Fitorja e Trumpit do të trimërojë rusët dhe serbët për të nxitur konflikte

10 Nëntor 2016, 20:41Politika TEMA

Nga Janusz Bugajski

Amerika e ka Presidentin e ri dhe hyn në një epokë të re të paparashikueshme dhe të ndryshueshme. Dilema kryesore me të cilën përballet presidenti i zgjedhur, Donald Trump, është fakti nëse do t’i ndjekë premtimet parazgjedhore dhe të shkaktojë konflikte serioze brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, ose t’i tërheqë kërcënimet dhe ta zemërojë gjysmën tjetër të elektoratit, të cilën e ka parë si një shpëtimtare populliste.

Donald Trump do të inaugurohet në mesin e janarit të ardhshëm. Ai do të përballet me sfida të jashtëzakonshme në fushën e politikës së brendshme dhe të jashtme pas zgjedhjeve të cilat e ndanë vendin dhe shqetësuan shumë aleatë të SHBA-ve. Në të vërtetë, të dy kandidatët e kanë ndarë vendin më shumë se çdo politikan tjetër në historinë më të re amerikane.

Në planin e brendshëm ka një nevojë urgjente për pajtimin e frustruar të opinionit. Pjesa më e madhe e sheh Qeverinë federale në Uashington si një elitë të korruptuar. Trumpi ka premtuar se do «ta thajë kënetën e kryeqytetit», por nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë. Çfarëdo përpjekje për një spastrim dhe hetimin e politikanëve si Klintonët mund ta rrezikojë bashkëpunimin jashtë interesave partiake politike në Kongres.

Rrezik po aq të madh paraqet reagimi publik kundër Trumpit nëse ai fillon t’i zbatojë premtimet për dëbimin e miliona meksikanëve dhe emigrantëve tjerë hispanikë, ose nëse fillon ndalimin e hyrjes së myslimanëve në vend, përkatësisht nëse fillon me kontrolle ekstreme të terroristëve «të mundshëm». Nuk mund të përjashtohet mundësia që Amerika do të dëshmojë në shkallë masive dhunën e paparë që prej lëvizjes së të drejtave civile dhe fushatën kundër Luftës së Vietnamit, 60 vjet më parë. Programi ekonomik i Trumpit është plot premtime, por pa detaje. Ideja se Qeveria federale mund të sigurojë rritjen ekonomike dhe të krijojë miliona vende të reja pune është shumë e thjeshtë dhe mashtruese. Megjithatë, dështimi në realizimin e premtimeve të fushatës do të çojë në kundërshtim më të madh ndaj Trumpit dhe ai mund të dëshmohet si një «insajder» i Uashingtonit, apo edhe si një mashtrues i zakonshëm.

Për fat të mirë, mekanizmat që ekzistojnë në sistemin amerikan do t’i neutralizojnë disa nga instinktet autoritare të Trumpit, krahas heshtjes së medieve, ose mbylljes në burg të kundërshtarëve politikë. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se të dy Dhomat e Kongresit (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve) janë në duart e republikanëve, Trumpi do ta ketë lehtë për t’i çuar përpara politikat që shkaktojnë ndarjen e mëtejshme të kombit.

Sidomos agjenda konservatore sociale krahas kufizimeve në abort dhe heqja e disa të drejtave liberale në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme ka shkaktuar rezistencë të madhe të grupeve të qytetarëve. E përsëris, janë të mundshme edhe protestat, edhe dhuna, nëse Trump përpiqet t’i shtyjë përpara premtimet konservatore të fushatës.

Në sipërfaqe do të dalë një seri e temave polarizuese, përfshirë kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës, pagat minimale dhe tatimin në të ardhura. Është vështirë që Trumpi t’i përmbushë pritjet e studentëve dhe të punëtorëve të varfër, meqë ka premtuar që t’i reduktojë kufizimet për bizneset dhe taksën për kompanitë e mëdha, por nuk e ka mbështetur rritjen e pagës minimale.

Në skenën ndërkombëtare trumpizmi është pjesë e lëvizjes së gjerë djathtiste e cila po forcohet në Evropë dhe e cila bazohet në ksenofobi, antiglobalizëm, nacionalizëm politik dhe proteksionizëm ekonomik.

Recetat ekonomike trumpiste do të sigurojnë që të vijë deri te një rishikim i të gjitha marrëveshjeve ekzistuese për tregti të lirë dhe që asnjë marrëveshje e re nuk do të nënshkruhet me Evropën apo me Azinë Lindore. Kjo paradoksalisht do ta dëmtojë krijimin e kompanive të reja, do të rriten çmimet e mallrave dhe, në fund të fundit, do ta dëmtojë punëtorin amerikan. Gjithashtu do të krijojë probleme me Kinën dhe me fuqitë tjera të rëndësishme, si dhe të krijojë tensione të reja në rajonet që ngecin, të tilla si Azia Lindore.

Premtimet e Trumpit se do ta shkatërrojë të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe se do ta anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranin mund të paralajmërojnë një garë të re armatimi në Lindjen e Afërt, ku është shfaqur dëshira e Arabisë Saudite për armë bërthamore. Trumpi, në fakt, e ka mbështetur përhapjen bërthamore në Lindjen e Afërt dhe të Largët gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Shteti që më së shumti mund të përfitojë nga presidenti Trump është Rusia e Vladimir Putinit. Trumpi e ka lavdëruar Putinin si një udhëheqës të madh, e ka quajtur NATO-n të vjetruar, ndërkohë që disa prej aleatëve të tij të huaj veprojnë në Rusi, apo janë të lidhur privatisht me Kremlinin.

Asnjë aleat evropian nuk mund të jetë i sigurt se SHBA-të do të mbeten të përkushtuara për NATO-n dhe se do ta mbrojnë sigurinë e tyre nacionale. Në të vërtetë, komentet e Trumpit në lidhje me NATO-n si e tepërt kishin pasoja serioze në Frontin Lindor, nga Baltiku deri në Detin e Zi. Putini do të mund ta testonte reaksionin e Trumpit me një luftë të shkurtër me një vend, siç është Estonia, dhe të pretendojë se bëhet fjalë për një problem lokal që nuk ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara.

Edhe më shumë ka të ngjarë që Kremlini do të përpiqet ta joshë Trumpin për në një ndarje të re të Europës, në këmbim të një koalicioni të madh antiterrorist, i cili do t’i konvenonte Moskës. Një qasje e tillë do t’i inkurajonte aleatët dhe partnerët e Rusisë, siç është Serbia, për ta marrë një rol më të madh në Ballkan, pa frikën e reagimit të rëndësishëm amerikane në kohën e kaosit në Evropë.

Ekziston rreziku i vlerësimit të gabuar të Rusisë dhe dominimi në marrëdhëniet me Uashingtonin. Trumpi mund të provojë të tregohet si një person që reagon më fuqishëm në diçka që e vlerëson si fyerje të Moskës, apo palës tjetër që e shkel marrëveshjen. Paparashikueshmëria e tillë mund të rezultojë në konfrontim të papritur dhe shumë më të rrezikshëm ndërkombëtar.

14 komente në “Fitorja e Trumpit do të trimërojë rusët dhe serbët për të nxitur konflikte”

  1. kozmo says:

    Mos nxirni lajme me fantazira nga me te cmendurat . Asgje nuk ndodh . Tramp fitoi nga pasiguria qe ka kapluar boten , duhet te qetesohen mardheniet luftenxitese . Tramp nuk eshte gogoli j botes, por per ti rregulluar mardheniet ne partneritet .

  2. adi says:

    Analazie e ceket qesharake per mos te thene budallaqe
    Po nga do e mari arabia qe te prodhoje armet berthamore o nga amerika o nga rusia se po ta prodhonin vete nuk do ishin arabe.

    E dyta dhe me e rendesishmja eshte kjo amerika nuk ka pse perplaset me rusine dhe zonat e influences I ndajne ne tavoline pak a shume si bente amerika me europen deri me sot por pa shpenzuar kaq shume per ushtrine. Ajo qe behet e qarte eshte se vendet qe do e vuajne me shume do jene vendet mysylmane sepse nese nuk do binden nuk do jete NATO qe do ju tregoje vendin po do jete amerika me rusine bashke.
    E njejta skeme ka per te funksionuar dhe me kinen.
    Eshte kjo skeme qe e ka kuptuar dhe merkeli dhe qe e beri te reagonte me shqetesim sepse edhe roli I gjermanise mbas kesaj zbehet ne arenen nderkombetare dhe eshte kjo skeme qe rendesine e NATOS e ul ndjeshem ne mos do ta coje ne shperberje.
    Gjithe te tjerat jane endra ne diell.

    1. Lugati says:

      as i gjo nuk ndryshon jane pallavra kot m kot

  3. kuq e zi says:

    ruset e serbet gezohen per fitoren e tramp sepse mendojne ai eshte shkaterruesi i fuqesise se perendimit
    me te vertete jane te bindur per nje gje te tille????
    mbase tramp mund te jete me luftaraku i krahut me luftarak te amerikes sic jane republikanet dhe pastaj do luteshin qe te kishte fituar klinton

  4. shushica says:

    Në se Trump kërkon që Europa të marrë më shumë përgjegjësi për fatet e saj , kjo është pozitive .Në se Trump kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Rusine , kjo eshtè pozitive .Sepse konfrontimi i ashpër midis dy shteteve që mund të zhdukin botën për 30 minuta…..koha e arritjes së raketave hipersonike bërthamore në vëndet respektive…do të sillte pasoja katrastofike për Europën..Europa , duke eleminuar egoizmat nacionale dhe tendencat komanduese të boshtit Gjermani ..Francë ….mund të shndrrohet në lojtarin më të fuqishëm botëror.Me rreth 600 milionë banorë , me fuqinë ekonomike , teknologjike dhe shkencore ….në se del me një ushtri dhe politikë të jashtëme , i lë prapa të gjithë , USA..n, Kinën , Rusinë .Pra unë e shikoj si një moment historik , ringritje të Europës pas gati 70 viteve mbetur në periferi të politikës botërore .

    1. tir says:

      shushica dalja e anglise e cila eshte fuqi berthamore qe disponon nje flote te fuqishme ushtarake si e cileson ti dobesim te europes apo forcim anglia disponon 50 koka berthamore me ato qe dihet qe jan deklaruar,,gjermanise nuk i lejohet te ndertoje ushtri nqs do ti lejohej brenda 10 viteve do ti kalonte te gjith ka teknollogjine si te raketave nderkontintale dhe me shum lehtesi mund te ndertoje vete armet berthamore dhe bombat me hydrogjen,,gjermania qendron afer frances e cila eshte e vetmja fuqi ushtarake brenda bashkimit europian me shum i qendron nga halli se deshira ,,, franca ka ne dispozicion 150 koka berthamore por flitet qe disponon me shum se sa ka deklaruar,,,,sot keshtu kan vajtur punet kercenimet berthamore i permendin te gjith,, dihet se po filloj planeti do ndahet dy gjysma,, 7500 koka amerika dhe 6000 rusia e cila ka shpikur satan 2 qe eshte katastrof totale e njerezimit,,,,,,,kurse trump nuk do beje asgje dolen hapur njerezit e tije te afert qe than qe turqia eshte aleati yne me i mire kjo tregon shum,, kurse per naton dhe obama kishte premtuar se nuk eshte e nevojshme por ndryshoj shpejt mendim,,,trump e shperndan naton vetem me kusht qe russia te ndaloje agresionin te ndaloje modernizimin e armeve nqs rusia bindet atehere dhe mund ta shperbeje ,, europen nuk mund ta lejoje ne duart e rusise se pastaj i vjen fundi dhe amerikes,ka kishilltare nuk vendos presidenti cfare ti vije ne koke,,,,nqs ben levizje te gabuar eshte kongresi qe e pengon, atje nuk te lejojne te bejne marrezira,,me trampin do merremi cdo dit me skandale sexuale sikur i ka hypur gjysmes se amerikes do jet me shum nje president i show biz se sa nje president real..amerika voton 3 here radhazi president qe nuk e meriton bush qe nuk njihte asgje obamen dhe tani tramp,, kenedi klinton bushi i madh nikson regan etj keta ishin president me tope,,,,,,,,,,,,

    2. le says:

  5. Shaba says:

    Mirekuptimi USA-Rusi-Kinë i sherben poaqes dhe progresit ekonomik botror. Kjo strategji del nga imitimi i nacinalizmit rus e kinez prej Presidentit te sapozgjedhur, Dnald Trump.

  6. Shaba says:

    Mirekuptimi USA-Rusi-Kinë i sherben poaqes dhe progresit ekonomik botror. Kjo strategji del nga imitimi i nacinalizmit rus e kinez prej Presidentit te sapozgjedhur, Dnald Trump. Genjeshter, nuk e kam thene une kete,

  7. Shaban Marina says:

    Mirekuptimi USA-Rusi-Kinë i sherben poaqes dhe progresit ekonomik botror. Kjo strategji del nga imitimi i nacinalizmit rus e kinez prej Presidentit te sapozgjedhur, Dnald Trump. Genjeshter, nuk e kam thene une kete,

  8. Ubs says:

    Fjala “trimeroje” nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe. Kamikaze

    1. mzati says:

      ene bolet bashke

  9. Nga UK says:

    Gazetaret e edukuar me shkollen e trimit sali qe se kane idene si te shkruajne. Nxisin vetem frike. besoj e ke mare punen me mik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje