Alarm në PD/ Berisha­-Basha e “xhaketat e vjetra”: Po na hapin dosjet e Sigurimit dhe agjenturave të huaja, rezistencë

17 Nëntor 2016, 08:20Politika TEMA

Propozimi i kandidatëve për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-­Sigurimit të Shtetit dhe buxheti i shtetit për vitin 2017, kanë dominuar dje axhendën e mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Finalizimi i hapjes së dosjeve nëpërmjet konstituimit të komisionit dhe mosmarrëveshjet mes palëve, për përfaqësimin e një kandidati të propozuar nga PD, ka alarmuar kreu e opozitës, ish-­kryeministrin, Sali Berisha dhe rrethin e tij politik.

Ndonëse ligji parashikon shumë filtra dhe siguri për të evituar zbulimin e emrave në media, edhe pse shumë ekspertët, politikanë dhe ish­-krerët të SHISH, kanë pohuar se dosjet e politikanëve në nivele të larta janë zhdukur gjatë pushtetit të parë të Berishës, ky i fundit, sipas burimeve, ka shprehur dje shqetësimin për pasojat e procesit të hapjes së dosjeve në mënyrë të njëanshme.

Berisha, i mbështetur edhe nga Basha, ka kërkuar rezistencë të fortë në parlament, në rrugë të tjera ligjore, madje deri tek protestat për të bllokuar veprimtarinë e komisionit, nëse mazhoranca nuk pranon kandidatin e PD si anëtar, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Në mbledhjen e grupit të PD është folur edhe për pasojat e hapjes së dosjeve në Reformën në Drejtësi, pasi kandidatët për t’u bërë pjesë e organeve të reja dhe aktuale të drejtësisë, do t’i nënshtrohen verifikimit për lidhje me Sigurimin e Shtetit dhe me agjenturat e huaja.

Sipas burimeve, disa “xhaketa të vjetra” të Partisë Demokratike, të përgojuar për lidhje me ish-­Sigurimin, e shohin me dyshim rolin e kryetarit Basha në negociata dhe procesin e hapjes së dosjeve.

Mundësitë për zbulimin e lidhjeve të tyre në publike, i japin një arsye Bashës për t’i përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Në këto kushte, përveç nervozizmit mes dy kampeve politike, ka mungesë besimi edhe vetë brenda PD.

Megjithatë, Basha para grupit parlamentar të PD, e konsideroi të papranueshëm përjashtimin e opozitës në përzgjedhjen e dy kandidaturave që zgjidhen nga Kuvendi, si pjesë e strukturës së autoritetit të hapjes së dosjeve.

Basha është shprehur në grup se, ishte rënë dakord fillimisht që propozimet do të vinin nga dy krahët politike, por kjo dakordësi është shkelur nga maxhoranca. Po ashtu, opozita ka kërkuar që procesi i hapjes së dosjeve të ish­Sigurimit të Shtetit, duhet të shoqërohet me procesin e lustracionit, duke përjashtuar ish­bashkëpunëtorët nga Parlamenti dhe funksionet publike.

Dy ditë më parë, kryetari i shkarkuar i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, tha se eksponentë të Partisë Demokratike kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, në radhët e PD ka njerëz të Sigurimit dhe të krimit.

Në këtë kuadër, Stafa bëri thirrje për hapjen e dosjeve të ish-­Sigurimit të Shtetit.

Edhe para se të bëhesha kryetar i PD, edhe pasi u bëra kryetar i PD, kam kërkuar që PD duhet të këmbëngulë urgjentisht për hapjen e dosjeve. Për aq kohë sa PD nuk këmbëngul për hapjen e dosjeve dhe të procesit të lustracionit, PD ka një sërë bashkëpunëtorësh të ishSigurimit të Shtetit në radhët e saj”, tha Stafa.

Ish-­kryetari i komisionit për verifikimin e figurave, Nazif Bezhani, në librin e tij me kujtime, ka shkruar se 11 deputetë të PD, me në krye Genc Pollon, i kanë kërkuar në pranverën e vitit 1998, dosjen e Sali Berishës, duke shprehur bindjen se ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.

Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit.

Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias.

Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze”, shkruan Bezhani

6 komente në “Alarm në PD/ Berisha­-Basha e “xhaketat e vjetra”: Po na hapin dosjet e Sigurimit dhe agjenturave të huaja, rezistencë”

  1. Eltoni says:

    PD-qelbet ne piune+regjimsa fillo nga fahri baliu-frrok cupi e mbaro tek sekretari i PPSH saleh ram berisha…

  2. emigranti says:

    e pra hapja e dosjeve ketu fillon nje lufte e vertet qe e ka frike saliu.

  3. LORA says:

    Vettingu-n dhe hapja e dosjeve te hafijeve gjemezinj ,qe shkaterruan jete te pafajshme njerzish dhe varrosen besimin e shumices se njerezve ne shtetin e tyre,,,jane hapat fundamentale te dekriminalizimit real te politikes dhe shtetit.
    Qofte e mbare kjo pune.

  4. emigranti says:

    Pa hapjen e dosjeve nuk ka demokraci.
    Prandaj kemi 26 vjet qe jemi ” ne trazicion ” sepse ish-sigurimsat shumica te kthyer ne spiuna te te huajve nuk e lene Shqiperine te ece para.
    Dhe jo vetem kaq, por duke mos u pastruar shteti dhe partite politike e shoqatat e shumta nga keta , marrin zemer dhe shume njerez te tjere te dobet qe konvertohen per perfitime vetiake ne spiune te agjenturave te huaja.
    Ky eshte nje nder krimet me te medha te klases politike shqiptare ku peshen kryesore e ka I pabesi Sali Berisha.
    Megjithese teper vone duhet bere nje katarsis I thelle ne gjithe strukturat e shtetit, vecanerisht ne klasen politike e cila eshte pergjegjese per kete katrahure.
    Te gjithe politikanet qe e ndiejne veten te ndershem duhet te bejne cmos per realizimin e katarsisit dhe te shkeputen perfundimisht nga keto vemje.

  5. Spartaku says:

    Pse te pyetet kaq shume SALIU dhe BASHA,TE HAPEN APO TE MOS HAPEN DOSJET? Hapja e dosjeve eshte nje problem kombetar dhe duhet te hapen patjeter.Sot kerkohet pasteria e figures se njerzeve qe drejtojne vendin.Ketu nuk ka vend te mendosh,do Saliu apo nuk do,dhe po nuk deshi ai, te mos hapen.Pse nga ai varet kjo pune? Organet kopetente duhet te veprojne menjehere sipas ligjeve.Te krijohet komisioni dhe te filloi punen. Ata te pd-ke nuk kane per te dashur kurre,se jane bashkpunetore te sigurimit,atehere,pse Saliu me shoke nuk duan dhe te mos hapen dosjet.Kjo nuk eshte aspak e drejte.Eshte bere terkuz kjo hapja e dosjeve,dhe per shkak te pd-ke nuk jane hapur.Turp.

  6. Bushi says:

    Zhdukja e dosjeve nga arshivi qendror i shtetit,eshte e sigurt,madje 100%. Sali Berisha nuk e vuri kot drejtor te AQSH,URAN BUTKEN,kete kriminel dhe bir i nje eksponenti te rrezikshem te BALLIT KOMBETR Safet butka. Uran Butka,si njeri me mllefe te medha,ishte njeriu i pershtshem per Sali Berishen.Emrimi i Butkes drejtor,do t’i bente pune te madhe Saliut,duke i zhdukur dosjet e tija dhe te familjes se tij,por edhe shume dosje te tjera shume te rendesishme,qe do ti kostojn shume rende vendit ton.Sali Berisha ka shume gjynahe dhe duhet te japin llogari para drejtesise.Ai ka nje mal me akuza,dhe po mundohet te terheq te tjere rreth vehtes e te dal kundra hapjes se dosjeve.Mire Saliu qe eshte i inkriminuar,po ata qe nuk jane bashkpunetor te sigurimit,pse i ven pas Saliut? Duan te ta mbrojne ate? ç’fare fitimi kane? Prandaj del detyre emergjente,qe, PD-ke duhete te riformohet nga e para dhe ne drejtimin e saj te vijne njerez te paster dhe te zot per t’a drejtuar.Ndryshe do vij nje dite qe do themi ” na ka qen njeher nje pd-ke”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje