Artan Lame: Me ikjen e Ben Blushit PS humbi termometrin e saj

16 Nëntor 2016, 15:11Politika TEMA
Artan Lame: Me ikjen e Ben Blushit PS humbi termometrin e saj

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka komentuar sot edhe largimin nga Partia Socialiste të Ben Blushit.

Duke folur në rubkrikën “Këndi i Ekselencës”, Lame tha se partisë i mungon tashmë një nga etalonet matës të punës së maxhorancës.

“Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë”, tha Lame në News 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje