Qeveria ka sinjalizuar një rritje të mëtejshme të tarifave dhe taksave të pushtetit vendor.
Gjatë hartimit të projektbuxhetit 2017, Ministria e Financave ka parashikuar që të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2017, parashikohen të jenë rreth 6.2 për qind më të larta se ato të vitit 2016, ose 900 milionë lekë më shumë se një vit më parë.
Sipas Ministrisë së Financave kjo rritje e të ardhurave do të vazhdojë si rrjedhojë e reformimit të tarifave të shërbimeve publike, ndarjes më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmirësimit të vazhdueshëm të skemës së financimit të funksioneve të veta si dhe krijimit të kadastrës fiskale.
Pas heqjes së taksës mbi biznesit e vogël, poltika fiskale e bashkive është deformuar duke rritur jashtë llogjike tarifat për shërbimet, raporton Monitor.
Të ardhurat totale të pushtetit vendor për 9 mujorin e vitit 2016 janë realizuar në rreth 10.6 miliardë lekë ndërsa për 9 mujorin 2015 janë realizuar rreth 9.4 miliardë lekë, me një rritje të të ardhurave të pushtetit vendor me 1.2 miliardë lekë.
Të ardhurat nga taksa mbi pasurinë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të pushtetit vendor. Për 9 mujorin 2016 kjo taksë është mbledhur në vlerën rreth 4.4 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se 9 mujori i një viti më parë e cila arrin në vlerën e rreth 3.2 miliardë lekë. Parë në këndvështrimin e angazhimit kjo tregon që për njësitë e vetëqeverisjes vendore rritja me 40% e mbledhshmërisë së kësaj takse në raport me një vit më parë.
Të ardhurat nga taksa mbi biznesin e vogël kanë një rënie krahasuar më një vit më parë. Paraqitur në vlera konkrete të këtyre të ardhurave për 9 mujorin e vitit 2016, kjo taksë ka siguruar të ardhura rreth 565 milionë lekë, ndryshe nga e njëjta periudhë e një viti më parë e cila ishte rreth 1.7 miliardë lekë, pra me një diferencë prej afërsisht 1.1 miliardë lekë.
Kjo diferencë vjen si pasojë ndryshimeve të ndodhura në fundvitin e kaluar lidhur me këtë taksë. Subjektet me një xhiro nga 0-5 milionë lekë xhiro u është hequr detyrimi tatimor gjithashtu edhe tatimi i thjeshtuar i fitimit mbi biznesin e vogël është ulur me 2.5 pikë përqindjeje.
Të ardhurat nga taksat lokale të cilat përfshinë pjesën e taksave lokale të vendosura nga secila njësi e vetëqeverisjes vendore rezultojnë me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Për 9 mujorin e vitit 2016 kjo taksë është mbledhur në shumën rreth 5.7 miliardë lekë, pra rreth 1.1 miliardë
bashkite kone nevoje per mbeshtetje se dhe rregullimet sistemimet nuk behen pa leke e fonde
ja u ben hallall kur taksat tona shkojne direkt per qytetin, sa per pune po behet investohet me thene te drejten ishte ku e ku me qendra qytetesh te rrenuara, mendoj se bashkite duhet ti mireperdorin qofte ndihmen financiare te qeverise qofte taksat qe paguajne bizneset, qytetaret ne funksion te komunitetit dhe hapesires ku ushtrojne funksionin keto bashki
nji nga gjonat tamom te kesaj qeverie eshte mbledhja e taksave se ishte bo rruge qe paguanin te pafuqishmit ne gjithe venet e botes taksat mblidhen nji me nji, kjo rrit te ardhurat dhe nikon pozitivisht ne zhvilimin ekonomik
ashtu si ne cdo vend te botes kam mendimin se taksat duhet te mblidhen sic po veprohet dhe ketu prej disa kohesh edhe pse sna pelqen se nuk ishim mesuar ama rritja e te ardhuarve nuk vjen nga qielli nga ana tjeter bashkite dueht perkthejne ne investime dhe sherbime me te mira pasi ka shume nevoje