Koco Kokedhima eshte nje hic ne Partine Socialiste.
Per here te pare ne te si deputet, befasisht ne veren e vitit 2013-te, me nje pervoje te meparshme politike ne Bashkimin e Rinise se Punes se Shqiperise-ish organizata rinore e Partise se Punes, Koco Kokedhima hyri ne listat e kandidateve per deputete te PS ne qarkun e Vlores, prej radheve te biznesit.
Mandati i tij u nderpre muaj me pare nga nje vendim i Gjykates Kushtetuese pas nje kerkese te Partise Demokratike ne opozite, per shqyrtimin e papajtueshmerise se mandatit te tij.
Gjykata konstatoi kete papajtueshmeri dhe mandati i Koco Kokedhimes mbaroi keshtu.
Por mandatet e tij te gjera ne PS, nuk kane mbaruar ende.
Ai vijon te jete ende anetar i Asamblese Kombetare, Kryesise, madje eshte sekretar i saj ne nje funksion qe nuk ka agezistuar kurre, por te shpikur thjeshte qe ai te ishte nje i tille, posacerisht pa votim me kandidature alternative.
Pavaresisht se prej muajsh ai nuk ben pjese ne mbledhjet e perjavshme te sekretariatit dhe, ato periodike te Kryesise, Koco Kokedhima vijon te prezantohet e te flase ne emer te Partise Socialiste, madje te marre qendrime ne emer te saj.
I investuar publikisht kunder reformes ne Drejtesi, me nje qendrim te ashper kunder saj por me shume me nje qendrim te qarte per rrezimin e qeverise se kryeministrit Edi Rama, per te ndertuar me LSI, PD e ndonje grup tjeter nje qeveri teknike, Koco Kokedhima u “zhduk” per jave te tera deri me 8 nentor.
Fitorja ne zgjedhjet amerikane te mbajtura ate dite, kane nxjerre ne publik edhe nje here Koco Kokedhimen, edhe nje here si socialist, edhe nje here si sekretar ne Kryesine e PS.
Kete here, Koco Kokedhima po legjitimon qenien e tij ne politike si nje biznesmen i madh, por po legjitimon edhe aspiraten e tij per te drejtuar Partine Socialiste ne nje tjeter pozicion si njeriu “antiestablishment”.
Dikush, i interesuar per nje ze permanent kunder Partise Socialiste, po e ushqen “profilin” e tij te ri, prej njeriu antisistem, duke nisur nga Partia Socialiste.
Por a mund te jete Koco Kokedhima politikani apo biznesmeni “antiestablishment”?
Shiheni kete foto, eshte ai, Koco Kokedhima ne nje prej kongrese te Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise, si shef rinie ne sistem, ne periudhen e gjenezes se tij ne politike, ne sistem ne fakt, madje ne sistemin me te eger diktatorial qe ka njohur ndonjehere ky vend.
Ata qe e njohin mire dhe e kane shoqeruar ne rrugetimin e tij politik apo si biznesmen, thonë se Koco Kokedhima nuk ka ndryshuar fare politikisht, eshte po ai i paditur, fanatik, arrogant dhe me interesa te ngushta personale.
Ajo qe ka ndryshuar tek Kokedhima, thonë ata që e njohin, jane parate. Koco Kokedhima tani eshte me i pasur se atehere.
Ai eshte establishmenti politik dhe ekonomik prej asaj kohe ne kete vend, nuk e ka humbur kurre nje vend ne te.
Gjykata Kushtetuese eshte nje aksident per te, pauze, te cilen, ai nuk e fal dhe kjo duket qarte kur artikulon ne tym ndaj kujtdo si i implikuar ne perjashtimin e momentit per te.
Megalloman dhe i gatshem te deliroje qofte edhe kur sheh nje gjel te kendoje e jo me nga zgjedhja si president i nje sipermarresi ekselent si Donald Trump, Koco Kokedhima foli per nje levizje brenda PS qe do e drejtoje po ai.
Ka nje synim parimor-sic thote ai; te mos i mohoje te drejten per tu zgjedhur kerkujt.
Nderkohe, thote se deputetet ne PS duhet ti zgjedhe me vote anetaresia.
Deliron!
Koco Kokedhima vete, pa autorizimin e kerkujt- nen heshtjen dhe qeshjen e Edi Rames, u vu ne krye te procesit te zgjedhjeve ne Partine Socialiste ne dy qarqet me socialiste ne vend, ne Jug-Vlore, Gjirokaster.
Por ka shkaktuar deme kolosale ne deget e PS ne keto qarqe, vecanerisht ne burime njerezore.
Koco Kokedhima ka perjashtuar nga e drejta per te kandiduar qe nga qeliza-organizata socialiste, cdo burre e grua mbi 40 vjec.
Ky rregull nuk ishte as ne statutin e PS dhe, as ne rregulloren e Asamblese hartuar e miratuar per keto zgjedhje.
Ai synoi krijimin e nje baze mbeshtetese per vete, per ngjitjen e tij ne nivelet me te larta te PS, karrigen e shpallur te synuar prej tij, ate te sekretarit te Pergjithshem.
Ne funksion te saj, Koco Kokedhima dergoi ne Asamblene Kombetare njerez pa asnje te shkuar ne Partine Socialiste, vecanerisht ne ditet me te veshtira te saj, por kuorumi permanent i tij brenda atij forumi.
Ne te njejten linje, Koco Kokedhima synoi te dergoje ne Kryesine e PS, burra e gra te afert me te apo nen ndikimin e tij.
Burime te brendeshme ne PS tregojnë për fletushkat me emrat e preferuar te tij per ne Kryesine e PS, shperndare per delegatet ne qarqet ku ai kishte marre pushtetin por edhe ne ato qarqe ku arriti nje marreveshje mbeshtetje reciproke. Nje tjeter menyre e ndyre perjashtimi nga e drejta per tu zgjedhur kjo, semundje e vjeter ne cdo parti shqiptare.
Semundje e “establishmentit” te ketyre 35 viteve te fundit.
Por ai nuk ja doli.
Nuk eshte dorezuar.
Po fryhet nga dita ne dite, madje dikush pardje e kishte pompuar si “senator” ne PS, madje madje me vota mbeshtetjeje personale ne Jug te vendit.
Ne PS jane bere gati. Mezi presin ta shohin ne aksion, ashtu vetem, pa hizmen e Edi Rames dhe kunder njerezve qe kane dhene gjithcka per PS, pa marre asgje ne kembim, ne ndryshim nga ai. (Skandal.al)
Qa asht establishmenti sa na qat k..in me kto fjale te huaja. Gazetar leshi.
Mendoj se K.K eshte produkti,nga me te spikaturit,politik dhe pasuror I istablishmentit politik te pas-nentedhjetes.
Si i tille, ai nuk ka asnje shans te prese degen qe e mban,,,,,qofte edhe me alibine e hazershme te “fenomenit” trump.
Kam bindjen qe kontestimet e tij per procedimin e kalimit te reformes ne drejtesi burojne vetem nga FRIKA e tij ndaj crrenjosjejs se dreqesise gangstere te gjin gjoneve dhe llallerise,,,,shkurt e qarte Koco eshte ne ,ne shumicen e kohes,tek pjesa e inkriminuar e ishtablishmentit vendimarres te fateve te shqiptareve,pas 1990-es.
po do te besh analizen e ish-eve te BRPSh-se nise qe nga i madherishmi i te gjitha koheve – Sekretarin e Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise dhe anetar i Partise se Punes se Shqiperise, kryetar,president, pronar, mbret …- zoti vet – Sali Ram Berisha …………pastaj flit per keta te tjeret
tung
Ish-a ka ne te gjitha partite. Bile ish-deputete, ish-ministra, ish-sekretare etj. etj. Ky s’paska qene gje fare nga ish-et.