Në Londër dhe qytetet të tjera të botës ka nisur marshimi i përvitshëm i “Miliona Maskave,” i organizuar nga grupi Anonymous.
Marshimi, i cili zhvillohet çdo pesë nëntor është një formë proteste kundër elitave politike, korporatave dhe në mbështetje të lirive civile.
Ndërkohë, pjesëmarrësit në këtë protestë kanë qenë të shumtë këtë vit, teksa qytet ku organizohet sa vijnë dhe shtohen.
Por, cila është historia pas datës 5 nëntor?
Në pesë nëntor të vitit 1605, një grup katolikësh britanikë ngritën një komplot për vrasjen e mbretit Xhejms I, pas përndjekjes që ata kishin vuajtur nga monarkët britanikë.
Në krye të komplotit, u zgjodh Guy Faëkes, i cili arriti të vendoste 36 fuçi baruti brenda ndërtesës së parlamentit, të mjaftueshme për ta shkatërruar plotësisht atë. Plani i komplotuesve, ishte hedhja në erë e Dhomës së Lordëve gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve të parlamentit.
Por, një letër anonime drejtuar baronit ëilliam Parker zbuloi komplotin natën e 5 nëntorit 1605, ndërsa Guy Faëkes u arrestua pak përpara se të shpërthente fuçitë e barutit në ndërtesën e parlamentit.
Pjesa më e madhe e komplotuesve arritën të arratiseshin nga Britania, ndërsa ata që u arrestuan, u dënuan me vdekje nga gjykata mbretërore.
Qysh nga ajo kohë, pesë nëntori kujtohet si një datë proteste dhe kundërshtimi ndaj elitave politike, korporatave dhe në mbështetje të sa më shumë lirive civile. Prej disa kohësh, ajo organizohet nga grupi i hakerave Anonymous, maska e bardhë e të cilëve mendohet se është e njëjta e përdorur nga Guy Faëkes dhe komplotuesit e tjerë gjatë takimeve të tyre.
Historia po eshte ajo. Por maska e kan mar si model nga filmi V for Vendetta.