Deputetët e “Sigurisë” rezerva ndaj punës së SHISH dhe Visho Ajazi Likës...

16 Nëntor 2016, 09:59Politika TEMA

Deputetët e Komisionit të Sigurisë shprehin rezerva rreth zbulueshmërisë së krimeve të rënda nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror. Deputeti Arben Çuko shprehet se arrestimit i 4 personave të dyshuar se po përgatisnin akte terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri­Izrael, duhet të shërbejë si një mësim për SHISH dhe Policinë sa i përket orientimit të detyrave dhe vendosjes së prioriteteve.

“Ky është një mësim i mirë për Shërbimin Sekret shqiptar, që do të thotë se ata duhet të  dërrojnë drejtimin e punës, të ndërrojnë metodat, mënyrat, format dhe prioritetet.

SHISH­i dhe pjesa që i takon policisë së shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura lidhur me këtë ngjarje. Unë besoj që i ka kapacitetet e plota Shërbimi Informativ Shtetëror për gjurmimin, ndjekjen dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve”, deklaroi Arben Çuko, anëtar i Komisionit të Sigurisë, për Report TV.

Ndërkaq, deputeti Xhemal Qefalia deklaroi se kjo ngjarje nuk duhet të ishte zbuluar vetëm 5 ditët e fundit, atëherë kur agjencitë e huaja sollën informacion. Anëtari i Komisionit të Sigurisë vë në pikëpyetje besueshmërinë dhe bashkëpunimin e SHISH me partnerët e huaj.

“Ende dhe sot e kësaj dite vazhdon që të mos jemi të besueshëm se Shërbimi ynë i ka të gjitha aftësisë dhe kapacitetet për të pasur një zbulueshmëri të lartë të akteve të tilla, që cënojnë sigurinë kombëtare. Bashkëpunimi me partnerët është një nga misionet kryesore që duhet të ketë Shërbimi Informativ.

Do ishte shumë mirë që kjo të ishte bërë nga shërbimi jonë pasi janë mundësitë, kapacitet teknike, logjistike për ta pasur zbulueshmëri dhe të mos ndodhi që të zbulohen vetëm 5 ditët e fundit. “­ u shpreh Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Pak ditë më parë, në Shkodër, u arrestuan 4 persona të dyshuar si mbështetës të Shtetit Islamik. Sipas informacioneve të sjella nga agjencitë e huaja inteligjente, të arrestuarit po përgatisnin sulme terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri –Izrael.

1 komente në “Deputetët e “Sigurisë” rezerva ndaj punës së SHISH dhe Visho Ajazi Likës…”

  1. Neutrino says:

    Akoma pretendoni se keni nje SHISH? Popull i mjere, me falni, i dhjere. Me shume di UDB-ja dhe Mossadi se cfare behet ne Shqiperi se sa ajazet dhe tahirajt. SHISH-i nuk ka leke per buke (ose shish-qebap) per punonjesit e vet, jo me te jete ne lartesine e duhur per detyrat qe ka. Qamil Buxheli shkruante njehere per perroin Lana duke thene “pika Lanes, e mban veten per lume”. Pika Shqiperise, e mban veten per shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje