Mustafa Nano në Zululand: Olsi ma jep mua emrin tënd, të të jap timin

8 Nëntor 2016, 20:54Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar intelektuali mysliman, Olsi Jazexhi, me të cilin Mustafa Nano diskutoi mbi ndikimin e vahabizmit mes myslimanëve shqiptarë. Gjithashtu u fol edhe për islamin shqiptar në përgjithësi.

Jazexhi gjithashtu së fundmi ka bërë dy shkrime shumë kritike në adresë të disa imamëve vahabiste.

“Sot bota e islamit është në një kaos të madh”, shprehet z. Jazexhi.

 Kur Nano i parashtron 2 burime Islamofobie që sipas tij:

 Olsi bie dakort me këtë, ndërsa shprehet se një nga shqetësimet më të mëdha që ai ka, është se ata kanë prodhuar nje ideologji , një doktrinë e cila ju jep municione islamofobëve edhe njerëzve që nuk janë të tillë, që ta urrejne këtë fe.

 Kur Nano e pyet nëse bie dakort me të se Arabia Saudite është shteti me i ndyrë ne botë z. Jazexhi përgjigjet:

“Nuk do të thoja me i ndyri por më psikopati, më mesjetari dhe për këtë nuk kanë faj sauditët. Struktura e Arabisë Sauditë është thjeshtë një tribu me 100 princër, por janë komandot amerikane dhe britanike  që e mbajnë këtë regjim në pushtet, përderisa ky regjim i jep naftën lirë Amerikës dhe blen armë nga Britania dhe Amerika dhe shtyp popullin e tij në mënyrë brutale.”

Ndërsa programi “Zululand” mbyllet me batuta ku Nano i kërkon z.Jazexhi të ndërrojnë emrat dhe ai pranon me kënaqësi.

Ndërsa në fund ata prezantohen si “Olsi Nano” dhe “Mustafa Jazexhi”.

5 komente në “Mustafa Nano në Zululand: Olsi ma jep mua emrin tënd, të të jap timin”

  1. Tonini says:

    Ky eshte nje cope funderrine qe nuk e ka shokun,se di pse e fton Muc Nano,por ben shume gabim qe i jep ze palacove te tille.

  2. klodjan says:

    Muc me shume kupton ti sesa Olsi per Fene. Pse nuk e pyet kete ‘ Intelektualin’ ku firmos ky djale, me cfare jeton? Nuk ka asnje bordoro te firmosur qe kur ka ardhur nga Malajzia e deri me sot. Pse nuk e pyet Intelektualin Jazexhi kush i kerkoi Pirro Mishes te terhiqte kallzimin penal ne Prokurori ndaj Jazexhiut kur ky i fundit e kercenoi me jete ne emer te islamit kur i dergoi Leter anonime ? Do ti kete prere rrogen Irani . Mire ben qe e merr Muc…. le te haje buke edhe ky… s’behet ndonje hata e madhe …. hahaha.

  3. Arben says:

    ore eshte ne rregull ky qe perandorine ottomane na e paskan shkaterruar Britaniket dhe Francezet? Perandoria Ottomane kishte dy shekuj qe mblidhte borgje dhe shtypte ke te mundte. Pastaj reformat dhe reformistet brenda perandorise shtypeshin e burgoseshin. Cfare mashtruesi! pjesa e dyte e mashtrimit eshte qe Amerikanet na paskan shkaktuar trazirat ne Middle East. Po Myslimanet kane luftuar njeri tjetrin historikisht. kur ka qene lindja e mesme ne paqe, dhe kur Amerika nuk ekzistonte fare. Pastaj kur na ben propagande qe myslimanizmi qenka vlera me superiore e homo sapiensit:) O zot na shpeto nga budallenje dhe sidomo sherr-budallenjte e inatosur.

  4. Ballist superBallist says:

    Olsi al jazekxhiu eshte nje shembull perfekt se si duhet te jete muslimani……dmth i poshter, rrenc, hipokrit, prap rrenc, analfabet edhe idiot …..

    Prandaj mustafa al nano ka bere mire qe e ka thirrre kete coftine islamike ne emision…..sepse pa kesi emisione nuk e kemi mundesine me e dite se qfar shimpanze isla ike jane olsi al jazegjite.

  5. says:

    Herën tjetër do i kërkon numrin e kontos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje