Klientët e një restoranti kanë mbetur të tmerruar kur një gjarpër gjigand u shfaq papritur në tavan, ndërsa ata hanin darkë.
Zvarraniku i frikshëm, i cili i ngjan një pitoni, arriti të thyente tavanin dhe të varej mbi kokat e klientëve.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të pranishmit dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërsa disa prej tyre përpiqen ta izolojnë gjarprin nëpërmjet një grepi metalik.
Ende nuk dihet se ku është regjistruar kjo video, ndërsa vetëm pak ditë më parë, një gjarpër u shfaq në ndarjen e bagazheve të një avioni, i cili fluturonte drejt Meksikës.
Pilotit të avionit iu dha leje për një ulje emergjente kur arriti në destinacion, ndërsa zvarraniku u largua nga ekspertët e konrollit të kafshëve.
Do ti ket ik guzhinjerit…..gjarpetr i zgjut