Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj kryetarit te PD Lulzim Basha, duke i numwruar arritjet financiare te qeverise, qe kane mbushur “gropat” e lena nga qeveria “Berisha”.
Ja çfarë shkruan Ahmetaj:
Administratori i SHQUP-it doli dje para shqiptarëve për të “denoncuar” sipas tij “abuzimin 25 milionë dollarësh për zyra, fasada dhe kolltuqe në Buxhetin 2017”.
Për qytetarët, shpenzimet për rikonstruksione dhe pajisje në vitin 2017, janë 697 milione lekë, ose 100 milionë më pak se në vitin 2012, kur qeveriste SHQUP-i.
Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira.
Projekti:
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore(segmenti Kthesa Saukut-Bregu i lumit) loti 1,2 dhe 3. Vlera totale e projektit 10.2 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 300 mijë lekë.
Projekti:
Ndërtim Rruga Banjë-Gramsh. Vlera totale e projektit 6.5 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 100 mijë lekë.
Këto janë vetëm dy shembuj të listës së gjatë të papërgjegjshmërisë së qeverisë së vjetër. Fatmirësisht për vendin dhe qytetarët shqiptarë, koha e qeverisë së vjetër ka mbaruar!
me figure politike false eshte Lul Basha aspak bindes nuk mund te themi qe se njohim. Tirana e njeh me shume per paaftesine dhe per kompetencat e tij si kryetar
Pak i keni permendur se dhe me shume ka lene po dhe vet zgjedhja e tij si kryetar i pd prandaj u be, prandaj u eliminua dhe sokoli i shkret qe tentoi te kandidonte, ne menyre qe ti linin rehat e mos tu akuyonte dot se i bje sikur po sulmohej opozita e histori te tilla po gjthss me nje drejtesi me te mire besoj do ti vi rradha dhe atij
Po te jen te verteta esht shume e rend
mos themi kot ketej e andej korrupsion, kur Berisha i paska hap rrugt me nje milion lek te vjetra ne vit, qe sdalin as me pagu nje cerek puntori.
i hapte sa per ti hap e pastaj ju kalonte parate gjate vitit si te donte i bie kjo pune. ndaj smaronte asnje rruge ai
sa ishte pd dha me koncesion cdo gje me vlere te ketij vendi prandaj trashegojm dhe kete lloj situate si sot, po te ishte puna si tani qeveria, ministrite nuk do kishim keto pasoja, vleresime per Ahmetajn pasi duket shume i afte dhe korrekt ne ate qe ben dhe thote.
Mirnjohje kesaj Maxhorance vecmas per mire qeverisjen e zotit edi Rama e stafit te tij ministror dhe fal efekteve te reformave historike qe po jeteson kjo Maxhorance qeverisese .
Po puset qe keni hapur ju keto 4 vite, kush do ti mbushe o Beni ecen vete?
Po puset qe keni hapur ju keto 4-vite, kush do ti mbushi o Beni? E keni cuar borxhin ne 75%.