Jennifer Hillard, 35 vjeçe, u arrestua nga policia në SHBA, pasi nën efektin e drogës i kishte vënë flakën apartamentit të saj.
Por, oficerët e policisë duket se kanë qenë të pakujdesshëm. Ata e kanë ulur atë në ndenjësen e pasme, të prangosur duke mos i kushtuar më vemendje.
Kjo ka bërë të mundur që Hillard, siç shihet edhe në video, të arrijë të kalojë përmes një dritareje ndarëse në ndenjësen e përparme dhe të marrë drejtimin e makinës.
Ajo shihet teksa largohet me shpejtësi me automjetin e policisë, ndërsa ndjekia ka përfunduar pas disa minutash, kur ajo ka dalë nga rruga.