Në komisionin parlamentar të Ekonomisë u diskutuan sot të ardhurat e Buxhetit 2017, debat që u shoqëruan me qendrime të ndryshme mbi politikën e taksave dhe përfitimet prej tyre. Deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh se sistemi i taksës së sheshtë është një sistem që aplikohet në vendet demokratike të botës dhe qytetarët paguajnë më shumë taksa se bizneset. Por kjo gjë u kundërshtua nga anëtarët socialistë të Komisionit. Ministri Ahmetaj tha se të ardhurat në kohën e PD u ulën më 0.7% të PBB krahasuar me 2005 kur morën pushtetin, ndërsa barra fiskale për qytetarët u rrit 3-4 herë krahasuar me tre vitet e fundit.
Sot ministri u mundua në apologjinë e tij të hidhte baltë mbi sistemin e taksave të ulëta dhe taksës së sheshtë. Të gjithë e dinë, që me ktëtë sistem taksash i bënë gropën ekonomisë dhe e shikon me shumë lakmi atë system, por nuk e zhbën dot, nuk i rikthehet dot.
Flisni për ndryshim strukture të taksave, paguan më pak e paguan më shumë, po duhet të dini se një ekonomi tregu ka nevojë për një strukturë taksash konkrete. A e di ti që vetëm përmes reformës që ndërmorëm, përafruam dhe bëmë të krahasueshme Shqipërinë me vendet e OECD për nga struktura e taksave? Ca kujtoni ju, se paguajnë taksa më shumë bizneset se qytetaret? Në ç’vend të botës bën vaki kjo? Vendet demokratike të botës i kanë 62% nga qytetarët dhe 38% nga bizneset, a e kuptoni?
Ahmetaj:
Tha një gjë interesante z. Bode: “Do taksoj më shumë qytetarët”, tha. Ta mësojnë qytetarët që kur të vijnë këta, nëse do të vijnë ndonjëherë në pushtet, do t’i taksojnë më shumë qytetarët. Është e lavdishme taksa e sheshtë tha. Pse, sepse ka ngarkuar qytetarin 3-4 herë më shumë se me taksën progresive? Me taksën progressive, qytetarët paguajnë 1 miliardë lekë më pak në muaj, ose 12 miliardë më pak në vit. Me taksën tuaj të sheshtë, paguanin 3-4 herë më shumë.
Nuk ka si të mos i referohem “lavdisë” së qeverisë së këtyre. I morën të ardhurat tatimore 22.9% e PBB në 2005 dhe i lanë 22.2%. Viti 2013 ishte falimentim i shtetit. I uli të ardhurat me 0.7% të PBB. Kasaphanë. Kujt i tregojnë strukturën e ekonomisë dhe taksave këta? Kanë taksuar sëmundjen, vendosën TVSH 10% për ilacet dhe shërbimet spitalore. Morën TVSH nga rruga e Kombit. Është autor i falimentimit të këtij shteti dhe të financave publike, dy herë i kanë dorëzuar të shpërbëra.
Po borxhin? E mori 58% dhe e dorëzoi 70.4%. Tre vitet e fundit I ka me rritje negative, nuk mblidhte dot as të ardhurat që vinin nga rritja ekonomike.
E morët 6.5% rritjen ekonomike dhe e dorëzuat 1%. Ku e gjetët këtë formulë, në cfarë shkolle? Kjo është lavdia juaj, falimentimi?
E pra, ky është buxhet që rrit të ardhurat, rrit pagat dhe pensionet, mbështet rritjen ekonomike 3.8%, ul borxhin, buxheti me ba;ancën më të mirë primare në 25 vite, nuk duhet të keni frikë nga ky buxhet.
po kete pune dine te bejne kto te pd-se. rrisin taksat,marrin vec per vete, e lejne shtetin ne borxhe dhe kur vjen qeveria tjeter e akuzojne direkt per prishje te balancave ekonomik.
Pergjerisa shumica e popullit perfiton nga ky buxhet, si ne rritje pagash e pensionesh qe eshte kryesorja po dhe vet ne financimin e reformave te cilat ne fund te dites jane jetike per te gjithe qytetaret atehere pak rendesi ka nese si pelqen bodes apo do me shume lek presidenti, jepini dhe mos ndaloni.
Parim i drejt eshte qe kush shfrytzon me shume kte vend duhet te paguaj me shume dhe si te tilla bizneset duhet te paguajne me shume dhe 1000 here bravo me kte taksen progresive.
O bode o idjot ke te drejte se llogaritar koprative ke qene por ne ekonomine e tregut bisnesi paguan me shume se populli i thjeshte, lum populli shqiptare qe ju ka ju do dhe ju voton ju hajvaneve te PD…
Jo more jo bode mjelte lopet ne kooperativen e rakickes dhe numeronte vicat qe pjllnin lopet,boden financier e beri qeveria berisha..
Po ju hedh trute e gomarit mesuesi i anglishtes dhe nuk na shpjegon sikur ta marrim te mirqene borxhin ne 70,4% qe nuk ish aq se e moren 64% vetem me rritjet ekonomike qe na deklarojne cdo vit borxhi duhej te ish ulur sot ne raport me prodhimin ne jo me shume se 65% por keta si duket kane matematike tjeter ate te rilindjes, po ti degjonte Aishtaeni do shkulte qimet e mustaqeve se floket po e po. Vjet na trumbetuan se do ish buxhet i ekujlibrave fiskale dhe i uljes se borxhit po sivjet nuk po e ze ne goje sa e uli borxhin.