Historia e porsakujtuar e avionit amerikan, mbetjet e të cilit janë ende në Muzeun e Armëve të Gjirokastrës, sa paradoksale, po aq dhe thjeshtë është, e çuditëshme ndëkohë për vendin tonë dhe mister përderisa nuk janë hapur arkiva e dosje dokumentesh të diktaturës, që, në fakt dhe ato duhen marrë me rezervë se janë përgatitur nga institucionet e diktaturës dhe specialistët e saj dhe si të tilla aty e vërteta është ajo që u duhej sundimtarëve të asaj kohe.
Më mirë nga gjithkush historinë e avionit amerikan e dëshmon kujtesa e atyre që ishin të pranishëm në atë ndodhi, e të burgosurve politikë që punonin për ndërtimin e aeroportit.
Në kundërshtim me atë që është thënë në Muzeun e Armëve në Gjirokastër nga propapaganda politike, mediatike e letrare e kohës, që avioni amerika u fut në hapësirat ajrore të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe aviatorët syshqiponjë shqiptarë e rrethuan dhe e ulën, etj, etj, të burgosurit politikë dëshmojnë të vërtetën e asaj ndodhie, e cila nuk ka heroizëm, të paktën nga ana e pilotëve shqiptarë, por grotesk.
Shtojmë këtu, që do të ishte me vlerë një pllakë mermeri në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, ku të shkruhej pak a ashumë kështu se ndërtimi i tij nisi me të burgosur politikë dhe u bë realitet ëndrra e shqiptarëve për një qiell të hapur të Shqipërisë…
Le të shohim ç’tregonin të burgosurit për avionin amerikan. Në fakt aventura e tij paraprihej nga një tjetër aventurë, ajo me një aeroplan sovjetik që solli për vizitë ministrin e mbrojtes të Bashkimit Sovjetik, e cila dhe ajo ka groteskun e saj.
Aeroporti dhe dy avionët e çuditshëm
Po ndërtohej aeroporti i Rinasit, nisi të tregonte Gëzimi Çela, me sytë që iu errën edhe më, me një si nënqeshje të fshehtë, që s’e gjeje ku niste, aq më pak te buzët e plasaritura. Se, ç’ndërtohej, bëhej me të burgosur; ç’prishej, e urdhëronin vetë ata, fitimtarët. Fusha qe rrethuar me tela me gjemba dhe flinim në baraka, që gati i merrte era. Punonim shumë. Shkulnim ferra e shkurre, pemë, gurë, hiqnim dheun me lopata, na përgjakeshin duart, sheshonim rrëpira, ngjishnim me tokmak tokën, mbartnim thasë me çimento, pastaj erdhi koha e rëndë e betonimit të pistës, male me zhavorr. Dhe pa pambaruar, ashtu siç nuk besoj se mund të ketë ndodhur në ndonjë aeroport tjetër në botë, u ulën dhe dy avionët e parë. I pari erdhi nga Bashkimi Sovjetik. Befas kampin e të burgosurve e mbuluan me rrogoza, që të mos dukej. Ne jo vetëm që nuk na nxorën në punë, por dhe na fshehën. Ishte tetor kur u ul “Tupolev-i”, që solli ministrin e Mbrojtjes të superfuqisë komuniste, Zhukovin. E pritën me nderime të mëdha. Brohorima e lule. Kur pa rrogozat, s’e di a mendoi që poshtë tyre kishte të burgosur dhe, pas ca orësh, aq sa zgjati vizita, dhe ai, heroi i Luftës II Botërore, do të bëhej i burgosur edhe vetë. E shkarkuan nga detyra qysh në ajër dhe, kur zbriti në Moskë, thanë se i hodhën prangat.
Ne vazhduam punën. Duhej bërë aeroporti, me armiq. Nisi betonimi i rrugëve anësore. Shtruam shina të tjera e shtynim vagonët. Një ditë tjetër na u bë se po dëgjonim prapë uturimë avioni, thamë se na bënë veshët, ngaqë donim të shihnim avion, po ndërtonim një aeroport. Kur ai u shfaq vërtet, zmadhohej e zmadhohej e po mundohej të ulej, ndërsa ne nuk na kishin fshehur nën rrogoza. E pamë të mahnitur. Shmangu përplasjen me karakollin mu në mes të pistës, ku në majë ruante ushtari me armë, që u lemeris. Avioni kapërceu vargun e parë të shinave dhe, që të mos përplasej me vargun e dytë, kur rrotat kishin prekur tokë me gjëmime, mori një kthesë të fortë. Të ishte kthyer Zhukovi i xhindosur, mos donte të hakmerrej këtu ku e pësoi? Ç’donte ky avion i beftë? Askush s’po punonte. Edhe rojat e oficerët shtangën. U hap dera e kabinës… piloti, trupmadh. Oficeri i punës iu afrua duke vënë përpara grupe të burgosurish. Kush je ti, pyeti. I am amerikan. Oficeri u spraps dhe thirri fort, kërkonte një automatik. Po ku kishte armë brenda në burg? Dhe ia dha vrapit drejt komandës me britma.
Avioni vërtet guxonte të ishte amerikan. US AIR FORCE, lexuam mbi trupin e tij. Aleatët, erdhën, na rrahu zemra. Piloti nuk po lëvizte. As ne. Hello, u dëgjua të përshëndeste ai. Vërshëllima bilbilash. Largohuni, lini punën, urdhëronin policët, përforconi rojat… rrethimin… Komandanti me një shpurë oficerësh po afroheshin me ngadalë. Mos lëviz, i ulëriu komandanti i burgut pilotit. Hë, ju armiqtë, që dini anglisht, dil ti, inxhinier Zama, thuaji këto që do të të them unë. Po shtrembërove gjë, këtu do të të pushkatoj e do të të mbuloj te gropat, që, kur të mbarojë aeroporti e të vijnë aeroplanë përsipër, të mos të të lënë të qetë as të vdekur. I thuaj: Dorëzohu, kush je ti dhe ç’do këtu? Piloti u përgjigj në anglisht. U dëgjuan të qeshura të burgosurish. Përkthe! Komandanti u duk sikur u lut, nuk po bërtiste dot. I dorëzuar jam, erdha vetë, tha piloti, jam amerikan, përsëriti. S’është Napoli këtu? – pyeti. Duket që s’është, u përgjigj po vetë. Mos lëviz, briti komandanti, dhe pyete pse ke ardhur. Në zë po ndihej si më i afërt me të burgosurin, por më dyshues. U nisa nga Parisi për në Napoli, por kishte mjegull, humba, desha të zbrisja në Greqi… avari… përktheu i burgosuri për komandantin, ngatërrova drejtim…
Ç’mrekulli të dëgjoje Paris, Napoli… një pjesë e të burgosurve kishin qenë në këto qytete, kishin shëtitur andej, madje ndonjëri kishte studiuar në universitetet e tyre. Janë prapë Parisi, Napoli?
Pyete tha komandanti, e kishte marrë veten ca, bombardues je apo agjent? As njëra dhe as tjetra, u përgjigj piloti. Duart lart! O.K. Hë, se e zbërthejnë babaxhanët tanë, mos përkthe ti, i dënuar… Dhe po rrinim ashtu, pa ditur se ç’duhej bërë. Avioni i vogël, reaktiv, si i bardhë, ndrinte dhe sikur e shtonte hutimin dhe çudinë përreth. Te barakat ndali një makinë e vogël, pluhuri që kishte ngritur nga pas, ra. E çuan për andej pilotin amerikan. Nuk e pranguan. Aeroplani u gdhi aty, i vetmuar, vezullues. Rojat përreth barakave tona qenë shtuar, por edhe aeroplani ruhej me armë, jo se mund të ikte vetë, por mbase të burgosurit, ndonjëri, dinte t’í jepte, e mbushte me armiq dhe ia mbathnin qiejve. Ne s’na nxorën në punë të nesërmen, por erdhën nga Ministria dy-tre veta, t’i bënin një kontroll aeroplanit. Dyert s’hapeshin, nuk dinin. Sollën prapë pilotin amerikan me makinën e vogël, pa pranga, se ç’shtypi një buton, i hapi dyert dhe ikën prapë, duke lënë nga pas vazhdën e pluhurit, si të ishte nga ajo mjegulla që e bëri të ngatërronte Napolin, ta humbte fare.
Mbas ca ditësh na vunë ne, të burgosurve, që ta shtynim aeroplanin amerikan për në anë fare, se pengonte punimet aty, m’u në mes të sheshit. Shtyjeni, të dënuar, aleatin tuaj, se ka cofur. Ku është ai që përktheu? Shpejt në birucë! Pilotin amerikan as e pamë më dhe as dëgjuam se çfarë bënë me të. Në burgje nuk e çuan, se do ta kishim marrë vesh, ndoshta e shkëmbyen si robërit. Por aeroplanin e lanë disa vjet aty, të dergjej. Aeroporti mbaroi. Mbas dy avionëve të superfuqive, nuk erdhën kushedi se çfarë, zbriti ndonjë kinez e pastaj Shqipëria u mbyll fare. Avionin amerikan e hoqën më vonë, s’e di si, ndoshta pjesë-pjesë, e çuan në kështjellën e Gjirokastrës, në muzeun e armëve, ku ka plot shpata romake e shtiza ilire, gjyle turke, topa e mortaja, pushkë partizane, flamuj dhe diagaçë etj.
Ciceroni u shpjegonte vizitorëve se ai ishte një aeroplan amerikan, i zënë rob, që tentoi të futej në hapësirat e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, por forcat tona ajrore, pilotët syshqiponja, të edukuar me mësimet e Partisë, e rrethuan dhe e detyruan të dorëzohej. Kështu do ta pësojnë të…
_______________________________________
Nxjerrë nga burgologjia “Rrugët e Ferrit”
(fq. 419-422) ribotim “Omsca-1”,
Tiranë 2012
dava shqiptaresh!
njerz koti. komb rrangall shtet plehr.
asnjiher s kan pas bo shtet ata. vetem pordh ne qiell shlojn. edhe kur falen gjoja myslimance hapin bythen nga qielli dhe e ndosin me pordhet e mjergullta.
edhe skenderbeun qe sikur e levdojn,nje hybrid turko ballkanas ishte. I krishter me emer myslimon.gjak serb, as I krishter as myslimon,por I pafe.
edhe ato luftime qe ka bo kan qen me teper gracka te pabesa qe I bente nepunsve paqsor turq neper grykat e maleve ku s kalonte dot me teper se nje dhi e eger,se e dyta do priste pes metra pas qe te kalonte ne ato shtigje lufte skenderbejane..
edhe tash,sapo greku nxorri nje skuader me polica me kontrollu kufirin nga trafikantet shqiptar te droges,menjeher u tremben djepjutjetet shqiptare dhe nxorren burrnesh topallin me gerthit “po na sulmo greku. thrrisni ameriken”! kurse opozitari I saj fle mbi dafina “jemi n nato ne s na lu kush se vje nato lufto per ne”!
a komb leshi
rrac preshi
parti persheshi
Harrove te shkruash dhe Turk Leshi!
Kotori-Vend shqiptaresh….Ju shkoni ne Siberi !! Keni presh per bithen e lakra per gojen ! ose ne Qipro !
Pirdh se lirohesh thone shqiptaret
Per 45 vite u trullosem nga perallat me gjermane e partizane sa besonim se nje partizan zinte rober 100 gjermane.Ka 26 vite qe po mundohen Te na trullosin me luften heroike Te ballisteve,zogisteve e tradhetareve Te tjere qe bashkepunuan me pushtuesit per Te mbrojtur Shqiperine nga gangrena komuniste qe po I kanosej.Ka kohe qe edhe viktimat e sistemit Te paraqiten si heronj qe u sakrifikuan ne lufte kunder komunizmit.Peralla e mashtrime qe nuk I ha kush.Ne Shqiperi per fat Te keq apo Te mire kete do ta provoje historia u ndertua nje sistem ku populli luante rolin kryesor dhe jo individet kjo dhe per shkak se deshira per Te dale nga gjendja e mjeruar ishte masive.Individet luajten rol plotesues ne kete histori dhe kete e provoj fakti se kur sistemi shoqerror u be pengese per zhvillim masat popullore e rezuan dhe filluan ndertimin e nje sistemi Te ri democratic.Per fat Te keq njelloj si ne Te kaluaren edhe sot individe Te ndryshem qe me e shumta Kane qene viktima Te sistemit per perfitime personale po propagandohen si heronj qe luftuan komunizmin.Ne sistemin e kaluar heronj ishin dhe do mbeten vetem Ata qe punuan e luftuan per perparimin e Atdheut Te tyre .Te gjithe Ata qe per nje arsye apo tjetren u denuan e u Persekutuan nga sistemi duhet Te konsiderohen viktima e Te trajtohen so Te tille e jo heronj Sot duhet Te shikojme perpara e jo Te ngelemi pen e hijeve Te se kaluares.
Ku e paske degjuar qe nje partizan zinte rober 100 gjermane,se askush nuk e ka then as per 45 vite e as per keto 25 vite!? Ik o BOLE ?