Taksa e qarkullimit te nafta, qeveria mbledh 120 milionë euro më 2016

11 Nëntor 2016, 09:15Ekonomia TEMA

Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim…

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit dhe e karbonit që vilen të karburantet pritet të arrijnë këtë vit në 16.5 miliardë lekë (120 milionë euro). Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim, raporton Monitor.

Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve tek çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore. Por kjo nuk po e pengon qeverisë të programojë dhënien me koncesion kundrejt pagesës të akseve kryesore në vend.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.

Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 15 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 70% më të ulët se në Shqipëri).

Taksa e qarkullimit është e pesta për nga rëndësia në të ardhurat buxhetore pas, TVSH, Tatimit mbi Fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksave nacionale.

5 komente në “Taksa e qarkullimit te nafta, qeveria mbledh 120 milionë euro më 2016”

  1. fredi says:

    eshte me rendesi prioritarizimi i projekteve qe kane lidhje me transportin dhe infranstrukturen per garantimin e sherbimeve me te mira per qytetaret si menyre edhe afrimi i investitoreve te huaj

  2. zamir says:

    mirembajtja rrugore eshte kudo prioritet prandaj nje pjese e burimeve finaciare adresohet per kete qellim

  3. aida says:

    shtimi i investimit per rregullimet e segmenteve rrugore eshte dicka e mire se shmang ca pasoja negative
    kane nevoje per mirmbajtje here pas here

  4. Aldo says:

    Ha, pa pike stilit keto tre komentuesit. Po kamuflohuni pak se late nam.

  5. Flamur says:

    me duket se 3 komentet e para i ka shkruajtur i njejti person…komentues me pagese i qeverise. Artikulli thote qe na genjeyn duke na thene se do jepej me koncesion Rruga e Kombit sepse nuk kishin para per ta mirmbajtur kur ne te vertete mbledhin aq shume para sa vetem 25% arrijne ti persorin ne nje vit. Kjo eshte nje tjeter vejdhje e popullit….rilindj ae hajduteve godet peseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje