Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë një pikë të vendimit të qeverisë lidhur me licensimin e kompanive të tregtimit të karburanteve.
Pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave përstacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikante ishte përcaktuar në masën 5 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera.
Por kjo nuk është pranuar nga Kushtetuesja.