SHENIM: Guerrilasit që bëjnë akte “normale”

18 Nëntor 2016, 13:00Politika TEMA

Sulmi i djeshëm me bojë të kuqe ndaj Ministres Nikolla u mor përsipër nga një organizatë (e vetë-cilësuar) radikale e majtë dhe u pompua me krenari si një akt guerrilas nga idhtarët e kësaj organizate.

Por, në fakt, po këta idhtarë, me veprimet e tyre të pas sulmit, vërtetuan se as ata vetë nuk e mendojnë aktin në fjalë si akt guerrilas, por vetëm si një shfaqje vëmendje-ndjellëse.

Një akt guerrilas (ose të paktën aktet që quhen të tillë) përbën një sulm nga një individ apo grupim radikal ndaj një sistemi të caktuar politiko-ekonomik ose përfaqësuesve të tij. Ky sistem, ndonëse është i pranuar nga shumica e qytetarëve, dhe funksionon përmes ligjësive dhe burokracive politike, mendohet dhe cilësohet si i padrejtë nga radikalët guerrilas.

Pra, guerrilasit janë duke bërë vullnetshëm një akt të jashtëligjshëm sa i përket ligjeve dhe rregullave që drejtojnë sistemin sundues. Duke shkelur ligjet dhe rregullat e sistemit sundues ata shprehin kundërshtinë e tyre ndaj sistemit. Dhe kurorëzimi i një akti guerrilas është pikërisht arrestimi i autorit.

Tradhëtia ndaj aktit të djeshëm erdhi në momentin që vetë guerrilasit kërkuan mosarrestimin e “vajzës guerrilase”, madje duke pretenduar se ajo po mbahej kot së koti në komisariat. Pra, sipas tyre, “guerrilsja”, përmes gjestit të saj revoltues, nuk ka thyer asnjë rregull apo ligj të sistemit “të padrejtë” që ata kundërshtojnë. Ky pretendim ia zhvesh çdo element guerrilas aktit të djeshëm, duke e kthyer në një shfaqje qesharake për të marrë ca pëlqime në rrjetet sociale.

Mendoni sikur guerrilasit partizanë (Che Guevara, psh) nga të cilët këta guerrilas modernë frymëzohen, t’u zinin një pritë imperialistëve, t’u zbrasnin ca dyfekë, e pastaj në histeri të kërkonin që “armiku” të mos zbraste asnjë kobure kundër tyre. Lufta e paepur ndaj një sistemi nënkupton që guerrilasi merr parasysh që sistemi ta kthen më të njëjtën monedhë, në  mos më me egërsi. Kur kërkon që sistemi të mos reagojë ndaj aktit guerrilas, atëherë ose ti beson se sistemi që po kundërshton nuk qënka aq i keq, ose nuk beson fare (po fare!) tek akti yt rrebel. Kjo të bën ose vandal ose qesharak!

3 komente në “SHENIM: Guerrilasit që bëjnë akte “normale””

  1. Albi says:

    Shkrim idiot qe tregon sa pa fantazi eshte propaganda qeveritare tashme. Ashtu sic ben me ligjin, t’ia lene dhe propaganden Cilit mbase se ua ben me mire.

  2. Bushi says:

    Shkrim i shkelqyer.Sqaron shume mire se si jane ligjet dhe rregullat.E kemi pranuar vete kete sistem dhe do ta mbrojme deri ne piken e fundit.Ata qe dalin kundra te shkojne atje ne qeli.Shume mire e ka ai qe shkruan,se shteti ta kthen me te njejten monedhe madje me me egersi.Nuk mund te lihen qent te livadhisin sipas qejfit.Ata kane kolyben e tyre dhe atje te rrin.Na dalkan disa alabak e rrugaç qe duan te ndryshojne ligjet sipas qejfit te tyre.Jo,jo kurren e kurres.Ata e kushdo tjeter do t’u nenshtrohet ligjeve demokratike.

  3. mirel says:

    Shkrim per te fshire bythen..
    Mendoni kete e mendoni ate. Sikur keshtu e sikur ashtu.
    Salce e paster dhe per respekt .
    E doni me gur kokes ju pushta te qeverise.
    Kjo shoqeri ja protestuar me kohe per pislleqet e Saliut dhe voten ja dha pisit Rama qe te mos vazhdoje koncesionet e Saliut.
    Ky jo me qe po i vazhdon, po me keq..shkallmoi dhe Gjeologjikun ne fillim, ju fut dhe gjithe sistemit arsimor me keto reforma te cuditshme.
    E fillon shkollen ne 20 tetor tjetri.
    Hajvane i etur vetem per leke.
    Dhe nue ze qe ngrihet e quani extremist.
    Ju doni 97ten te gjithe.
    Tju djegesh me rrecka.
    Pleraxhinjte e Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje