INTERVISTA/ Vrasja e ballistëve, flet nipi i Myslym Pezës: Ju tregoj sherrin me Mehmet Shehun

7 Nëntor 2016, 08:31Politika TEMA

Nipi i Myslym Pezës, komandantit të çetës dhe batalionit të Pezës, Sokol Peza, tregon se korrieri që ishte nisur për të urdhëruar ndalimin e masakrës me ballistët në Lushnjë e vranë njerëzit e Hamit Matjanit.

Ai tregon historitë e treguara nga i ati, Skënder Peza, se si Myslym Peza dhe Mehmet Shehu ishin përplasur në një incident në Baldushk pranë Pezës tregon për “Panorama”.

Si e njihni ju historinë e vrasjes së korrierit që Myslym Peza i dërgoi Mehmet Shehut për ndalimin e vrasjes së nacionalistëve në Lushnjë?

Unë nuk i kam jetuar ato kohë sepse jam i ri, por rrjedh nga një familje, që për shkak se ka hyrë në luftë që në vitin 1940 me çetën e Pezës, gjyshi im është Myslym Peza dhe babai im Skënder Peza, luftëtar i kësaj çete, kam dëgjuar të përsëritura me mijëra herë këto episode nga Lufta Nacionalçlirimtare.

Myslym Peza mbulonte zonën operative të Pezës që shkonte deri në Lushnjë dhe ishte shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me fshatarët, por edhe se nuk ka luftuar kundër ndonjë ballisti, sepse zona jonë nuk ka pasur ballistë.

Ka pasur ndonjë përplasje apo qejfmbetje mes Mehmet Shehut dhe Myslym Pezës?

Kur Brigada e Parë ka ardhur në Pezë, ka ardhur nga Baldushku dhe u vendos në shtëpinë më të madhe të Baldushkut, shtëpia e Balasejve. Gjyshi im, edhe pse e kishte idhull Brigadën e parë, nuk doli ta priste Mehmet Shehun. Por aty pati një incident.

Të nesërmen e natës së parë që qëndroi në Baldushk Brigada e Parë, Mehmet Shehu doli për të kontrolluar rojet e sigurisë. Aty takon një Avdi Kasalli, nga Peza, që Bab Myslymi e kishte shefin e rojeve. Mehmeti kërkoi që të largoheshin rojet e Pezës dhe të vendoste rojet e Brigadës së parë.

Avdiu nuk pranoi, duke i thënë se merr urdhër nga Myslym Peza, komandanti i tij. Ka pas një debat dhe në fund Mehmet Shehu i thotë do bësh si them unë, sepse unë të vras. Avdiu i ka thënë: Pse arma ime nuk vret?! Partizanët e Brigadës së Parë e kapin Avdiun dhe Mehmeti urdhëron që të pushkatohet.

I çojnë haber Myslym Pezës që Mehmet Shehu ka thënë se do vrasë Avdi Kasallin. Bab Myslymi i çon fjalë ultimative duke i thënë se nëse e gjen gjë Avdi Kasallin, Mehmet Shehu nuk del gjallë nga Peza. Madje Myslym Peza i ka thënë se nëse ti do të vendosësh rojet e brigadës, dil nga zona ime, nëse nuk ke besim tek unë.

Si ka ardhur lajmi për ballistët e Lushnjës?

Është treguar se në Pezë ka ardhur lajmi se Brigada e Parë ka ndesh në rezistencë nga forcat e Hamit Matjanit në Lushnjë dhe se disa nga ballistët e kapur nga partizanët janë pushkatuar. Anglezët që rrinin në Pezë shkojnë te Bab Myslymi dhe i thonë se beteja ka ndodhur në zonën që drejton ti dhe duhet të ndalohet masakra.

Myslym Peza nis korrierin e tij përmes të cilit urdhëronte Mehmet Shehun që të mos vazhdonte masakrën me fshatarët e thjeshtë. Korrieri është vrarë nga njerëzit e Hamit Matjanit, si pjesë e forcave partizane. Më vonë është gjetur dhe letra që ai do t’i çonte Mehmet Shehut nga Myslym Peza.

Si është diskutuar dhe çfarë qëndrimi është mbajt nga Myslym Peza për atë masakër?

Është dënuar, është gjykuar si masakër dhe Myslym Peza shprehte shqetësimin se kjo nuk duhej përsëritur. Duhet të gjykojmë edhe kohën në të cilën zhvilloheshin gjërat. Historianët nuk e thonë sot që ka pasur dy urdhra të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë me iniciativë të gjyshit tim, Myslym Peza, që të mos merrnin pjesë në betejat për çlirimin e Tiranës,

Brigada 3, 2 dhe 22, që ishin brigada që ishin formuar në Tiranë dhe që e njihnin edhe palën kundërshtare dhe meraku ishte se duke e njohur mirë palën tjetër, mund të kishim edhe këtu ndonjë masakër me ballistët. Sepse nuk kishim të bënim me ndonjë ushtri të organizuar të dalë nga akademitë apo kazermat, por ushtri partizane që nuk i njihte rregullat e ushtrisë sa i takon çështjes së robërve të luftës.

Çfarë flitej në familjen tuaj për këtë masakër, Mehmet Shehu ka qenë në Lushnjë për të mobilizuar dhe rekrutuar nga popullata partizanë, apo ishte përplasje me forcat e Ballit?

Unë di një gjë, e cila në familjen tonë tregohej shpesh. Gjyshi im nuk merrte në çetën e tij njerëz dosido, merri nga ara dhe jepu pushkë në dorë. Ishte një aktivitet që kishte nisur në 1940 dhe gjithmonë ka qenë i kujdesshëm se mos ai që kishte pranuar në çetën e tij mund të punonte për interesat e armikut, mësonte lëvizjet dhe bazat dhe dezertonte në krahun tjetër.

Duhet të kthehemi në kontekstin e luftës. Dhe këtu dua t’i jap përgjigje pyetjes suaj, sidomos Brigada e Parë, që ishte formacioni i parë në këto përmasa dhe me njerëzit më të  zgjedhur, e cila kishte krijuar një nam shumë të mirë në popull, nuk mund të merrte njerëz nga arat dhe t’i bënte luftëtarë të saj.

Diku nga janari 1944, Irfan Ohri thërret gjyshin tim, Myslym Pezën, dhe i thotë që Lufta Nacionalçlirimtare mori fund. Ne jemi 35 mijë veta, kurse partizanët 5 mijë. Qëllimi i tij ishte që të detyronte Myslym Pezën të tërhiqej nga lufta. Batalioni i Pezës kishte qëndruar kompakt dhe nuk ishte shpërndarë as nga Operacioni gjerman i dimrit, si dhe Brigada e Parë.

Në prani edhe të drejtuesve të tjerë të batalionit, dhe misionarëve anglezë, Myslym Peza i përgjigjet se Lufta Nacionalçlirimtare do fitohet jo se jam unë apo Mehmet Shehu në krye të formacioneve luftarake, por sepse e mbështet i gjithë populli. Sot mund të jemi 4500­5000 luftëtarë, por në pranverë do shikosh sa do të shtohemi.

Sipas Myslym Pezës, në fund të luftës ballistët përfunduan në 4­5 mijë vetë, sepse shumë iu bashkuan formacioneve partizane, ndërsa partizanët ishin mbi 40 mijë. Ekspertë të luftës pranë batalionit të Pezës ishin vetëm anglezët, sepse panë që fronti popullor ishte i organizuar si forca antifashiste.

10 komente në “INTERVISTA/ Vrasja e ballistëve, flet nipi i Myslym Pezës: Ju tregoj sherrin me Mehmet Shehun”

  1. katnar tirone safi says:

    hajde prralla me partizan hajde ..o miko a e ke pyt gjyshin ca i nodhi vllait shyquriut apo nuk dote me e zone muhabetin me goje..apo nga qi i dha shoku enver i gru me te re nuk bzojti mo plera per cop pidh i ra hashe vllait vet??po historin e nji familje fisnike atdhetare ne kavaje qe ne kohe te luftes i shpetoj jeten dhe e majti me buk gjyshin tat …dhe gjyshi jot si burr i beses qe ishte ata ka tregu gjyshi ca i boni asaj familje qe rrezikoj jeten per myslym trimin?????¿plera njerez jeni

  2. Spartaku says:

    Nuk merret vesh.Si ka mundesi qe ballistst paskan arritur 45 mij vete dhe partizanet ne 40 mij.Jeni ne terezi?.Pse nuk shkruani sakt dhe qarte? Lexojini rreshtat e fundit te shkrimit.Shkruani per vehte apo per te kuptuar lexuesit ?

  3. TONI says:

    O KATNAR TIRONE, QE NUK JE…….. PO TY TKA BO GJO LYMI QE PO TE HA KRYMI??????????

    1. katnar tirone safi says:

      ati lymit qi thu ti mer ton shpija ime e ka majt me buke se ishte vllai shyqyriut jo per lym zgjebsin m rregull????????

  4. Mallakastrioti says:

    i Nderuar Nipi i Bab Myslymit:Duket se e ke “Keqinterpretuar” Incidentin me Mehmet Shehun ose e ke degjuar paksa te Trilluar…
    Di te them se:Kur Mehmet Shehu beri Inspektimin e rojeve, dhe pa se te Gjithe benin “Gjume”..neper Mullare..THA:A ken i Vendosur Roje Majave te Kodrave??Dhe pergjigja ishte Jo…po si tha , ne se Fashistet zene Majat e Kodrave..do te na shkaterrojne ne pak Ore…por Komandanti i Rojave, ashtu sikure se thoni edhe Ju..THA SE MERR Urdhera nga Bab Myslymi….
    Pra Mehmet Shehu, si nje Ushtarake me Eksperjence kerkonte Mbrojte nga Majat e Kodrave….po te shohim se Baldushku eshte i Rrethuar nga Kodrat kishte Plotesisht te Drejte..PRA NUK KEMI TE BEJME ME ZEVENDESIM Rojesh..Nga Brigada e Pare…eshte e vertet se Mehmeti e ka Kercenuar…

  5. o KOL , PO MBESEN E VET QE LYMI E FEJOI NE SHIJAK TE DELIADHISET ,PSE JA DHA PER DASHNORE KAJO KARAFILIT NE DESH VRAU NE DHONDRIN NE PRITE ,,O KOL PYT NJI HER PER ROM HABILIN NE KAVAJE QE I NXORRI ZVARRE NGA BERBERHONIA KAJON ME GJITH LYM, E DIN GJITH SHQIPNIA MESME SA TRIMA ISHIN, TE SHTININ DUKE HONGER BUKE , NE KAJOS JA NUMUROI NE LULE TE BALLIT ME VONE

  6. Bashkimi says:

    Te gjithe lartepermendurit ishin vegla ne duart e sllaveve anti shqipetare. Patriotet e vertete ishin Shaban Palluzha,Prek Cali,Xhafer Deva,Mithat Frasheri dhe te gjithe ata patriote qe punonin per nje shqiperi natyrale. Mehmeti,Kadriu,Myslimi
    se bashku me ato qe i ndiqnin nga prapa i dhuruan Kosoven
    fashisteve Serb.

  7. Bashkimi says:

    Te gjithe lartepermendurit ishin vegla ne duart e sllaveve anti shqipetare. Patriotet e vertete ishin Shaban Palluzha,Prek Cali,Xhafer Deva,Mithat Frasheri dhe te gjithe ata patriote qe punonin per nje shqiperi natyrale. Enveri,Mehmeti,Kadriu,Myslimi se bashku me kopete qe i ndiqnin nga prapa i dhuruan Kosoven
    fashisteve Serb. Ata se bashku me sllavo – komunistet serbe kryen masakren e Tivarit ne te cilen u masakruan shtate mije patriote dhe luftetare shqipetare. Keto kriminele jane fajtore direkt per karvanet e pafundme te patrioteve shqipetare qe u detyruan ta leshonin Kosoven drejt Turqise ne kohen e Rankoviqit. Ata se bashku me fashistet Serbe vrane patriotin dhe nderin e kombit Prek Calin dhe masakruan malesine e madhe. Jane keto injorant analfabete qe i zhduken edhe eshtrat te madhit Gjergj Fishta . Eshte e cuditshme se si gazetat akoma shkruajne per keto dordoleca injorant qe u rriten ne familje pa asnje ndjenje patriotizmi. Burrat e kombit kane luftuar dhe kane vdekur per kete vend . Ndersa keto komuniste pseudo luftetare me injorancen dhe mungesen e nje edukate familjare patriotike i kane bere nje sherbim shume te cmuar ekspansionizmit sllav.
    Le te kujtohen gjithmone si simboli i trathtise kombetare,le te kujtohen gjithmone si sherbetore te serbise dhe sllavo komunisteve.

  8. Mentari says:

    ;Myslim Peza ne Kohen e ligjit dhe te Demokracise ishte nje Kacak ,ishte Hajdut Mozash Kuajsh (dihet Historia e tij qe I kane bere edhe Kenge,”Nuk Vritet Burri per nje Moz kali”) Myslim Batakciu kur ishte kacak shkoj ne Jugosllavi (Maqedoni) dhe paguhesh me rroge nga Serbia si Spijun e Kombit shqiptar (edhe vet Hoxha e ka shkruajtur tek kujtimet e tija se kur Peza kerkonte ti botoheshin Kujtimet ne letrat e Bakkallit te tij kishte shkruajtur se ishte paguar nga Serbi (Mbreteria Jugosllave) Ishte njeri I Pabese sepse spuijunonte sa Xhandare kishte shqip[eria,kufiri,armatimi etj.Ju vra ne bese Mustafa Gjinishi qe I kishte mik shtepie dhe nuk e hapi asnjehere gojen,ju vra Shyqyriu I vellai dhe prap pinte Raki ,detyronte me force fashataret qe tishtronin gostira dhe I merrte para (flori) ishte njeri mizerje dhe vegel qorre e Enver Homos dhe kjo ishte vetem e vetem per privileqe personale.Myslim Peza ishte karakteri me I keq,me I dobet I Pezes.Ka bere dem te madh ne fshatin Shenkoll te Peqinit duke bere zhurme se gjo po luftonte kur e kishin rrethuar Gjermanet . famljen Uka e preu me mbese dhe asaj Fmilje ju vrane nga Gjermani 40 vete per faj te Pijanecit Myslim Peza.I zoti I Familjen Uka I tha Myslim je I rrethuan dhe ik pa zhurme nga dera e mbrapme sepse po bere pushke gJermanet do te hakmerren nga familjes se madhe time kurse I pabesi beri te kunderten shtiu me pushke ne ajer dhe ja mbathi dhe familja Uka e ka paguar me gjak maskaralleqet e Myslim Pijanecit.Te ishte gjalle sot ai do te denohesh per Aventura qe krijoj viktima shum te medhaja .

  9. boss says:

    Dolen qelbesirat,ballistet,kuislinget,zogistet dhe kermat e ketij vendi te shajne Lanc.Ju shkerdhyen gjith pushtuesit e huaj kerma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje