Ministri Ahmetaj deklaroi në Kuvend se ka arritur dakordësi me FMN për gjithë treguesit ekonomikë dhe programin e 2016.
Ai foli edhe për uljen e borxhit dhe uljen historike të defiçitit.
Fjala e tij:
Kemi dakordësi të plotë me FMN për të gjithë treguesit e ekonomisë dhe pikat e programit për vitin 2016.
Në 2016, për herë të parë kemi ulje borxhi pas 6 viteve, është ulur borxhi me të paktën 1% krahasuar me vitin 2015.
Eshtë rënë dakord për cdo detaj të buxhetit të vitit 2017. Ka dakordësi për rritjen e pagave mesatarisht 10%, ndërsa në disa nivele të tjera, goxha më shumë se aq.
Borxhi publik shkon 69.1% në 2017, ka filluar një trajektore e sigurt për të shkuar në rreth 60% në 2019-2020.
Disa elemente të tjerë cilësore, thelbësore: balanca korrente, që do të thotë raporti mes deficitit dge investimeve, eshte pozitiv 2.9% ose 400 milione dollarë, në favor të investimeve publike.
Deficiti shkon për herë të parë në 2%, më i ulëti në 20 vite.
Balanca primare, do të jetë pozitive 0.7% e GDP.
Përvec ketyrë treguesve tejet të rëndësishëm të kosnoldimit fiskal, buxheti 2017 financon reforma të rëndësishme si drejtësia, uji, decentralizimi, shëndetësia – për rimbursimin e plote për të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha, reforma në administratën publike me rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve!
Investimet publike, që përfshijnë llogarinë kapitale, FZHR dhe mbështetjen për sektorin e energjisë, do të jenë 4.9% e GDP.
Programi vazhdon deri në shkurt, qeveria ka tagrin të vendosë se cfarë do të bëjë, performanca e ekonomisë tregon se Shqipëria nuk e ka më të nevojshme një marrëvshje të llojit të Artikullit 3, pra një marrëveshje kushtëzuese, por patjetër ka nevojë për një marrëvsheje për monitorim të vazhdueshëm, të tipit të artikullit 4.
Vleresime per angazhimin maksimal , I cili u shperblye duke marr edhe mbeshtejen e institucionevev finan nderkombetae. Kjo rritje rrogash eshte e mirepritur nga cdo familje shqiptare.
eshte per nje bravo te madhe ahmetaj urime e suksese te metejshme paraqet realitetin ashtu sic eshte e nuk flet brockulla. Mbeshtetja nga fondi mon nder per draftin e propozuar nuk pak por besim e vleresim I punes serioze te kesaj qeverie.
besoj qe eshte momenti ta pranojme qe kjo qeveri e min e finacave ka punuar seriozisht e ashtu si duhet te punohet. keto arritje jane fryt i reformave te thella