Intervistë me drejtorin e ŠKODA-s në Shqipëri Z. Bledar Kozma.
Kozma: Kohët e fundit ju keni filluar një fushatë e cila synon heqjen nga qarkullimi të makinave të vjetra? Si funksionon dhe si është pritur ky komunikim?
Për herë të parë në Shqipëri, në Tetor 2016 marka ŠKODA filloi komunikimin e fushatës ‘5001 Arsye’ ku ne në Porsche Albania vlerësonim makinat e përdorura të klientëve tanë (të cilët do të zgjidhnin modelin Yeti) fiks 5,000 Euro. Qëllimi primar i fushatës është përcjellja në treg të filozofisë ŠKODA ku mjedisi luan një rol shumë të rëndësishëm.
Mekanizmi është shumë i thjeshtë. Çdo klient që interesohej për një nga ŠKODA Yeti-t që ne kishim në gjendje, nëse sillte makinën e vjetër (të çdo moshe, çdo marke dhe çdo gjendjeje) përfitonte 5,000 Euro zbritje në çmimin e makinës së re. Makina e vjetër çregjistrohej dhe shkonte për riciklim në një nga pikat e autorizuara në vend.
Formula është aplikuar shumë në vende të tjera Europiane, me ndryshimin e vetëm që bonusi për heqjen e makinës së vjetër vinte nga vetë qeveria, dhe ne e prisnim që ky komunikim të kishte jehonë në treg, por rezultati shkoi edhe përtej skenarit tonë më optimist.
Pas rreth 4 javësh komunikim, ne kemi marrë mbi 430 telefonata, 30,464 vizitorë në faqen www.skoda.al ku është botuar lajmi i ofertës, 218,600 lexime të lajmit në profilin tonë në facebook, 132 biseda në panairin e makinave “Autosallon 2016” dhe shumë e shumë vizita në sallon.
Shumë klientë përfituan nga oferta dhe sollën makinat e tyre. Në grupin e parë ne kishim 24 ŠKODA Yeti, 2.0 TDI 4×4, të cilat u rezervuan shpejt pas fillimit të komunikimit.
Ju përmendët, që në vendet e tjera Europiane, iniciativat për kalimin nga makina e vjetër në atë të re ofrohen nga vetë qeveria. E në fakt vetëm para pak ditësh, u njoftua në media për nismën e qeverisë Shqiptare për të nxitur shitjen e makinave të reja duke hequr nga qarkullimi makinat e vjetra. Buxheti i njoftuar për këtë projekt kapte shifrën 15 milion Euro. Si e shihni këtë nisëm? A mendoni se është ndikuar nga komunikimi i juaj?
Nismat pozitive vlen të përgëzohen edhe kur mund të jenë pak të vonuara. E kemi ndjekur me vëmendje lajmin për nxitjen që mendohet ti bëhet tregut të makinave të reja dhe eleminimin e makinave të vjetra, por deri më sot nuk kemi shumë detaje për modalitetet e suportit të qeverisë.
Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes, nëse komunikimi që ne kemi patur ka ndikuar në këtë nisëm, mund vetëm të them që koha e njoftimit përkon me komunikimin që ne kemi patur dhe në Porsche Albania na pëlqen të mendojmë se kemi ndikuar sadopak në këtë nisëm.
Ju bëtë një përmbledhje të reagimit që tregu ka patur ndaj fushatës tuaj. Përveç entuziastëve, a ka patur skeptik për këtë ofertë?
Po. Si çdo nisëm e parë, mungesa e informacionit dhe referencave të mëparshme ka nxitur skeptikët të vinin në dyshim përfitimet reale të ofertës.
Për fat të mirë, personat e parë që u interesuan ishin ata që kishin kohë që mendonin të zgjidhnin ŠKODA Yetin, dhe kishin një ofertë financiare nga ne. Në momentin e parë ata na kontaktuan dhe morën ofertën e re (nëse sillnin makinë e përdorur tek ne). Llogaritjet e mëtejshme ishin të thjeshta.
Gjithashtu shumë klientë zgjodhën të analizonin ofertën duke e krahasuar atë me ofertën nga websitet zyrtare ŠKODA kudo në Europë. Me ofertën tonë ata konfiguronin një makinë të njëjtë dhe më pas krahasonin çmimet.
Përse zgjodhët pikërisht modelin Yeti?
ŠKODA Yeti është një ndër modelet kryesore të markës tonë dhe përgjatë viteve edhe modeli më i shitur nga ŠKODA në Shqipëri. Në segmentin e SUV kompakte, Yeti renditet i pari në vend dhe kërkesa për të ka qenë konstante. Falë bashkëpunimit të ngushtë me fabrikën në Çeki, ne arritëm të siguronim një përfitim të prekshëm për klientët tanë për këtë model.
ŠKODA padyshim zë një pjesë të rëndësishme të tregut të makinave të reja në vend. Si pritet pozicionimi i markës në fund të këtij viti?
Viti ende nuk është mbyllur por projeksionet për këto dy muaj të fundit duket se do vazhdojnë prirjen e viteteve të fundit duke e renditur ŠKODA-s si markën më të shitur në tregun e makinave të reja në vend.
Me mbi 17% pjesë tregu, padyshim që ŠKODA vazhdon të kryesojë renditjen në treg. Falë besimit që klientët tanë kanë tek marka dhe performacës së shkëlqyer të makinave në rrugët Shqiptare, zgjedhja e ŠKODA-s vazhdon të jetë ‘Simply Clever’.
SKODA ESHTE E NJOHUR DHE E PROVUAR SUKSESSHEM NE SHQIPERI PERSA U PERKET KAMIONEVE ME TÈ CILAT ESHTE PERBALLUAR TRANSPORTI I MINERALIT TÈ KROMIT E TÈ TJERA MALLRA BRENDA VENDIT DHE PER EKSPORT. KJO ESHTE E NJOHUR PO PERSA I PERKET AUTOVETURAVE MBETET T I TESTOJE KOHA. OFERTA PER MAKINAT E PERDORURA ESHTE MJAFT E MIRE POR NUK THUHEN CMIMET E MAKINAVE, RREGULLAT PER APLIKIM DHE BLERJET ME KREDI APO LEHTESIRA TÈ TJERA TÈ NEVOJSHME. INTERESI PER MAKINA TÈ REJA ESHTE NJE VLERE MJAFT E MADHE PER VENDIN TONE DHE OFERTA JUAJ NE MOS QOFTE VETEM PER ARSYE KOMERCIALE MERITON LAVDERIME PO EDHE MBESHTETJE NGA QEVERIA. SUKSESE!
Shume bukur,ka nevoje per nisma te tilla.Yeti super makine.Nje Bravo e medhe!
Po te shkosh ta blesh ne gjermani cmimi eshte njesoj sic e blen ketu thjesht tyre i fal makinen qe ke ne perdorim te vjetren qe mund te kushtoj edhe 3 mije euro demi eshte i qytetarit jane dallavere per te shitur makina se si pals njeriut me te ndihmuar ty
persh.sa kushton yeti 200, benzin,automatik
Mashtrime as gje me shume sa del ne shitje nje yeti ne Europe?
shkova dhe u interesova dhe skoda e kishte cmimin 5150 euro m shtrenjte se tregu europian keshtu qe smendoj qe ka ndonje perfitim per mos te folur pastaj per kushtet dhe interesat e bankes nqs do e paguaje me keste
makinat e reja në shqipëri kushtojnë shumë më tepër se tregu europian