Presidenti Bujar Nishani nuk tërhiqet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pavarësisht se Komisioni Evropian pasi dha vlerësim maksimal për luftën që policia shqiptare i ka bërë kanabisit, ka rekomanduar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Kryeministri Rama u nis mesditën e kësaj të enjte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 11 nëntor nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman e cila do të ekspozojë pikturat e tij.
Por në të njëjtën datë në presidencë mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare për situatën me kanabisin.
Gjatë intervistës së tij për mediat dje në eventin e organizuar nga Ambasada Amerikane në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Bujar Nishani pohoi se nuk ishte venë në dijeni për mungesën e Ramës.
“Nuk kam informacion që nuk do të jetë kryetari i qeverisë. Këshilli është organi më i lartë këshillimor përsa i takon çështjeve të sigurisë, besoj që siguria kombëtare është çështje më madhore për cdo qytetar shqiptar, posaçërisht për përfaqësuesit e institucioneve.
Ne mblidhemi për t’u këshilluar për të diskutuar dhe për të parë qasjen dhe angazhimin për një problem serioz për të cilin kanë përgjegjësi të gjithë aktorët për t’u angazhuar” deklaroi Nishani.
Ndërkaq kreu i Komisionit të sigurisë Spartak Braho konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të kreut të Kuvendit, Meta.
“Do të marr pjesë. Nuk kam propozime konkrete”. Këshilli i Sigurisë do të mblidhet të premten në orën 18:00. Burime nga presidenca konfirmojnë se krahas Nishanit, do të raportojnë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i policisë së shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet ai. Në këshillin e sigurisë do të jenë dhe ministrat e Mbrojtjes, Jashtëm , Financave dhe Transporteve.
Ende nuk dihet nëse këtë herë kreu i shtetit do të ftojë dhe liderin e opozitës, si nëntorin e kaluar në kuadër të sulmeve terroriste.
ne vatan gyzeleve po u regjet suma 24 ore nen uje,corapekuqi tall topet ne galerine njujorkeze me piktura………..!!!!
qenka i zene me ekspoziten piktori…po kryeministri eshte i lire?
Vazhdo vella ballist vazhdo me axhenden antishqiptare. Kanabisin e solle ti qe kur ishe Minister i Brendeshem e le Lazaratin te lulezonte. Nga kjo mesuan te gjithe te tjeret dhe e bete Shqiperine Kanabistan qe ju mbushte xhepat me para te pista. Tani z. Rama po e lufton kancerin qe krijuat ju dhe po ben shume mire bashke me z. Tahiri. Ballist pulash, lere propaganden qe te ka mesuar te besh Berishovici. Shqiperia ecen lart dhe drejt me KM Rama.
Stambolli dighet dhe kurva krihet.