. POR kete gje nuk e ka percaktuar Kreshnik Spahiu. Spahiu Jokreshnik dhe Joshqiptar e ka lexuar te veprat e Enver Hoxhes, kur Enveri shkruan se xhaxhai i tij Hyseni i pat thene fill pas clirimit: largoji keta greket nga Shqiperia se nuk jane minoritare ne tokat e tyre, po jane hyzmeqare te ardhur prej vitesh ne tokat tona, per pune bujqesore, ne tokat e fushes Dropullit qe ishin ne pronesi te bejlereve shqiptare qe i kishin sarajet ne malet e kodrat perrreth, e nuk ia kishin ngene te zbrisnin ne fushe per pune bujqesore … etj., e keshtu pajtuan hyzmeqare, bujq greke te cilet bene edhe shtepite rreth e rrotull Fushes te Dropullit, sic shtepite duken me sy te lire.
    Lexoni, lexoni
    Kujtoni, kujtoni
    Shqiperine kurre
    Mos e harroni
    Dhe vdekjen e trurit
    Me duart tuaja
    Kurre mos e kerkoni.

    1. Crusader says:

      Do te thuash Turqine? Se bejleret ishin kolone Turq qe ju jepte toka Sulltani ne territore te pushtuara ne Ballkan, kur ata shquheshin ne betejat qe bente perandoria Otomane. Ti e sigurt qe je Cam, sepse te kujtohet me nostalgji koha kur ju sollen nga Turqia dhe ju dhane dy bythe ullinj e ca toka ne Epir. Eshte fatkeqesi, qe shqiponja dykrenore e Bizantit dhe identiteti Shqiptar, eshte kthyer ne pacavure nga ish kolonet Turq te Shqiptarizuar. Prandaj edhe ai vend eshte i mallkuar.

  5. O z. Kikia !
    Qe do te ushqehesh me shkrimet e tua qe ben lart e poshte portaleve te ndryshem , mire ben !
    Por ,zoti super kryeminister qe i kujtoj historine atyre 15-20% te grekeve qe jetojne ne mesin e shqiptareve te tanishem dhe te hershem ,nuk beri ndonji gje te keq e,pervec se i vuri trurin e shqiptareve te atjeshem( sot grek gjoja),qe te mesojne se jane rrace ilire dhe te jene krenare per ate qe jane !
    Kurse ti , zoti gazetar ,bej pak mesim historie ,dhe kupto hilet e atyre qe shpikin minoritete ne Shqiperi, dhe mos te dukesh injorante me shkrimet qe hedh ne treg !
    ?????⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠

  6. Hopokriti says:

    Cjane keto brockulla e artikuj ironie pa vlere! Ti Kikia sdi te besh gje tjeter vec se te ironizosh ? Ky eshte aktualitet qe do me patjeter vemendje dhe trajtuar sic duhet nga politika shqiptare dhe nga shtypi! Apo sdini si te trajtoni e ec te bejme hironi dhe sehir bashke!

  7. Shqip shqip says:

    Ore ju qe i qe i respektoni bejleret si sabri turko qen godo.nuk bashkoheni qofte edhe me argatet grek dhe argatet e gjithe botes tua cajme bythen dhe per me teper me ndihmen e strasburgut ku ata pretendojne se meritojne mbrojtje bejlerve te te gjithe vendeve dhe kohrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje