Projekt Buxheti 2017/ Arben Ahmetaj: Ky është buxheti i qytetarit shqiptar

11 Nëntor 2016, 19:56Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Projekt Buxhetin e vitit 2017, që sikurse e theksoi ai, është buxheti i konsolidimit të rritjes ekonomike, financimit të reformave, uljes së borxhit dhe rritjes së pagave e pensioneve.

Një fokus të vecantë gjatë prezantimit të tij, Ahmetaj i kushtoi qytetarëve dhe masave në favor të rritjes së përfitimeve të tyre.

Buxheti 2017, është buxheti për qytetarin, tha Ahmetaj, i cili renditi një sërë masash në favor të qytetarëve:

* Së pari është taksimi i ndershëm në përiudhën 2014-2017. Janë ulur taksat për 97% të të punësuarve dhe këtu i referohem taksimit progresiv në ndryshim nga tatimi i sheshtë.

* Taksimi progresiv ka ulur barrën për qytetarin. Listëpagesa në total është 623 mijë persona të cilët kanë paga nga 0-130 mijë lekë në muaj, që do të thotë, se vetëm me këtë politikë, kemi lehtësuar barrën fiskale për 623 mijë qytetarë që shkojnë në punë cdo mëngjes.

* Me taksat progresive të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale ëstë 860 milion lekë në muaj. Me taksën e sheshtë, të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurën personale do të ishin 1.9 miliard lekë, pra afërsisht 1.1 miliard lekë në muaj që për shkak të taksës progresive, nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por i kthehen mbrapsht qytetarëve në xhepat e tyre, për konsumin e famlijeve të tyre. Në vit, kjo shumë shkon afërsisht 110 milion dollar. Kemi kthyer në xhepat e qytetarëve 1 miliard lekë në muaj, ose 12 miliard lekë në vit, ose rreth 50 mld lekë në katër vite, 500 mln USD mbrapsht. Pra qytetarët shqiptarë që na besuan, kanë përfituar 500 milion USD më shumë.

* Vetëm në një vit e rritëm fondin e pagave 2.2 herë më shumë se qeveria e mëparshme. Fondi i rritjes së pagave 2010-2013 ka qenë 3.2 miliard lekë; fondi I rritjes së pagave vetëm në një vit, në 2017 (me efekt 12-mujor) do të jetë 7.2 miliard lekë, janë shifra nominale të drejtpërdrejta.

* Pagat për mësuesit. Janë 326,638 punonjës të sistemit arsimor që përfitojnë mesatarisht 10% rritje page në vitin 2017. Paga mesatare bruto për një mësues të shkollës 9-vjeçare në 2013 ka qenë 61,100 lekë, në 2017 bëhet 64,650 mijë lekë. Për mësuesit e shkollës së mesme, nga 64,100 lekë në 2013, shkon në 68,000 lekë në 2017.

* E njëjta gjë edhe për sistemin shëndetësor të lënë pas dore në shumë e shumë kohë. Për vitin 2017 reforma e ndërmarë për rritjen e pagave në administratën publike shoqërohet edhe me rritjen e pagave të sistemit shëndetësor publik. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%, përfitojnë 18,415 personel mjekësor dhe infermierë nga të cilat 4,650 mjekë dhe 13,765 infermirë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar është 1.5 miliard lekë.

* Me sistemin e vjetër nuk ka ekzistuar koncepti i pensionit social. Në 2013, mbi 1,775 përfitues do të ishin lënë në mes të rrugës. Sot, ekziston koncepti I penisonit social, përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarin. Në 2016 është dyfishuar numri i përfituesve; në 2017 numri I përfituesve të pensionit social shkon në 5,070 qytetarë.

* Kategoria e ish-ushtarakëve. Zgjidhet përfundimisht problemi i 5,130 ish-ushtarakëve të cilët kishin detyrim 1 miliardë lekë ndaj shtetit për shkak të diferencës në llogaritjen e pensioneve.

* Për herë të parë në këtë mandat sëmundja nuk tatohet. Që prej fillimit të vitit 2014, TVSH e ilaceve dhe shërbimeve mjekësore është zero. Efekti i kësaj mase në buxhet është rreth 2.1 miliard lekë në vit që ia kemi kursyer qytetarëve që kanë përdorur shërbimin mjekësor apo kanë marrë ilace. Imagjinoni, janë 21 milionë dollarë që vetëm nëpërmjet një lëvizje fiskale, heqjes së tvsh për ilacet dhe shërbimet mjeksore, u janë kthyer mbrapsht në xhep qytetarëve.

* Në total janë rreth 63 miliardë lekë për periudhën 2013-2017 që programi i qeverisë u ka kthyer qyetarëve vetëm nëpërmjet këtyre masave dhe sigurisht që nuk do lë pa përmendur, indeksin e çmimeve të shëndetësisë në rënie që nga viti 2013.

“Politikisht do të thoja se është një premtim i mbajtur dhe nuk jemi ende në përfundim të rrugës së shëndetësisë falas, por jemi në një trend jashtëzakonisht të konsoliduar për qytetarët që megjithë probemet që ka sistemi, kanë mundësi t’i prekim me duart e tyre këto përmirësimie” – përfundoi ministri.

23 komente në “Projekt Buxheti 2017/ Arben Ahmetaj: Ky është buxheti i qytetarit shqiptar”

  1. xheni says:

    lajme te mira per ekonomine dhe financat ne vend me ne fund , eshte besoj e kuptueshme qe duhet vetem vullnet , deshire e mire dhe pune serioze qe te shihen rezultate konkrete ?

    1. loni says:

      Ky palo burre quan sukses ato qe do beje (rritje pagash ne mars 17) dhe harron qe ka mbi 3.5 vjet ne pushtet qe nuk i ka rritur pagat nje kacidhe. E krahason rritjen me qeverine paraadhese sikur e ka rritur gjithe vitin dhe jo vetem per efekt 3 muaj sa e ka mandatin qeveria, pasi pjesa tjeter eshte detyrim per ta permbushur qeveria e pas 23 qershorit (mund te jene te njejtet) por detyrimet jane te qeverise se zgjedhur pas qershorit. Mburret me tatimi, progresiv qe perfituan 97% e rrogetareve dhe harron te permend cmimin e energjise elektrike me nje fashe qe e hengren 97% re familjeve shqiptare. Dhe ne fund permend ghithe perfitimet qe ju ka kthyer qytetareve dhe harron te thote qe barra fiskle e rrit, qe nwto i bie qe merr me shume taksa nga individet dhe jo per arsye te mbledhjes me te mire te administrates tatimore.

      Ps. E ke ndonje takse tjeter te re per ta futur te cmimi i naftes? Aty mblidhe dhe taksen e probave se ecen me mire mbledhja.

      1. arjon says:

        pse qahesh ti IONi do ta rrisi rrogen qeveria pse cfare kishin me shume buxheti me para asgje me teper nuk parashikonte nuk e harrojn shqipatret qe behej rritja rrogava sa pere sy e faqe gjoja me ato rritjet qe nuk vlenin per asgje, do sdo rrogat do rriten, e pranon apo jo zhvilim ka pas ekonomia me hapa modeste me mire keshtu sesa te nisim me genjy qe ja kemi kalu dhe gjermanis, rrogat do rriten dhe ti hane gezuar

        1. ben tirona1 says:

          “Dua te shkoj te jetoje ne Shqiperi.
          Buxheti i qytetarit shqiptar eshte i madh ,i vecante dhe do tua beje jeten qytetareve “te lumtur”.
          Si pasoje do jene ” me te paster,me te pasur dhe me te rruar”Me te rruar,qe sot e tutje.”
          Kope maskarenjsh te te gjitha kraheve dhe servile shqiptare,qe votojne maskarenjte qe i rrjepin 24 ore rresht.

    2. klevis says:

      ty te lumte tamom e ke bo punen shifrat jane te konfirmuara nga fmn-ja rritje e vogel por e stabilizuar ca dun me teper zbohen gjonat tak fak dun kohe

    3. bona says:

      respekte arben ahmetaj se je burre qe e mban fjalen per te gjitha premtimet qe ke dhen

    4. rudi says:

      Lajm inkurajues per shqiptaret. Gjerat e mira vijne ngadale.

    5. besi says:

      vazhdoni punen se populli e shikon kush ben gam gam dhe kush punon nje bravo te madhe

  2. Arbia says:

    Vleresime pune, procedura me lehtesuese po vihen ne zbatim per bizneset, gjoba po falen, pagat po rriten etj, jane faktike e jo mashtrime, gjithashtu nje treguees qe po realizohen nje sere gjerash pozitive

  3. Geri says:

    rrjedhoje e reformave dhe punes shume te mire qe keni bere me financat eshte rezultat ky buxhet gjitheperfshires asgje me shume nuk kishte me pare

  4. trejsi says:

    ja cfare do te thote proges.

  5. Ini says:

    Beni shiko fiskun se e shkaterruan, me te paafte dhe struktura te pazbatushme.

  6. Moni says:

    Sa do jete deficiti buxhetor se vit zgjedhjesh eshte

  7. Ben Ahmutaj says:

    …po shkruajne bundrat e ministrit me hajdut te te gjitha koherave… orangotango tiger

  8. llyra says:

    prisni se Sali trimi ka me ja u tregu sukseset ekonomike juve. kena me fitue prap bash shpejt ke kthesa.

  9. Populli says:

    I rropet njerezit o Beni. Mos mendo se jane budallenj dhe nuk kuptojne se c’fare po beni. Do vini te kerkoni vota ne Qershor, por do te zhgenjeheni.

  10. al paci says:

    O minister po flisni si saliu azgje me shume, pse nuk na thua per cmimin e ilaceve sa e ka rajoni dhe sa kushtojne te ne, jan 10 fishe me shtrenjte ilacet ne shqipri se sa ne greqi serbi maqedoni. Ti na thua qe ata qe iken ju a kishin futur 12 fishe dhe ne po ja u fusim 10 fishe. Kurse sa per ju me larte duhet te jen te paguaret na ministri qe i thurni levdata si ne kohen e xhaxhit.

  11. Populli says:

    Ketu nuk eshte se rriten pagat dhe me sa perqindje. Ceshtja qendron se sa para ju mbeten ne xhep njerezve. Pagat mund te rriten me 7 apo 15%, por nderkohe qe taksat apo tarifa te shumellojshme shtohen me 30% ne anen tjeter, atehere llogaria ime del me minus para ne xhep. Jeni mjeshtra ju per mashtrim. Do rrisni taksat vendore per biznesin, do rrisni akcizen e duhanit, pijeve dhe karburantit, gjithashtu do te rrisni edhe ndonje fature per sherbimet e administrates apo ku ta dine une tjeter. I ke ne buxhet edhe keto, por nuk i permend. Permend vetem ate qe te intereson per perfitime elektorale.

  12. Populli says:

    Pse e fshive komentin tim o Tema. Apo te mori telefon Beni.

  13. trejsi says:

    kto jan shifra besoj te knaqshme per vendin dhe per ekonomine qe kemi per momentin.ne momentin e pare qe ju eshte dhene per nje rritje pagash eshte bere? tani te gjith e duam rrogen mbi 5miljon. e kuptoj kte se dhe vet jetoj ktu po kjo qeveri po perpiqet qe shqiperia te ngrej koken se jo me large se para 2ditesh pashe filmin “war dogs” ku shfaq dhe shqiperia dhe nuk me pelqeu se si e trajtonin pjesen e korrupsionit ketu

    1. Populli says:

      Qeveria ben mire mos te rrisi fare pagat, por te ule tarifat e sherbimeve administrative dhe taksat ne produktet e perditshme, po do qe te stimuloje ekonomine. Ka qene 6000-Lek Pasaporta dhe eshte bere 8000 Lek ne 3-vite. Nuk ka vlere rritja kur jep 2 dhe merr 10 nga ana tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje