Në mbledhjen komerative në nderë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka folur edhe babai i tij i cili ka qenë i emocionuar.
Ai nën lot iu është drejtuar të birit në fotografi se vdekja e tij do të kërkoj drejtësinë./ZERI
Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit
Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty. Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardh të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë.
Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh. Je i bindur që drejtësia dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet.
Ngushllime familjes te te ndjerit! Rrofte ne zemrat tuaja dhe tonat!
Vdekja e tij eshte tejet e dyshimte dhe rrethana te se ciles
duhet te hetohen,mundesisht nga prokuroret e huaj.
Nuk perjashtohet qe vdekja te jete edhe per shkaqe natyrale, veç ne gjykimin tim perse largu them se Astrit Dehari eshte nje
idealist i bashkimit kombetar,nje njeri qe fali rinine e vete per kete
ideal e une do e quaja martir te kombit! Sepse ai nuk u ngrit per interesa
te tija apo familjes,por per ato te kombit shqiptar. Me zemer te vrare sikur
te na kete ndodhur ne familjet tona.
I pa harruar Kujtimi i Tij ! U prehte ne paqe shpirti !Enderra e Astitit do te behet e vertete nga rinia shqipetare Ajo rini qe Astriti muk e gezoj por qe u be ENGJELL i saj .Marr pjese ne hidherimin Tuaj .( familjes dhe shoqerise.
,banoret shqiptare te kosoves jan bere te pa vlere per vet shtetin e kosoves nese mund t’i thuash shtete(i deshtuar).