Bashkim Fino i sëmurë, Qeveria mbulon një pjesë të shpenzimeve të kurimit të tij

8 Nëntor 2016, 16:28Sociale TEMA

Qeveria ka vendosur që të bëjë mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të Bashkim Finos, që vuan nga një sëmundje e cila nuk bëhet publike.

Shuma që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është 560 000 lekë.

Kjo pagesë do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Vendimi i plotë:

Nr. 758, datë 28.10.2016

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BASHKIM FINO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Bashkim Fino, në masën 560 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

3 komente në “Bashkim Fino i sëmurë, Qeveria mbulon një pjesë të shpenzimeve të kurimit të tij”

  1. stefi korcari says:

    po popullin kush e sponsorizon

  2. wickedgame says:

    Gjynah Baci qenka keq nga ekonomia.Po pse nuk e degjove Beqirin per cekapin .Po ci duhen leket Bacit ,spitalet jane falas ??? cti duhen leket ??????Po do te ishte me mire qe ky fond te mblidhej nga xhepat e fryera te deputeteve ,dhe jo nga fondet e pabuksave qe jane shtuar shume keto kohrave te fundit.Te shkuara z deputet sherim te shpejt ,per te miren e popullit.Ju lutemi te vendosni nje numer llogarie qe ne elektorarati i tij dhe jo vetem te kontribojme ne sherimin e tij.

  3. Jevi says:

    Shume mire qe i jepet kjo ndihme financiare se duhet te jete pak holle nga ekonomia.Po per popullin fukara pse nuk behen keto detyra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje