Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson gjatë një konference për shtyp me ministren e Integrimit, Klajda Gjoshi ka deklaruar se vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE varet nga vendet anëtare të Unionit.
I është shprehur gjithashtu se pika kyçe që do të ndikojë në një vendim pozitiv për Shqipërinë do të jetë procesi i Vettingut.
“Ky është rekomandimi i Komisionit. Dhe tani do të diskutohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të arrijnë gjykimin e tyre në muajin dhjetor të këtij viti. Siç është gjithnjë rasti me procesin e zgjerimit, do të jenë përpjekjet e Shqipërisë, meritat, që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që lidhen me Shqipërinë.
Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitivi i Komisionit Evropian e ka bërë në mënyrë të qartë se kjo do të jetë në varësi të zbatimit të besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të zbatimit të Vettingut?”, deklaroi Danielsson.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha theksoi se duhet të nisë sa më parë procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Ne duhet të presim vendet anëtare për vendimin e dhjetorit. Data në vetvete nuk është shumë e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është presioni që të gjithë ne duhet të bëjmë për të nisur sa më parë procesin e Vettingut, procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Duhet të jetë presioni më i madh që duhet të vijë jo vetëm nga politika, nga qytetarët shqiptarë, nga media sepse ky është edhe kyçi i reformës në drejtësi dhe i hapjes së një kapitulli të ri për çeljen e negociatave”, deklaroi Gjosha.
Pikerisht eshte celsi i Vettingut qe perben ” higsin” , grimcen qe kerkojne SHBA – ja
dhe BE-ja nga e gjithe politika shqiptare dhe populli shqiptar . Ne se qeveritaret nuk
bejne vettingun atehere populli shqiptare duhet te ngrihet si nje trup i vetem kunder
bandave te partive sidomos bandes se Sali Vicidolit …..!!
Pikerisht vettingu dhe jetesimi I reformes ne drejtesi,ne syrin ,vemendjen dhe vleresimin e publikut,,,,duhet te jete kyci I vetem per celjen e negociatave te antaresimit ne EU.
Der tani,nuk po shoh ndonje rezultat,,,pervec agresionit te mender-opozites, Gjykates Kushtetuese,KLD-se dhe rrotes se jarit te fronit presidencial ,,kunder procesit te reformimit rrenjesor te dreqesise aktuale ne drejtesine qe meritojne shqiptaret.