Daçiç: Trump nuk do të na kthejë Kosovën. Ne serbët, një popull që “fluturojmë” me…!

13 Nëntor 2016, 12:38Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pas ardhjes se republikanit Donald Trump në krye të SHBA-së, do të zbuten presionet ndaj Serbisë në Uashington dhe se vendi i tij do të ketë një tretman më të mirë.

Mirëpo, Daçiq ka hequr iluzionet se presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump, do të bëjë mrekulli, madje se Amerika do të hedh dollarë në Serbi dhe se do t’ua “kthejë edhe Kosovën”.

“Nuk duhet të presim mrekulli nga Trump. Ne jemi popull që lehtë fluturojmë dhe mendojmë se tani Amerika do të derdh dollarë në Serbi. Serbët menjëherë fluturuan dhe e ‘kthyen Kosovën’. Kosova është e jona, është serbe.

Nuk duhet të shikojmë se kush çka do të na dhurojë, por që çdo ditë duhet të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe t’i ruajmë ata serbë tanë, ndërsa Kosova është Serbi”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për “alo”, transmeton Telegrafi.

Daçiq ka thënë se nuk e di nëse me fitoren e Trumpit SHBA edhe më tutje do të vazhdojë të mbrojë interesat e veta. sikurse që do të vazhdojë edhe Serbia t’i mbrojë të vetat.

Mirëpo ai ka thënë se beson se do të ketë zbutje të presioneve ndaj Serbisë dhe se “Serbia në Uashington do të fitojë ndonjë tretman ndryshe, nga ai që e ka pasur me dekada”.

6 komente në “Daçiç: Trump nuk do të na kthejë Kosovën. Ne serbët, një popull që “fluturojmë” me…!”

  1. says:

    E ka marrë malli Serbinë të bëhët si Hiroshima.

    1. Saba says:

      Ka vdek ajo koh kur manipulonin amerikanet per ballkanin car mendojn kush jan keta edhe me rusin edhe me kinen edhe me indin tash ameriken pse populli amerikan bar ha.. gjyna.

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    Shba eshte kunder eu. Trump eshte i flakte kunder. Ketu do perqendrohet politika e tij. Cberjen e be dhe dobesimin e kines.
    Ndonje lufte??? Te shohim. Zakonisht fillojne pregatitjet dhe zbatimi ne vitin e dyte

  3. qytetari says:

    Po me pelqen shume kjo deklarata e Daçiç, po normal se kemi te bejme me politikane te zgjuar dhe jo si politikanet tane te PD-se, qe gezuan me shume se serbet me zgjedhjen e Tramp-it President, madje me shume se edhe vete Trampi. Sepse kujtuan se me kete zgjedhje do vije e djathta menjehere ne pushtet ne Shqiperi, sidomos me sharjen qe i beri z.Rama Trampit. Pike e zeze, Pika qe s’ju bie, sa driteshkruretr qe jeni more. Po ju duhet te beni te pamunduren per te ardhur ne pushtet, jo me forcat e te tjereve, po me forcat tuaja, duke bere pune e paraqitur projekte per te ardhmen, dhe jo duke premtuar me lugen bosh. Po veshtire e ke z.Basha, sepse ti je kryekeput dore e zgjatur e Sali Berishes. Ndaj ti duhet te jesh vetvetja, duhet te jesh nje politikan qe din te besh politike. Duhet te jesh tamam ai studenti qe ka studiuar ne Evrope dhe di te beje ate qe ben Evropa. Dhe jo te pengosh hyrjen ne BE, jo te besh bllokade per dekriminalizimin, jo te bllokosh Reformen ne Drejtesi. Ky nuk eshte studenti qe ka studiuar ne Evrope. Ky eshte modeli i nje studenti te keq qe ka studiuar ne Unversitetet shqiptare te hapura si kerpudhat pas shiut, ky eshte politikani qe han me doren e zgjatur te paraardhesit te tij, Sali Berisha.
    faleminderit,

  4. tom says:

    Njelloj jane dhe shqiptaret.
    Fluturojne kollaj.
    Ballkan muti.

  5. sala says:

    kujtoja se vetem shqiptaret fluturojne me presh ,po ja qe fluturokan dhe serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje