Të gjitha privatizimet dhe kontratat e rëndësishme koncesionare, të firmosura gjatë 25 viteve të pluralizmit, do t’i nënshtrohen auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo është detyra kryesore që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ky institucion do të ketë tre vjet afat për të kaluar në sitën e ligjshmërisë dhe kostos financiare të gjitha koncesionet dhe privatizimet kryesore në 25 vitet e fundit. Shkeljet, sipas rëndësisë dhe pasojave, me shumë gjasa, do të referohen në institucionet e reja të drejtësisë, në Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale shkruan ‘shqiptarja.com’.
Kambanat bien për qeveritë e drejtuara nga Sali Berisha dhe Fatos Nano, pasi koncesionet kryesore të tre viteve të fundit, nën drejtimin e qeverisë “Rama”, kanë qenë objekt kontrolli nga KLSH.
“KLSHja nxitet që për 3 vjet të auditojë të gjitha privatizimet dhe kontratat koncesionare të realizuara në sektorët strategjikë në 25 vitet e fundit, për të vlerësuar ligjshmërinë, efektivitetin dhe ndikimin e tyre në Buxhetin e Shtetit dhe te publiku”, thuhet në rezolutën e Kuvendit për KLSH.
Privatizimet dhe koncesionet që do hetohen Po cilat janë koncesionet dhe privatizimet strategjike, të realizuara gjatë kohës së qeverisë “Nano” dhe qeverisë “Berisha”, mbi të cilat ka një mal me dyshime dhe indicie për organin e akuzës? Dy privatizimet më të rëndësishme, por të dështuara të qeverisë “Berisha”, me kosto të rëndë financiare për buxhetin e shqiptarëve, janë privatizimi i ARMOs dhe OSHE.
Të dy privatizimet strategjike sot konsiderohen të dështuara dhe të pa hetuara. Po ashtu, Berisha tentoi të privatizonte edhe Albpetrolin, por dështoi në fillim të procesit, për shkak se nuk u pagua garancia, pra 10 përqindëshi i ofertës, 85 milionë euro. Po ashtu, qeveria “Berisha” dha me koncesion katër hidrocentrale të fuqisë së mesme, konkretisht; Ulëz, Shkopet, Bistrica 1, Bistrica 2. Deri më sot, askush nuk është veshur me përgjegjësi penale për abuzimin me pasuritë më të rëndësishme publike.
Ndërkaq, në kohën e qeverisë “Nano”, u privatizuan Albtelekomi dhe AMC, për të cilat Berisha ka artikuluar një lumë akuzash. Po ashtu, gjatë qeverisjes së “Nanos” u privatizua Banka Kombëtare Tregtare, një aset i rëndësishëm, e cila u ble nga turqit.
U privatizua edhe Banka e Kursimeve, ndërsa u dha me koncesion Aeroporti Nenë Tereza, koncesion i cili sot po u kushton shtrenjt shqiptarëve.
Detyrat e tjera
Kuvendi rekomandon që KLSHja të vijojë me përmbushjen e objektivave për rritjen e kapaciteteve audituese të burimeve njerëzore dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, duke përqasur metodologji moderne për auditim, për t’iu përgjigjur nivelit të parametrave të kërkuar nga INTOSAI.
Po ashtu, KLSHja duhet të fuqizojë procesin e kontrollit të sigurimit të cilësisë, në zbatim të ISSAI40 si një proces, i cili synon të garantojë shqyrtimin dhe analizën e brendshme të çdo procesi auditimi.
14 detyrat e Kuvendit për KLSH
1.Të vijojë implementimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit, duke konsideruar që ligji i ri, riorganizimi i ri strukturor, si dhe format e reja bashkëkohore të auditimit dhe analizës duhet të vihen në shërbim të zgjidhjes konstruktive të problematikave të vërejtura gjatë vitit 2015.
2.Pavarësisht përmirësimit të kuadrit ligjor e rregullativ, prioritet në vijimësi duhet të jetë implementimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit, studimi i kujdesshëm dhe integral i ISSAIeve, interpretimi i tyre brenda kontekstit shqiptar të auditimit të aktivitetit ekonomik publik, si edhe aksesit të kufizuar në informacion që shpeshherë ofrojnë subjektet nën auditim.
3.Në drejtim të veprimtarisë audituese, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të vijojë me rritjen e cilësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të auditimeve të ligjshmërisë e përputhshmërisë, të teknologjisë së informacionit, dhe veçanërisht në auditimet e performancës.
4.KLSH-ja në vijimësi duhet të konsolidojë kryerjen e auditimeve financiare (certifikimin e pasqyrave financiare) të qeverisjes së përgjithshme deri në arritjen e objektivit final të dhënies së opinionit për pasqyrat financiare të gjithë Qeverisë.
5.KLSH-ja nxitet që për 3 vjet të auditojë të gjitha privatizimet dhe kontratat koncensionare të realizuara në sektorët strategjikë në 25 vitet e fundit, për të vlerësuar ligjshmërinë, efektivitetin dhe ndikimin e tyre në Buxhetin e Shtetit dhe te publiku
6.KLSH-ja të vijojë me përmbushjen e objektivave për rritjen e kapaciteteve audituese të burimeve njerëzore dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, duke përqasur metodologji moderne për auditim, për t’iu përgjigjur nivelit të parametrave të kërkuar nga INTOSAI dhe rekomandimeve të dhëna nga kjo rezolutë.
7.KLSH-ja gjatë vitit 2016 e në vijim të zbatojë strategjinë e menaxhimit të kontrollit të
riskut, me qëllim identifikimin, analizimin dhe monitorimin e risqeve kryesore që shoqërojnë përgjegjësitë e KLSHsë në funksion të minimizimit të ngjarjeve negative të paparashikuara dhe maksimizimin e mundësive gjatë veprimtarisë audituese.
8.KLSH-ja, në zbatim të kërkesave të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare të auditimit, duhet të rrisë adresimin e rekomandimeve në sektorë me impakt në publik, duke synuar që të jenë vlerë e shtuar në mirëqenien qytetare, si dhe të kërkojë ndjekjen e zbatimit të tyre në mënyrë të vazhdueshme.
9.KLSHja të fuqizojë procesin e kontrollit të sigurimit të cilësisë, në zbatim të ISSAI40 si një proces, i cili synon të garantojë shqyrtimin dhe analizën e brendshme të çdo procesi auditimi, në përfundim të procedurave të shqyrtimit të rekomandimeve nga institucioni i audituar dhe të marrjes së vendimeve përkatëse.
10.KLSHja duhet të angazhohet për të rritur bashkëpunimin institucional me Prokurorinë e Përgjithshme, nëpërmjet monitorimit të ecurisë së padive penale dhe të zhvillojë një analizë fundore të saj në rastet e pushimit të çështjeve ose mosfillimit të çështjeve të referuara nga KLSHja në organin e akuzës.
11.KLSHja, duke filluar nga viti i ardhshëm e në vijim, duhet të bëjë pjesë integrale të raportit vjetor që paraqitet në Kuvend, edhe një raport që përfshin shkallën dhe mënyrën e zbatimit të rekomandimeve, si dhe një raport mbi kontrollin e sigurimit të cilësisë së veprimtarisë audituese.
12.KLSH-ja, duke filluar nga viti i ardhshëm, të bëjë pjesë integrale të raportit vjetor të performancës së KLSHsë, analizën e shkallës së evadimit dhe zbatimit të rekomandimeve që kanë në përmbajtje të tyre masa zhdëmtimi.
13.KLSH-ja, në kuadër të bashkëpunimit institucional, për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe në funksion të miradministrimit të fondeve dhe pasurive publike, duhet të rishikojë marrëveshjet/memorandumet e bashkëpunimit me institucionet dhe organet ligjzbatuese, për t’iu përgjigjur sfidave dhe kërkesave të kohës.
14.KLSH-ja të vijojë përqendrimin e punës së vet në intesifikimin e procesit auditues për të parandaluar, zbuluar dhe denoncuar aktet korruptive, në funksion të forcimit të kulturës së ndëshkueshmërisë dhe të mirëqeverisjes.
u keputet ne byth ju…cbet keto tre vjet pse se urdheruat me perpara..apo tani qe po hetoheni vet ..qelbesira
Aty do filluar te nano. Po keni harruar meten.
Wdhe ramen. Te shoshiten milionat qe ka marre kur ishte ne bashki po edhe tani.
Me miljona eura qe ka mare rama ne bashki.
Sikur nga nje euro per cdo leje te dhene te kete marre rama me miljona leje qe ka leshuar i bie te jete sheik
Show polirike njelloje si kryeprokurori llalla qe sa here qe dele thote do bejme arrestime te bujshme mbase nje muai. As mos prisni qe te denohet nano hajduti( qe pervece se i grabiti shqiptaret po dhe po i prishe keto 10 vjete leket e vjedhura neper kazinot dhe bordellot e evropes) as sali krimineli, as meta, as rama, dhe asnje politikan kryesor shqiptare. Se nuk ka kushe ti denojne peokuroret dhe gjykatesit shqiptare jan te zhytur per veten deri ne gryke me zullumet e tyre dhe nuk po din si te fshejne broblemet e tyre, dhe nuk kan bythe te hapin ceshtjet e koncesjoneve qe ben politika shqiptare. Dhe ju qe mendoni qe rama edhte engjelle e keni shum gabime, eshte njelloje si meta nanua berisha. Une personalishte per nje leje ndertimi ne 2008 kam paguare 20 miljone, kurse keta qe benin pallate me pak se 30 milhone nuk kishte shance te paguanin. Ne ate kohe thoshin qe i mere ai ndimsi i rames( nuk me kujtohet emri tani po eshte ai personi qe bente kryetarin e bashkise kur rama merrej me punet e partise) dhe si mendoni ju qe rama nuk dinte gje qe paguheshin keto shuma paradh per lejete e ndertimit. Ne shqiperi qe te shpetojne nga keta hajduta duhet nje referendume per tju bashkuare amerikes dhe komplete prokuroret gjykatesit te jene amerikane.
Jane SHOW politik i Rames me shoke qe “kalojne” kohen me ne shqiptaret sic e “kalonte” krimi Sali e drogmeni Fatos.
Po te jene burra le te bejne mire Kodin Zgjedhor ku te marim pjese ne emmigrantet e pastaj flasim ne nga ajo FOLTORE SHQIPTARE me gjuhen qe duhet.
Ciao !
Koçooo……..i yti ta fut sot.
Koçooo……..i yti ta fut sot..
Ka nje lajthitje te “vockel” ne pretendimin se “Kuvendi” urdherokerka KLSH. Kontrolli i larte i shtetit, eshte nje mekanizem i pamvarur i shtetit qe i ben autopsine cilitdo politikani e shtetari e nuk pret urdhera prej tyre qe te beje kete detyre. Eshte Rilindja e Rames qe sot njesohet me fjalen “Kuvend”. Drejtesia nuk eshte e ndervarur nga nje mazhorance e perkoheshme politike, te ciles i kane shperthyer gjithato skandale. Drejtesia eshte e duhet te jete nje institucion i pamvarur nga partite politike Padyshim qe drejtesia duhet te shtrihet ne kohe e ne hapsire e nese do ta nise punen nga e para, per te goditur krimet e diktatures komuniste, pak shanse kane socialistet, bij te bllokut te PPSH, qe te perbejne ne Shqiperi te pakten edhe nja 50 vjet, nje mazhorance politike. Legjislativi mund te miratoje ligje, por nuk mund te jape urdhera ndaj nje institucioni te pamvarur shteteror sic eshte KLSH. Objekte te KLSH, Kontrollit te larte te shtetit, jane edhe deputete te Kuvendit.
Na vdiqet me keto ” pavaresite” tuaja ! Ku na e do interesi , menjehere
e kemi ne maje te gjuhes ” pavaresine ” e institucioneve ?! Ndersa kur
behet fjale per “modelet” , ngazellehemi me ” modelin amerikan” , thua
se jemi ithtaret me te devotshem te Amerikes ! Thjeshte hipokrizi ! Pse e
them kete ? Nje fakt i vetem e verteton hipokrizine e partive politike ne
Shqiperi. Dhe cili eshte ky fakt: Amerika me 330 milion banore ka vetem
dy parti : Republikanen dhe Demokraten dhe per te prishur syrin e keq ka
edhe nje parti ” independente” . Po ne Shqiperi sa parti politika ka me tre
milion banore ??? Ka ekzaktesisht 70 parti !!! E pra, sa konsekuente jemi
ne ne parime ? Aspak ! Sepse ketu preken interesat e partive dhe secila
Parti kekon te zhvase sa me shume nga shteti, te siguroi sa me shume pri-
vilegje : zyra, makina, subvencionim, sekretare, bodigarde, etj.etj.
Nje filosof i madh ka thene : ” Sikur aksiomat gjeometrike te preknin inte-
resat e njerzve me siguri ata do t’ i pergenjeshtronin ” ! Kjo verteton me
se miri se ne Shqiperi ,partite politike nuk jane krijuar mbi baza parimore
per te mbrojtur realisht interesat e popullit shqiptar sic ndodh ne vendet
me tradita demokrstike, por sto jane krijuar per t’ u pasuruar,per t’ u majmur,
per te grabitur pasurine e popullit dhe aspak per te mbrojtur interesat e
shqiptareve . Dhe se fundi , duke patur kete target, keto parti jane shndrruar
ne banda mafioze,ku sundon krimi, hajduteris, plackitja , etj.etj.
Shume mire qe me ne fund po hetohet vjedhja masive e pasurise te popullit shqiptar e vene me djersen dhe gjakun e disa brezave qe sot kane trasgiguar vetem disa LETRA qe quhen BONO PRIVATIZIMI dhe shiten ne tregun e Tiranes me 8 perqind te vleres nominale.
Skema e privatizimeve ne Shqiperi eshte ajo qe behet kudo ku klasa politike eshte e korruptuar. Si behet kjo loje. Nje grup spekullatoresh, zakonisht te huaj, formon shoqerine A, merr borxhe nga bankat dhe vjen ne Shqiperi e duke paguar nen dore shtetaret e korruptuar privatizon me pak leke nderrmarrjen B. Pastaj bashkon A me B dhe formon kompanine C. Kjo kompania qe eshte nderrmarrja shteterore B por ku jane shtuar borxhet e A, nuk paguan asnje leke takse per shume vite me radhe pasi ESHTE NE HUMBJE ne bilancet e saj. Kur shteti i kerkon lirimin e bilanceve nga borxhet e A dhe pagimin pagimin e taksave ata shesin kompanine dhe largohen nga vendi, duke marre me vehte tere fitimet e shume viteve, duke paditur ne gjykatat nderkombetare , duke kerkuar nderhyrjen poltike te ambasadave te tyre etj. Kjo loje behet edhe ne vendet qe kane boshelleqe ne legjislacionin e tyre qe lejojne bashkimin e bilanceve, nuk kontrollojne bilancet dhe prodhimin etj.