Avokatja e Shtetit i përgjigjet Blushit: Gënjen, nuk ka bërë asnjë kërkesë. Të vijë të dëshmojë për ‘plehrat’ e 2004-ës

18 Nëntor 2016, 19:08Politika TEMA

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është përgjigjur akuzave të deputetit Ben Blushi, të bëra ditën e djeshme nga salla e Kuvendit, me pretendimin e këtij të fundit se ka kërkuar para pak kohësh një dokument publik por se nuk ka marrë asnjë informacion.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hiçka ka hedhur poshtë akuzat e Blushit duke theksuar se deputeti nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për ndonjë dokument. Sipas avokates, madje, Blushi ka dërguar vetëm një sms të cilës ajo i është përgjigjur.

Por ashtu siç duhet të jetë dhe siç nënvizon Avokatja e Shtetit, deputeti Blushi duhet të mësojë se për të kërkuar një dokument publik, fillimisht bëhet një shkresë zyrtare. Gjë e cila në fakt nuk ka ardhur nga ana e deputetit.

Duke vijuar më tej, avokatja Hiçka i ka kujtuar Blushit gjyqin që ka shteti shqiptar me Francesco Becchetin me firmë dhe implikim të drejtpërdrejtë të deputetit. Bëhet fjalë çëshjtne e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004. Në atë kohë, Blushi ishte Ministër i Pushtetit Lokal, dhe një nga arkitektët që i hapi rrugë importit të plehrave në Shqipëri.

Dhe pikërisht për këtë çështje, Avokatja e Shtetit thekson se prej kohësh I ka kërkuar deputetit të vijë dëshmojë, në një proces gjyqësor ku shteti ynë është pala e pandehur në një padi qindra milionë euroshe.

Por sipas Hiçkës, deputeti Blushi jo vetëm që nuk e ka ndjerë si detyrim moral të japë dëshminë por as nuk i përgjigjet kërkesave dhe telefonatave të saj pikërisht për këtë çështje

Deputeti Ben Blushi tha dje në Kuvend se kishte kërkuar një dokument publik pak kohë më parë por nuk ia dhanë se nuk ishte rilindas. Kujtojmë se nga foltorja e Kuvendit, Blushi është shprehur kundër importit të plehrave, pavarësisht se në 2004 kur ishte Ministër i hapi rrugë importit.

Reagimi i plotë:

Sot mësova se në seancën e djeshme të parlamentit, deputeti Ben Blushi, duke përfituar nga mundësia që i jep detyra e tij, më ka përgojuar, sepse sipas tij paskam refuzuar t’i jap një dokument që më ka kërkuar. Ai gënjen! E vërteta është se deputeti Ben Blushi nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për të marrë ndonjë dokument nga unë, apo Avokatura e Shtetit. Nëse ai e quan kërkesë mesazhin e tij telefonik, të cilit i jam përgjigjur në mënyrë ezauruese, vetëm për shkak të një detyrimi qytetar, do të duhej një leksion për fillestarët lidhur me çfarë quhet dhe si bëhet një kërkesë për marrje dokumentacioni zyrtar. Por Ben Blushi është edhe deputet dhe si i tillë ai presupozohet që jo vetëm ka të drejtë të mbajë fjalime, ku mund të gënjejë sa të dojë, në një forum ku unë nuk kam mundësi ti jap përgjigje, por ka edhe detyrimin të njohë ligjet që ka votuar vetë. Kështu që leksionin e nevojshëm për rregullimin ligjor në fjalë, nuk mund t’ia jap unë edhe po të doja ta bëja një gjë të tillë.

Megjithatë, meqë deputeti gënjeu publikisht, unë i kam borxh publikut një të vërtetë lidhur me deputetin gënjeshtar. Ben Blushi është pjesë e çështjes gjyqësore mes shtetit shqiptar dhe Francesco Becchettit, për historinë e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004. Deputeti, asokohë ministër i pushtetit lokal, ka qenë një ndër firmëtarët e kontratës, e cila kishte për qëllim final, t’i hapte rrugën importit të plehrave për djegie apo asgjësim në Shqipëri. Meqënëse vetëm për shkak të atyre firmave, ndër të tjera dhe ajo e Z. Blushi, shteti shqiptar gjendet në situatën absurde ku duhet të mbrohet kundrejt një padie prej disa qindra miliona eurosh, në detyrën time zyrtare dhe për interesat e shtetit shqiptar, i kam kërkuar Z. Blushi të jap dëshmi për ato që flet në media. Por ndërsa unë ndjeva detyrimin qytetar ti përgjigjem dhe ta sqaroj z. Blushi për një interesin e tij privat, ai nuk ndjeu asnjë detyrim ti ngrinte telefonin Avokates së Përgjithshme të Shtetit, për një cështje me interes publik. Z. Blushi ato që thotë, nuk ka dëshirë ti përsërisë në gjyq dhe nuk ka pranuar të dëshmojë në interes të shtetit Shqiptar. Pse-në unë as nuk e di dhe as nuk mund ta marr me mend, por kjo është e vërteta.

I sugjeroj me dashamirësi Z. Blushi ti drejtohet Z. Becchetti për dokumentat që kërkon dhe që ka negociuar me të, sepse sigurisht ky i fundit jo vetëm i diponon me firmën e tij, por ka edhe një detyrim moral që t’ia japë.

9 komente në “Avokatja e Shtetit i përgjigjet Blushit: Gënjen, nuk ka bërë asnjë kërkesë. Të vijë të dëshmojë për ‘plehrat’ e 2004-ës”

  1. miri says:

    Kjo eshte vetem nje pjese e vogel e shemtuar e mimikes prej plasteline qe shfaq ne publik Ben Blushi. Cohuni dhe mbrojeni tani ju miqte e tij te mediave, Fevzi, Bushat, Bejtja, e llumra pa fund qe na mbysni me kundermimet tuaja prej te njejtes shpure. Te gjithe te korruptuar, te kapur, te felliqur deri ne palse, qe perdorni TV per xhepat dhe maskaradat tuaja, me politiken e ndyre te manipulimit ne kurriz te nje populli te tere. Mbajani bibilushin fort Blushit se ndoshta jua shpeton prapanicat nga poshtersite qe i beni ketij vendi prej 26 vjetesh.

    1. adi says:

      Moj Motra freshiste ke firmosur nje dokument qe ta kane shkruar te tjeret.
      Por nuk na thua se cfare ka kerkuar deputeti blushi dhe ti si pronare e asaj prone qe drejton nuk denjon tia japesh e as te na thuash ne te tjereve per se behet fjale.
      Rilindja
      Te krahasosh firmen e blushit per djegien e plehrave te Shqiperise ( nuk e di si e mendon rilindja ca do behet me plehrat tona do i cojme ne gjermani dhe pastaj ata do i sjellin prape ketu?) Me gjemen qe rilindja dhe kr rilindasi I beri shqiperise qe me ligj do mbledhi plehrat e europes , vetem nje mendie idote ose perverse mund ta beje!

  2. Bariu says:

    Bravo ju qofte ,ju media te blera nga qeveria!

  3. Baxhanaku says:

    Komente te porositura nga mediat e “pavarura”-i lumte qeverise!

  4. Bardhi Tolabi says:

    Ky Blushi ka qene dhe ka mbetur nje plehre,prandaj dhe ka qene dakort per importimin e tyre.Plehrat do i ngrohnin xhepin,sepse atehere kish pushtet ,ndersa tani i kundershton sepse nuk eshte pjese e pushtetit…
    Ajo qe kerkohej nga ky plehra,kur diskutohej dhe miratohej ky ligji i ri,nuk ishte kundershtimi,por sqarimi prej tij,seperse atehere ishte dakort dhe tani jo,cili ligj ishte me i mire ky apo ai i tij…
    Po si plehre qe eshte,nuk kerkon “pastrimin” e rruges nga plehrat,por kerkon te ngateroje dhe ata qe perpiqen te pastrojne Shqiperine,prej njerezve te sojit te tij…

  5. LORA says:

    Blush-nano-kurva e ka pervetesuar perfekt zanatin e nahijes kusaro-kriminale shqup-se,,,ate te lenjes se kopileve te vet,ne preher te te tjereve.Prandaj edhe sponzorizohet ne menyre transparente nga lakejte-zgjyra te nahijes shqup-se.Kush nuk e sheh kete fakt te shkoqur,,,,ka probleme vetem me veten.
    Respekt per pergjigjen serioze zyrtare te avokates se shtetit,zj.Hicka.Kjo eshte e vemja menyre efikase ne komunikimin publik,pa lene rruges ekuivoke qe bejne dobi vetem per sharlatanet dhe makiavelistet,,,,si puna e ketij blush-ciprushit.

  6. KORCARI USA says:

    Komente te porositura nga plerat e rilindjes qe e kane mbushur parlamentin me plerat e shoqerise.Te pakten Blushi eshte i vetmi qe ka pastertine e nje politikani te ndershem e kurajos.E pa gjith populli edhe dje se cfare plerash gjykojne dhe drejtojne shqipetaret’Eshte kjo shurdhjese pjese e plerave te rilindjes qe neser do te hape dosjet e Berishes,Rames,Rucit,Palokes e kompani’Kjo fycke njehere e hapi gojen dhe e morem vesh qe nuk ben dot as shurren pa lejen e Rames e Rucit e jo te gjykoje spiune e te ndershem.Jep doreheqje para se te te mbulojne me plera’

  7. Jack says:

    Kjo qenka zonje! Ej Ben Blushi hidhe ne gjyq se te ka quajtur genjeshtar. Ta mban bytha?

  8. Kola says:

    Keta xhihadiste te paskrupuj e kthyen Parlamentin shqiptar ne tribune shpifjesh intrigash e lloj lloj poshtersish. Doemos qe zgjedhjet e ardheshme duhet ta pastrojne gjithe kete llum qe ka ndyre vendin. Ky palo deputet kujton se e ka te drejten te hedhe balte mbi kedo e si te doje, me qe ben pjese ne klanin e palacove te shtypit qe i mbajne ison.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje