Një punim i panjohur nga Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri

17 Nëntor 2016, 10:04Dossier TEMA

Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri. Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipër” dhe Elsie e sjell në format PDF. Punimi  zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.

Elsie paralajmëron se vepra e pabotuar ka dobësi të dukshme, shënime me dorë, rendtije jo të mirë, pra ajo nuk ka qenë gati për botim në kohën kur Vlora e bëri gati. Megjithatë, Elsie tërheq vëmendjen te fatki se nuk ka punime të tilla në historiografinë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, sot në Shqipëri dhe në Turqi “nuk ka historian me interesa studimore që të dijë të lexojë si shqipen ashtu edhe turqishten osmane”.

Një referencë e dobishme për punimin e gjatë të Vlorës, e jep profesori Armin Htzer nga universiteti I Bremen, të cilin Elsie e citon të plotë. Vlerësimi ka rëndësi pse Hetzer e ka lexuar veprën, por edhe sepse ai udhëzon të tjerët që ta konsiderojnë atë një libër që duhet të shërbejë si metër për punime të këtij lloji në Shqipëri.

http://www.albanianhistory.net/1956_Ekrem-bey-Vlora/index_en.htm

4 komente në “Një punim i panjohur nga Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri”

  1. Klimax says:

    Ja dhe me ne fund nje punim i panjohur i “patriotit” osman, fashist e nazist Eqrem Bej Vlora mbi “kontributet” e sundimit turk!!!!
    Kontributet e sundimit turk????!!!! Per autorin e familjen e tij, ndoshta su “fituan” nje identitet te ri, atij nje emer te “lezetshem” Eqrem, edukate e kulture osmane, titullin Bej, ju dhuruan pasuri e cifliqe te shumta si dhe poste te larta ne sherbim te Perandorise Osmane ……………… ashtu sic ishte “kontribut” disa vite me vone pushtimi fashist e nazist ku autori perseri me deshire e vullnet u tregua i gatshem ne sherbim te padroneve te rinj!

    1. Kellira says:

      Shih varrin në shekullin e 21-te dhe te tjerat kuptohen vete…

      http://www.gazetatema.net/web/2014/03/30/eqerem-bej-vlora-rivarroset-ne-atdhe/

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Hajde ”veper” suniti hajde………………….!!!!!
    o Zot sa te peshtire qe jeni…………………..

  3. andrea says:

    Shume e sakte komenti i KLIMAX, jam dakort ne cdo pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje