Rama në zyrën e Metës, takim një ditë para seancës Kuvendit

2 Nëntor 2016, 10:35Politika TEMA

Pavarësisht lajmeve për debate brenda mazhorancës “rruga” e shkurtër nga Kryeministria te kryesia e Kuvendit apo anasjelltas po funksion me kapacitet të plotë.

Dy aleatët në qeverisje, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta vijojnë takimet çdo të mërkurë, përpara seancës së Kuvendit.

Edhe paraditen e sotme, Kreu i qeverisë ka hyrë rreth orës 10:00 në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar me aleatin e tij kryesor.

Takimi Rama­-Meta vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet pr/ligji për Institucionet e reja të Drejtësisë.

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, pjesë e paketës prej 7 ligjesh për zbatimin e reformës kushtetuese, është përfshirë sërish për votim në punimet e seancës së ditës së enjte.

Bashkë me të në rend dite janë dhe ndryshimet në Kodin Civil dhe ne Kodin e Procedurës Civile, të mbartura për votim nga seanca parardhëse. Për miratimin e tre p/ligjeve nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash.

Pr/ligji ‘për organet e qeverisjes së gjyqësorit’ ishte planifikuar të votohej më 6 tetor, bashkë me pesë ligjet e tjera, por ai u shty në përpjekje për të gjetur mirëkuptim mes palëve. Drafti vijoi të qëndrojë në rendin e punimeve edhe në tre seancat pasardhëse, më 13, 20 dhe 27 tetor, por pa arritur të votohet, për shkak të mungesës së votave të domosdoshme për miratimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje