VIDEO/ Ndryshimet ndërmjet Barack Obama dhe Donald Trump, ja si i trajtojnë kundërshtarët

5 Nëntor 2016, 16:21Sociale TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama ishte duke mbajtur një fjalim në përkrahje të Hillary Clinton në Karolinën e Veriut, kur në një moment ndërpritet nga një mbështetës i Donald Trump.

Turma ka nisur menjëherë të thërrasë e nervozuar kundër të moshuarit, i cili mbante në duar një pankartë me emrin e Trump. Por, Obama iu ka kërkuar të qetësohen dhe ta respektojnë atë.

“Qetësohuni dhe më dëgjoni një sekondë,” iu drejtua Obama turmës së të pranishmëve, “Keni këtu një zotëri, i cili po mbështet kandidatin e tij të preferuar. Së pari, ne jetojmë në një vend ku respektohet fjala e lirë. Së dyti, ai me siguri ka shërbyer në ushtrinë tonë dhe duhet ta respektojmë për këtë. Së treti, është më i moshuar dhe duhet t’i respektojmë të moshuarit,” vahzdoi
Obama, ndërsa shtoi “Dhe së katërti, mos fishkëlleni, por votoni!”

Ndërkaq, veçse një leksion ndaj të pranishmëve, presidenti Obama i ka dhënë një mësim edhe kandidatit Trump, i cili jo vetëm nuk i toleron mbështetësit e kundërshtarëve, por reagon dhunshëm ndaj tyre.

5 komente në “VIDEO/ Ndryshimet ndërmjet Barack Obama dhe Donald Trump, ja si i trajtojnë kundërshtarët”

  1. Zigur Qarri says:

    Diferenca,shekuj larg,Obama pothuaj Profet.
    Obama eshte fenomeni i mrekullise amerikane,Demokraci qe i jep mundesi te behet President edhe nje perfaqesuesi te nje komuniteti minoren,
    ndersa Trump fenomeni i dobesise amerikane,Demokraci qe i jep mundesi te behet President nje demagogu,qe e blen me para.
    Gjithesesi,megjith boshlleqet e saj,Demokracia perendemore eshte menyra me eficente deri sot per te qeverisur.

  2. trgfgs says:

    ky eshte jevgu i vertete te cilit shqipot “autoktone” per 8 vjet i bene lepe-peqe
    tani po presin te pine shurren e shurres klinton

  3. Ronaldo says:

    Zigur, pervec te tjerave, vetem emri qe perdor nuk le vend per asnje koment per inteligjencen tende. Edhe vete “profeti” qe permend ti nuk denjon te kete perkrahes te nivelit tend.

  4. tifozi says:

    Kurse Tampi sotMe ndihmen e dy agjentve u largua nga podium ku po fliste kur pa nje Republikan qe hyri ne sale me nje parull kunder Trampit. Trampi u frikesuaq shume sa bertiti Kapeni se do qe te me vrase. Me vone ky person foli ne television se ishte I pa armatosur. Shkrimin tuaj
    Zoti Zigur e perkrah plotesisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje