Saimir Tahiri i përgjigjet Kokëdhimës: Deklaratat e tij, llafe pazari

16 Nëntor 2016, 12:00Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë eksponenti i parë i Partisë Socialiste që ka reaguar në lidhje me deklaratën e një ditë të bërë në media e ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima në lidhje me nisjen e një lëvizje të re brenda selisë rozë. Tahiri i ka konsideruar këto deklarata si llafe pazari.

‘’Unë nuk kam kohë të merrem me llafe pazari, unë po merrem me punë’’ tha ministri Tahiri.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fushatën për dorëzimin e armëve pa leje, ministri Tahiri theksoi se do të shihet mundësia që të ketë edhe një amnisti, nëse kjo do të ndihmojë në proces.

‘’Ata që i dorëzojnë armët nuk do të kenë pasoja penale. Do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të  shpallur perirudha vakance ose periudha ku sipas kodit penal nuk do te dënohet ai që do i gjehet në shtëpi një armë .Dorëzimi vullnetar nuk përbën një vepër penale’’ shtoi ministri Tahiri.

Këto deklarata ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri gjatë një inspektimi në  zonat e përmbytura në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Për familjet e prekura nga përmbytjet Emergjencat Civile kanë shpërndarë ndihma ushqimore. Ministri Tahiri kërkoj edhe një herë mbështetjen e të gjithëve për të ndihmuar familjet që u gjenden në vështirësi për shkak të kushteve të këqija të motit.

3 komente në “Saimir Tahiri i përgjigjet Kokëdhimës: Deklaratat e tij, llafe pazari”

  1. Ami says:

    Po merresh me drogen ti xhepist i ulet legen ke surrat ti te dalesh e te komentosh

  2. dritani says:

    Normale te tilla te duken se e ke mnedjen si te menaxhosh shprendarjen e Hashashit! i rropet e friksuat fshataret e shkrete, ate qe ka mbjelle 100 rrenje veni e beni shembull ne fshat, nderkohe qe ai qe vadit me makineri te renda, e lejoni te mbaroj te gjitah pazaret. sepse jeni po aq i inkriminuar sa mafja.

  3. cimi, shoku i melaminit.... says:

    Te jane squllosur sqetullat te kemisha me iniziale, z. minister………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje