Aleksandër Frangaj ka sulmuar me shoqatat e tij të gazetarëve, Televizionin Publik.
Ai ankohet pse RTSH iu ka ndërprerë sinjalin televizioneve private, gjatë ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të Kishë Katolike në Shkodër.
“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Shoqata e Mediave Elektronike dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin injdinjatën e thëllë për aktin e paprecedentë të Televizionit Publik Shqiptar, që ndërpret sinjalin e transmetimit për mediat e tjera gjatë ceremonisë me rastin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Francesku, që u mbajt sot në Katedralen e Shkodrës.
Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike është një ngjarje me interes mbarëkombëtar që mblodhi në qytetin e Shkodrës autoritetet më të larta të vendit, përfaqësues të Vatikanit e të komuniteteve fetare në vend. Ceremonia solemne u ndoq nga mijëra qytetarë në sheshin para Katedrales së Shën Shtjefnit, e miliona shikues të tjerë përmes mediave vizive.
Por Televizioni Publik shqiptar, që si zakonisht në raste të tilla prodhon sinjalin për të lehtësuar konfuzionin që do krijohej nga prania e shume kamerave të televizioneve të tjera, në mënyrë të njëanshme e me një akt banditesk e injorant, ndërpreu papritur sinjalin për televizionet që po e përcillnin ceremoninë për shikuesit e tyre. Pa e kuptuar rëndësinë mbarëkombëtare të kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, me një sjellje të padenjë, TV publik e konsideron prodhimin e sinjalit të kësaj ceremonie, si një produkt të vetin, duke u hequr mundësinë mediave të tjera që ta përcjellin për shikuesit e tyre, si të ishte një ceremoni sportive a event artistik.
TV publik që duhet të jetë modeli informimit pa kufij të shikuesve, po shndërrohet në modelin e mendësisë së mbyllur, e krejt të paditur për rëndësinë e rolit të vet.
TV publik nuk mund të bëhet konkurent në treg me veprime të tilla qe reflektojne vetem injorance, por me permiresimin e programeve qe prodhon vete. Nuk mund te jete kurre nje ngjarje e tille me rendesi kombetare, ekskluzivitet i transmetimit te nje televizioni te vetem dhe ligji e parashikon qarte si veprohet ne raste te tilla.
Shoqatat tona i kerkojne Komisionit Parlamentar te Medias, Autoritetit te Mediave Audiovizive dhe Keshillit Drejtues te RTSH, te analiziojne kete shkelje te ligjit te Medias dhe te marrin masa ndaj drejtuesve injorante qe urdheruan aktin arrogant e te paprecedent te nderprerjes per te gjithe televizionet e tjera te sinjalit te ketij evenimenti te rendesishem kombetar”, thuhet në reagimin e shoqatave të gazetarëve të drejtuar nga Frangaj.
Sipas tvsh dilte se ketyre u eshte kerkuar nese dt marrin filmimin nga tvsh te vene edhe logon e tvsh. Perndryshe transmetimin ta bejne vete. Ne fakt News 24 e ttansmetoi vete, sipas ketij rregulli.
Me beri pershtypje se ankesa e tv klan ishte nenshkruar nga Shkullaku, Frangaj, Rakipi.
Po qe per bande, TV Klan e dinastise Frangaj, eshte banda me e madhe ne kete vend.
ahahahaa …,shan lluca balten
http://rtsh.al/lajme/rtsh-ne-sherbim-te-publikut/
Ne fakt RTSH nuk ia hoqi sinjalin Dixhitalbit!!!
S’mund te ndodhte ndryshe: Dixhitalbi ka tre drejtore madhore ne RTSH, ne sherbim te tij, pervec drejorit te madh, i cili po ben gjithshka per te favorizuar Top-Median. Sigurisht jo falas.
Po Sandri nuk guxon ta thote, sepse sot, lidhjet e Dixhitalbit jane shume te forta…ne qeveri.
Po ndeshjet e kombetares nuk jane me interes kombetar, pse nuk cohet ky Frongu te protestoje dhe per kete.
RTSH eshte me leket e popullit , Frongu me leke te vjedhura se ku e mori pasurine
Nje pyetje kisha une: Perse ne Durres pjesa me e madhe nuk e shikon dot ne sinjal digital Klan Hd?
futini nje linje trefazore ne prapanice ketij e te filloj te transmetoje nga veshet