Samiti i Diasporës, Rama ka ftuar edhe Nishanin e Bashën. Do të jenë prezentë...?!

17 Nëntor 2016, 09:05Politika TEMA

Pjesëmarrja e drejtuesve të lartë në tubimin më të madh të shqiptarëve nga e gjithë bota në Tiranë, në Samitin e paralajmëruar me këtë rast, pritet të jetë përtej kapaciteteve të parashikuara, sipas skenarit të përgatitur.

Këtë fundjavë në Tiranë organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës, ku pjesëmarrës do të jenë mbi 600 shqiptarë, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re.

Burime nga ekipi organizator i samitit, që mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije se të ftuar për të folur përpara dërgates shqiptare nga rreth 40 vende të botës, janë edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha.

Nuk bëhet me dije ende nëse Presidenti dhe kryeopozitari e kanë konfirmuar prezencën e tyre.

Ndërkohë mësohet se me siguri se përveç kryeministrit Rama, samitit do t’i adresohen edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Ilir Meta.

3 komente në “Samiti i Diasporës, Rama ka ftuar edhe Nishanin e Bashën. Do të jenë prezentë…?!”

  1. adi says:

    Me kete rast udheheqesi suprem dhe me peshe nderkombetare do ju japi dhe lajmin e mire se qeveria e tij premtimbajtese e ka bere realitet nje nga premtimet rilindase se ata do votojne per zgjedhjet e ardhshme ne vendet ku jetojne.

  2. Edmond says:

    nje informacion per Z. Baze: eshte shume mire qe behet nje samit i diaspores se nje te tretes te popullit shqiptar qe ka emigruar kudo ne bote ne keto 25 vjet. Une, ne menyre ironike, i vura emrin “samiti i te pasurve” dhe arsyeja eshte e thjeshte: te gjithe ata qe do te marrin pjese ne samit udhetojne me shpenzimet e tyre dhe tashme dihen çmimet e biletave te avionit per te mbrritur ne Shqiperi. Ata qe kane vetem koken “plot” dhe jo xhepat nuk do te mund te japin kontributin e tyre ne kete samit! Dhe te me besoni, shume shqiptare qe duhej patjeter te ishin ne samit, nuk kane patur mundesine te udhetojne drejt Tiranes! I uroj sukses “samitit te te pasurve”!

  3. Shqiptar says:

    1)Jari dhe Lulushi nuk shkojne ne Samitin e Diaspores.2)Jari dhe Lulushi shkojne ne Samit dhe do ju flasin Shqiptareve te Diaspores per Krimin,Drogen,Korrupsionin qe ka pushtuar Shqiperine nen udheheqjen e Edi Rames.Koka e meduzes mafjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje