“Legjitimim i të gjithë gjobaxhinjve prej Bujar Nishanit dhe degradimi i Kushtetueses…”

16 Nëntor 2016, 09:14Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe komenton kërcënimin e Presidencës, që kërkon 20 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit të ardhshëm ose ndryshe do të çojë buxhetin e shtetit në Kushtetuese.

Për deputetin socialist ky rast jo vetëm është një ligjërim i gjobvënies nga ana e kreut të shtetit por tregon dhe shkallën e degradimit të Kushtetueses që po përdorët për gjëra ordinere.

Po citojmë postimin e plotë të deputetit socialist në rrjetet sociale:

Gjobvënia e djeshme e Presidentit te Republikes, mu ne komisionin e Ligjeve te Kuvendit eshte:

Kulmi i degradimit të një institucioni shtetëror.

Presidenti i Republikes ka kerkuar edhe 20 milion leke te reja me shume ne buxhetin vjetor dhe kjo eshte nje kerkese normale, formalisht.

Por kur kete shume e kthen ne gjobe, ky eshte niveli me banal, mizerabel i komunikimit institucional.

Presidenti dje ka thene: Ose 20 milion leke, ose une e coj buxhetin ne Gjykaten Kushtetuese!

Tamam kjo fjali deshmon edhe dicka tjeter shume te rende:

Nivelin e degradimit të Gjykatës Kushtetuese, shkallën e lartë të kapjes politike të saj.

Besoj tani natyra e gjobes eshte shume e qarte!

Dhe jo vetem per 20 milion leke, por per gjithcka, gjithcka qe Bujar Nishani i ka kthyer apo bllokuar kesaj qeverie.

Turp ne faqen e zeze!

1 komente në ““Legjitimim i të gjithë gjobaxhinjve prej Bujar Nishanit dhe degradimi i Kushtetueses…””

  1. Briklona says:

    Ku ka turp Nishani, o Erjon djali!
    Nishanxhiu do te mbetet ne kujtesen tone, te me falni qe po e them, si nje njeri me te meta jo vetem fizike, por me shume me te meta mendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje